Prishtinė, 22 janar 2006 /TN /QIK - Dhjetėra mijėra qytetarė, nga tė gjitha anėt e Kosovės dhe nga viset tjera shqiptare, kanė shkuar nė rezidencėn e Presidentit tė Kosovės nė Velani, pėr t'i bėrė homazhe Presidentit Rugova dh epėr tė ndarė dhembjen e pikėllimin me familjarėt, tė afėrmit, miqtė e bashkėpunėtorėt e Presidentit Rugova.
Sot madje nga Tirana kishte ardhur princi Leka I pėr tė shprehur respektin ndaj personalitetit tė Presidentit Rugova.
Tė gjithė pleq e tė rinj, burra dhe gra, qytetarė tė zakonshėm dhe drejtues e pėrfaqėsues tė institucioneve dhe tė asociacioneve tė ndryshme, tė heshtur, tė zymtė dhe me sy tė pėrlotur, kanė pritur nė radhė tė gjata pėr ta nderuar njeriun qė u shndėrrua nga njė udhėhqės shpirtėror i shqiptarėve tė Kosovės nė simbol tė idealit pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės.
Tė gjithė e pėrjetuan humbjen e Presidentit Rugova si njė humbje tė madhe, tė pakompensueshme pėr Kosovėn.
"Humbje e madhe pėr Kosovėn", deklaroi njė plak qė kishte ardhur pėr tė shprehur dhembjen e tij pėr Presidentin Rugova.
"Ai ishte njeriu qė diti tė na ofrojė e tė na bashkojė, kur e kishim mė sė vėshtiri. Na la nė kohė tė vėshtirė", shtoi plaku, me lotė ndėr sy.
Rreshti i njerėzve qė duan ta shprehin dhembjen e pikėllimin pėr humbjen e Presidentit Rugova ėshtė shumė i gjatė.
Tė gjithė duan ta nderojnė njeriun qė sublimoi dhe artikuloi ėndrrėn dhe aspiratat e popullit tė Kosovės pėr liri e pavarėsi, pėr Plakun Presidentin e Kosovės, Ibrahim Rugova.