Shiko Postimin Tek
Vjetër 10-12-09, 12:13   #4
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anëtarësuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm
Gabim Titulli: Anatomia e njeriut

Sistemi Nervore

Organizmi ka disa sensore (receptore ndjeshmërie), pjesa më e madhe e te cilëve ndodhet në sipërfaqe, dhe kanë si "detyre" të ndjejnë botën që na rrethon dhe të informojnë qëndrët që përbejnë sistemin nervor (SN). Informacioni percohet nepërmjet sinjaleve elektrike që deshifrohen nga vetë qëndrat dhe perceptohen si "njesi". Receptoret e lekures dhe mukozes se gojes e te hundes jane te ndjeshem ndaj ngacmimeve te prekjes, termike dhe te dhimbjes; meqe ato na mbajne ne kontakt me boten e jashtme ndjeshmeria e tyre quhet ekzoceptive. Organizmi ka edhe organe te specializuar, qe ndodhen te gjithe ne koke, qe jane pergjegjes per shikimin, degjimin, nuhatjen dhe shijimin. Disa receptore te tjere ndodhen ne kapsulat e artikulimit, ne muskujt skeletore dhe ne lidhjet muskul-tendine: jane te ndjeshem ndaj ndryshimeve te gjatesise ose ndja tensioneve te perberesve te sistemit muskulor (muskujt, tendinat, ligamentet), pra behen aktive kur trupi leviz. Organet e brendshme kane sensore qe perceptojne dhimbjen dhe trysnine (per shembull kur mbushet fshikeza, ose ndryshimet kimike (per shembull sasia e dioksidit te karbonit ne gjak). Te gjitha keto informacione duhet ti dergohen qendrave nervore te cilat i integrojne me njera tjetren dhe me ate qe ruajne ne memorie, dhe e perdorin jo vetem per te na lidhur me boten e jashtme, per te patur sensin e vendndodhjes dhe drejtimit ne hapesire dhe per te ditur nese forca muskulare qe po perdoret eshte e pershtatshme per rezistencen qe duam te mundim, per edhe per te dhene pergjigje te pershtatshme. Keto te fundit mund te jene somatike (nese nderhyjne muskujt skeletore) ose te brendshme (nese ndryshohet aktiviteti i organeve te brendshme). SN eshte nje kompleks perberesish ne vazhdimesi me njeri tjetrin te perbere kryesisht nga indi nervor (neurone dhe qeliza gliale): ndahet ne dy pjese te medha, sistemi nervor qendror (SNQ) i cili ndodhet ne kafke dhe ne palcen kurrizore, dhe sistemi qendror periferik (SNP) qe ndodhet ne gjithe pjesen tjeter te trupit edhe brenda te gjithe organeve. SNP ku bejen pjese te gjithe receptoret e ndjeshmerise te lartpermendur ka si detyre te perceptoje ngacmimet e ambjentit dhe ato te brendshmet dhe tia dergoje SNQ dhe me pas ti dergoje te gjithe organeve pergjigjet e SNQ. Ky i fundit ka si detyre deshifrimin e informacioneve qe vijne nga periferia, ti perpunoje dhe ti jape nje pergjijge te pershtatshme. SNQ perbehet nga palca kurrizore, shtylla e trurit (qe perbeht nga palca e zgjatur, ura dhe truri i mesem), truri i vogel, truri i ndermjetem. SNp perbehet nga nervat, nyjet e receptoreve ndjesore, duke perfshire organet e aparatit te shikimit, degjimit, ekuilibrit, nuhatjes dhe shijes.

Pergjithesime per sistemin nervor qendror

SNQ (sistemi nervore qendrore) perfaqeson bashkesine e te gjitha formacioneve nervore qe ndodhen brenda kafkes dhe shtylles kurrizore. Ne SNQ ndodhen te gjithe mekanizmat qe bejne te munudr pershtatjen e vazhdueshme te individit ndaj ndryshimeve te vazhdueshme te ambjentit. Ky funksion jep pergjigje mjaft komplekse nepermjet te cilave SNQ rregullon funksionimin e te gjithe aparateve.SNQ lejon pershtatjen si ndaj ambjnetit rrethues dhe ndaj ndryshimeve te manjentit te brendshem (sistemi nervor vegjetativ). Ai merr informacione si nga ambjenti i jashtem dhe nga ai i brendshem nepermjet fibrave qe cojne informacion nga periferia. Kjo mundesi rregullohet nga prania e disa receptoreve ndijore (retina e syut per driten, Aparati i Kortit ne vesh per tingujt, receptoret termike te lekures dhe organeve te brendshme per ndryshimet e temperatures,receptoret kimike per perceptimin e perqendrimeve jonike, receptoret e trysnise per ndryshimet e saj, receptoret hormonale per kontrollin e funksioneve sekretuese etj) Keto infromacione arrijne ne sistemin qendror ku peprunohen per ti dhene nje pergjigje te pershtatshme natyres se ngacmimit te perceptuar dhe i dergohen periferise nepermjet fibrave qe dalin nga SNQ. Aktiviteti levizor i mirfillte varet integriteti antomofunksioanl jo vetem i fibrave dalese po dhe nga formacionet receptoriale qe dergojne informacione ndijore ne SNQ dhe sidomos nga integriteti i ketij te fundit qe ben te mundur ne cdo moment dhenien e pergjigjeve te pershtatshme. SNQ shfaqet i ndertuar nga perseritja e disa qarqeve. Keto qarqe perbehen nga 1) nje qelize qe ka kontakt me periferine, ku mbledh infromacionet (neuron ndijor); 2) nje qelize qe i dergon mesazhe periferise per te realizuar kontraktimet muskulore ose aktivitetet sekretore (neuron levizor); 3)nje qelize qe ndervendoset mes te dyjave dhe modulon informacionin qe vjen me sinjalin dales (neuron i ndermjetem). Parimet kryesore te funksionimit te SNQ mund te konceptohen duke imagjinuar nje numer shume te madh te ketyre zinxhireve. Ka zinxhire qe nuk kane neuron te ndermjetem dhe jane baza e pergjigjeve te menjehershme, reflekseve. Ne te vertete edhe zinxhiret ku neuroni i ndermjetem eshte i pranishem mund te japin pergjigje te menjehershme kryesisht si pergjigje ndaj nje gjendjeje urgjete ose per mbrojteje. Baza e funksionimit te SNQ eshte neuroni. Neuroni eshte nje qelize e specializuar ne percimin e shpejte te sinjaleve elektrike qe pasi arrijne ne fund te zgjatimeve te tij clirojne substanca kimike nepermjet te cilave neuroni komunikon me qelizat e tjera. Neuroni mund te ndryshoje vazhdimisht sasine dhe cilesine e ketyre kontakteve duke krijuar nje plasticitet nepermjet te cilin SNQ mund te memorizoje eksperienca te reja.
__________________
¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨¨ °º©©º°¨¨¨¨¨¨¨°º©©º
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te çmuar..........
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> …~ A n n A ~…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°
~AnnA~ Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë