Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-09-10, 18:19   #6
Zanzi/M
mire ....
 
Avatari i Zanzi/M
 
Anėtarėsuar: 12-01-10
Vendndodhja: Prishtine
Postime: 1,776
Zanzi/M e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Perurohet Katedralja! I bashkon te gjitha religjionet.

Mesha e parė nė katedralen “Nėna Terezė” nė Prishtinė
Publikuar: Sot, mė 05 shtator 2010



Prishtinė, 5 shtator - Pikėrisht nė ditėn e 13-vjetorit tė vdekjes sė humanistes sė madhe shqiptare dhe nobelistes sonė Nėna Tereze, nė katedralen e pėruruar dje nė Prishtinė, qė mban emrin e saj, sot ėshtė mbajtur mesha solemne kushtuar 100-vjetorit tė lindjes sė Gonxhe Bojaxhiut.

Mesha pėrshpirtėrore pėr Nėnėn Terezė ėshtė udhėhequr nga i dėrguari i veēantė i Papa Benediktit XVI, arqipeshkvi i Tivarit, Zef Gashi.

Njė fjalė rasti para tė pranishmėve e ka mbajtur Ipeshkvi i Ipeshkvisė sė Kosovės, Imzot Dodė Gjergji, kurse nė emrė tė institucioneve tė Kosovės, ka folur kretari i Kuvendit, Jakup Krasniqi.

“Kam kėnaqėsinė qė si pėrfaqėsues i Legjislativit tė vendit, tė jem i pranishėm nė 100-vjetorin e lindjes sė Nėnės Terezė, pėrkujtimi i veprės tė sė secilės na bashkoi sot nė Katedralen qė e mban mė tė drejt emrin e kėsaj humanisteje unike tė pėrmasave botėrore. Kjo Katedrale, qė qėndron madhėshtore nė zemėr tė kryeqytetit tė Kosovės ėshtė simbol i fesė katolike, i bashkėjetesės, i humanizimit dhe i tolerancės fetare qė e karakterizon kombin tonė qė nga lindja e tij. Ky tempull i besimit do tė shėrbejė si shtėpi e paqes dhe e dashurisė pėr njėri-tjetrin, si shtėpi e tolerancės ndaj diversitetit, e pėrkujdesjes pėr tė pambrojturin dhe tė vobektin, e paqes dhe e respektit ndaj jetės - reflektim i veprės se Nėnė Terezės”, tha kryeparlamentari Krasniqi.

Ai pastaj foli pėr misionin e Nėnės Terezė, rrugėtimin e saj pėr pėrhapjen e mirėsisė, tė dashurisė, tė paqes, tė tolerancės dhe tė urtėsisė nė tė gjithė botėn, zėrin e shpresės dhe tė besimit pėr njė jetė mė tė mirė dhe mė tė dinjitetshme pėr tė gjithė. “E shenjtė ėshtė Nėna Terezė, po aq i shenjtė ėshtė edhe dinjiteti njerėzor qė me pėrkushtim e besim mbrojti ajo”, tha Krasniqi.

Nė vijim Krasniqi ua pėrkujtoi tė pranishmėve se toleranca fetare, mirėsia dhe dashuria ndėrmjet njerėzve tė komuniteteve tė ndryshme fetare, kanė qenė dhe mbeten vlerė e ēmuar e kombit shqiptar edhe nga tė huajt, pra nga tė gjithė ata qė tolerancėn e kanė vlerė komunikimi e veprimi.

Nė solemnitetin e organizuar me rastin e meshės sė parė nė katedralen “Nėna Terezė, ishin tė pranishėm edhe zėvendėskryeministri i Kosovės, Hajredin Kuēi, krerėt fetarė tė religjioneve tė ndryshme, si dhe ambasadorė e pėrfaqėsues tė organizatve ndėrkombėtare qė veprojnė nė Kosovė.

Me njė fjalė rasti tė pranishmit nė meshė i pėrshėndeti edhe kryetari i bashkėsisė sė Fesė Islame tė Kosovės, myftiu Naim Tėrnava.
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg 05-mesha-24.jpg (37.4 KiloByte, 12 shikime)
Zanzi/M Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė