Tema: Fenomene
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-12-12, 19:57   #4
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Fenomene

vijimi


Fantazmat

Qė nga tragjedia e Doruntinės, kur i vėllai Kostandini, u ngrit nga varri pėr tė mbajtur amanetin, deri te filmat me fantazma, shpirtrat e tė vdekurve janė shfaqur shpesh nė kulturėn dhe folklorin tonė. Shumė njerėz kanė raportuar se kanė parė shfaqje tė hijeve tė panjohura si edhe tė njerėzve tė dashur apo tė tė afėrmve. Edhe pse prova pėrfundimtare pėr fantazmat mbeten tė pakuptueshme, dėshmues tė sinqertė vazhdojnė tė raportojnė pamje, duke fotografuar deri madje duke komunikuar me fantazmat. Fenomeni mund tė pėrfshijė shfaqje, shqetėsime me zhurma tė mistershme, frymėmarrje tė ftohta, tinguj hapash, zėra si edhe aroma tė ndryshme. Fantazmat janė fenomen tepėr i diskutuar. Kritikėt e dėshmitarėve okularė tė fantazmave sugjerojnė se kufizimi i perceptimit njerėzor dhe shpjegimi i zakonshėm fizik mund tė arsyetojnė shikime tė tilla. Pėr shembull, ndryshimi i trysnisė nė njė shtėpi mund tė bėj dyert qė tė pėrplasen ose dritat nga njė makinė kalimtare mund tė reflektojnė pėrmes dritares natėn. Sipas hetuesit skeptik Joe Nickell: “...shikimi periferik ėshtė shumė i ndjeshėm dhe mund tė mashtrohet lehtė, sidomos natėn vonė, kur truri ėshtė i lodhur dhe ka mė shumė mundėsi t’i keqinterpretojė pamjet dhe tingujt. Mendohet qė tingulli ėshtė njė tjetėr shkak pėr shikimin e fantazmave. Frekuencat mė tė ulėta se 20 hertz quhen infra tinguj dhe janė normalisht tė padėgjueshme, por shkencėtarėt britanikė Richard Lord dhe Richard Wiseman kanė nxjerrė pėrfundimin se “infra tingujt mund t’i bėjnė njerėzit tė ndjejnė prani tė huaja nė dhomė apo ndjenja tė pashpjegueshme ankthi apo frike. Helmimi me monoksid karboni, qė mund tė shkaktojė dėgjim tė fuqishėm dhe halucinacione pamore, depresion dhe ndjesi tė pėrgjithshme sėmundjeje dhe frike, ėshtė njohur si shpjegim i mundshėm pėr shtėpitė e pushtuara nga fantazmat, qė nga vitit 1921”. Disa kėrkues, si profesor Michael Persinger, kanė arsyetuar se ndryshimet nė fushat gjeomagnetike (tė krijuara nga lėkundjet tektonike nė koren e tokės apo nė aktivitetin diellor) mund tė stimulojnė tėmthat e trurit dhe tė prodhojnė shumė nga pėrvojat e shoqėruara me fantazmat. E gjithė kjo hipotezė ėshtė kundėrshtuar dhe ka hapur njė debat tė gjerė. Ndėrsa hetuesit e fantazmave shpresojnė qė njė ditė tė provojnė se tė vdekurit mund tė kontaktojnė me tė gjallėt, duke siguruar njė pėrgjigje pėrfundimtare ndaj misterit.

Zhdukjet misterioze

Njerėzit zhduken pėr arsye tė ndryshme. Disa arratisen, disa humbasin nė aksidente, disa rrėmbehen dhe vriten, por pjesa mė e madhe janė gjetur. Kjo nuk ka ndodhur me zhdukjet vėrtet tė mistershme. Qė nga ekuipazhi i Marie Celeste te Jimmy Hoffa, Amelia Earhart, dhe Natalee Holloway, disa njerėz janė zhdukur pa lėnė gjurmė. Kur personat e humbur janė gjetur, ka ndodhur gjithmonė pėrmes punės kėrkimore tė policisė, dėshmive ose aksidenteve, kurrė prej detektivėve psikikė. Por kur provat mungojnė dhe udhėheqėsit kanė humbur, as policia dhe as shkenca tradicionale nuk mund tė zgjidhin krimin.
- 1872, Mary Celeste: anija u nis pėr lundrim nga porti i Nju Jorkut drejt Xhenovės nė Itali mė 5 nėntor. Anija britanike “De Gratia” e zbuloi anijen tė braktisur nė 5 dhjetor. Tė gjithė nė bordin e Mary Celeste-s ishin zhdukur: kapiteni, familja e tij dhe 14 burrat e ekuipazhit. Anija ishte krejtėsisht nė rregull me furnizim tė bollshėm dhe nuk kishte asnjė shenjė dhune. Fati i ekuipazhit mbetet mister edhe sot e kėsaj dite.
- 1918, Ciklopi, Bashkim Sovjetik: flota detare me qymyr duhej tė shpėrndante karburant dhe lėndė tė tjera nė luftanijen nė Shtetet e Bashkuara gjatė Luftės sė Parė Botėrore. Ajo u zhduk gjatė rrugės nga Brazili pėr nė Baltimorė. Anija ankoroi pėr pak kohė nė ishujt Barbados mė 3-4 mars. Meqenėse nuk arriti nė datėn e paracaktuar, 13 mars, nė Baltimorė, filluan kėrkimet, por as rrėnojat e saj dhe asnjė nga 309 personat nė bord nuk u gjetėn kurrė. Shkaku i humbjes mbetet ende i panjohur.
-1928, Köbenhavn: anija trajnuese e lundrimit me ekuipazh prej 75 vetash, duke pėrfshirė edhe 45 kadetė, lundronte nga River Plate drejt Melburnit, Australi mė 14 dhjetor. Kontakti i fundit me radio me anijen u bė mė 22 dhjetor dhe gjithēka dukej mirė. Köbenhavn-i dhe ekuipazhi i saj u zhdukėn pa asnjė gjurmė dhe askush nuk e di se ēfarė u ka ndodhur.
Sipas njė shkrimtari paranormal John Keel, shumė zhdukje paranormale mund tė jenė rezultat i vrimės nė fabrikėn e realitetit, ku njerėzit apo objektet kalojnė pėrmes njė vrime jashtė sė njohurės, duke lėvizur nė njė dimension tjetėr, duke mbetur jashtė botės sonė nė terma tė kohės dhe hapėsirės, duke iu shkaktuar zhdukjen. Njė numėr i konsiderueshėm zhdukjesh implikojnė UFO-t, si rasti i Frederick Valentich, njė pilot 20-vjeēar, i cili u zhduk nė njė fluturim nga King Island nė ngushticėn australiane mes Viktorias dhe Tasmanisė mė 21 tetor 1978. Trekėndėshi i Bermudave i njohur gjithashtu si trekėndėshi i djallit ėshtė njė zonė nė veriperėndim tė Oqeanit Atlantik, nė tė cilin njė numėr avionėsh dhe anijesh lundruese janė zhdukur nė ato tė ashtuquajtura rrethana pėrtej kufijve tė gabimit njerėzor apo veprimtarive tė natyrės. Disa prej tyre i atribuohen paranormales: njė pezullim i ligjeve tė Fizikės ose aktivitet i qenieve jashtėtokėsore. Edhe pse incidente tė shumta janė raportuar pa saktėsi ose janė zbukuruar nga autorėt e vonshėm, shumė tė tjera mbeten tė pashpjeguara.

Intuita

Megjithėse e quajmė ndjesi tė brendshme, “shqisė tė gjashtė” etj., tė gjithė e kemi pėrjetuar intuitėn nė njė situatė apo nė njė tjetėr. Sigurisht, ndjenjat e brendshme shpeshherė janė tė gabuara, por ato duken se janė tė vėrteta nė shumicėn e rasteve. Shumė njerėz besojnė se intuita ėshtė njė formė fuqie psikike, njė mėnyrė pėr tė futur misterin apo njohuritė e veēanta rreth botės sė tė ardhmes.
Psikologėt vėrejnė se njerėzit nė mėnyrė tė pavetėdijshme marrin informacion rreth botės qė na rrethon, duke na udhėhequr nė njė skenė tė dukshme ose informacion tė njohur, pa e kuptuar saktė se si apo pėrse e dimė. Por rastet e intuitės janė tė vėshtira pėr t’u provuar apo studiuar dhe psikologjia mund tė jetė vetėm njė pjesė e pėrgjigjes.
Nga pėrkufizimi, intuita nuk ka vlefshmėri objektive. Gjithsesi ėshtė shumė e pėrhapur si njė fenomen i dukshėm. Pėr kėtė arsye ėshtė bėrė subjekt i studimeve nė Psikologji, si edhe ēėshtje e interesit pėr tė mbinatyrshmen.
Intuita supozohet tė jetė njė formė e hyrjes sė drejtpėrdrejtė. Por, hyrje e drejtpėrdrejtė nė ēfarė? Ndoshta intuita ėshtė mėnyra e mendjes pėr tė ndėrvepruar drejtpėrdrejt me idealet platonike apo esencat fenomenologjike. Kanti ka thėnė se si hapėsira, ashtu dhe koha janė tė lidhura me intuitėn. Me fjalė tė tjera, ai mendonte se shqisat ndėrveprojnė me intuitat tona transcendente pėr tė prodhuar njė njohuri sintetike a priori. Seria e tė dhėnave tė pėrftuara nga shqisat tona apo pėrvojat shqisore pėrbėjnė intuitėn. Dikush mund tė argumentojė se intuita ėshtė e pavarur nga shqisat tona. Kėshtu qė kėto mund tė mos jenė pasojė e informacioneve shqisore tė llogaritjes apo tė procedimit dhe manipulimit tė sė njėjtės. Bergson-i e pėrshkruan si njė lloj intuite empatike instiktive, e cila percepton objekte dhe njerėz, identifikohet me ta dhe nė kėtė mėnyrė derivon njohuri rreth absolutes. Spinoza mendonte se njohuria intuitive ėshtė mė superiore (si njohuri empirike dhe njohuri shkencore). Ajo bashkon mendjen me qenien e pėrjetshme dhe zbulon atė nė njė univers tė lashtė e tė shenjtė.
Por a janė intuitat me tė vėrtetė a priori apo zhvillohen si pėrgjigje tė njė realiteti relativisht tė qėndrueshėm nė ndėrveprim me tė? A kemi pasur intuita nė njė univers kaotik, kapriēioz, tė paparashikueshėm dhe tė parregullt?
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė