Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:20   #20
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

vazhdimi...

Pastaj shkoi e i tregoi Ubejit, tė cilin e kishte shok. Por Ubeji e qortoi dhe i kėrkoi qė herė tjetėr, kur tė shkonte te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ta pėshtynte nė fytyrė. Dhe ai kėshtu bėri. Kurse Ebu Lehebi e luftoi dhe e mundoi tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) qė ditėn e parė tė Thirrjes pėr tek Allahu. Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kishte dhėnė dy vajzat e veta, Rukijen dhe Ummi Kulthumin pėr dy djemtė e Ebu Lehebit, Utbenė dhe Utbejiun dhe Ebu Lehebi u tha dy djemve tė vet: “Ju mallkoj ju tė dy, nė qoftė se nuk i ndani dy vajzat e Muhamedit.” Edhe e shoqja e Ebu Lehebit ju tha: “I lėshoni ato tė dyja, sepse ato kanė dalė nga feja.” Dhe ata i ndanė. Gruaja e Ebu Lehebit, Ummu Xhemilja ishte armike e betuar e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe e Thirrjes sė tij. Ajo sillte degė e shkarpa me gjemba dhe ia hidhte tė Dėrguarit tė Allahut natėn nė rrugė, qė tė pengoheshin ai dhe shokėt e tij. Kur ajo dėgjoi se kishte zbritur ajeti: “Qoftė i shkatėrruar Ebu Lehebi!”, erdhi me duart e mbushura me gurė, duke kėrkuar tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kur ai ishte ulur pranė Qabes, qė ta godiste. Por Allahu ia mori asaj shikimin dhe ajo vuri re vetėm Ebu Bekrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!). “Ku ėshtė shoku yt?”,- tha ajo. “Unė kam marrė vesh se ai ėshtė tallur me mua, por, pėr Zotin, po ta gjej, do ta godas me kėta gurė mu nė gojėn e tij.” Pastaj shtoi: “Pėr Zotin, unė jam poete.” Dhe tha: I pėrbuzur ėshtė, ne e kundėrshtuam Urdhrin e tij, fenė e tij ne e mohuam” Pastaj u kthye e iku. Ebu Bekri i tha Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): “O i Dėrguari i Allahut! Si nuk tė shikoi ajo ty?” Ai i tha: “ Nuk mė shikoi, sepse Allahu ia mori asaj shikimin.” Nga tė kėqijat, qė i bėnin kurejshėt tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte edhe se ata e quanin Mudhemmem (I pėrbuzuri) nė vend tė Muhamed (i Falenderuari). Kėshtu ata e shanin dhe e fyenin atė. Por Allahu i largoi fyerjet e tyre. Ata i thoshin “i pėrbuzur” njė njeriu qė ishte gjithmonė i falenderuar. Edhe Enes ibn Sharik Thekafiu e fyente shumė tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ndėrsa Ebu Xhehli i mallkuar, sikur kishte marrė mbi supet e veta tėrė barrėn pėr tė penguar Profetin (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nga rruga e Allahut. Ai i bėnte keq tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) me fjalėt e tij, e ndalonte atė nga namazi e krenohej e mburrej me atė qė bėnte. Madje, njė ditė, kur e pa tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) duke u falur, filloi ta paralajmėronte e ta kėrcėnonte, por i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kapi pėr fyti dhe i tha: “Tė ėshtė afruar ty e keqja dhe t’u afroftė! Edhe njė herė: t’u afrua ty e keqja dhe t’u afroftė!” (75:34) “A po mė kėrcėnon mua o, Muhamed?”,- iu kthye Ebu Xhehli. “Pėr Allahun, jam mė krenari, qė ka ecur ndonjėherė midis maleve tė Mekės.” Njė ditė, Ebu Xhehli u tha shokėve tė vet: “A e vė Muhamedi fytyrėn e tij nė tokėn me pluhur kėtu, pėrpara nesh?” Ata i thanė: “Po!” “Pėr Latin dhe Uzanė,- shfryu ai, po ta shikoj ta bėjė kėtė punė, do t’ia thyej qafėn me kėmbė dhe do t’ia mbuloj fytyrėn me pluhur.” Pas pak erdhi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe nisi tė falej. Ebu Xhehli u pėrpoq ta shkelte me kėmbė, por, pėr habinė e tė gjithėve, ai shtyhej mbrapsht. Me duar dukej sikur mbrohej nga diēka. “C’ndodh me ty, o Ebu Hakim?” “Midis meje dhe atij,- tha ai, ishte njė hendek zjarri, ishte tmerr, ishin krahė tė fuqishėm.” “Po tė afrohej edhe pak tek unė, - tha i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), do ta kapnin engjėjt e do ta bėnin copė-copė.” Tė tillė rrugė tė poshtėr ndiqte edhe Ukbe ibn Muiti. Njė ditė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) po falej pranė Shtėpisė sė Shenjtė. Ebu Xhehli me disa shokė ishin ulur. Njėri prej tyre tha: “Kush i sjell zorrėt e devesė sė Beni Filanit qė t’ia hedhė nė shpinė Muhamedit, kur tė bjerė nė sexhde.” U ēua mė i keqi i atij populli, Ukbe ibn Muiti dhe i solli zorrėt. Priti, derisa i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vuri ballin nė tokė dhe ia hodhi nė mes tė shpatullave. Atėherė, idhujtarėt qeshėn aq shumė, sa filluan tė binin mbi njėri-tjetrin. Ndėrsa Muhamedi ishte nė sexhde e nuk e ngriti kokėn, derisa erdhi Fatimja dhe ia hoqi nga shpina. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ngriti kokėn dhe tha: “O Zoti im! Merru Ti me kurejshėt!” Atyre u erdhi shumė rėndė qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u lut kundėr tyre, sepse besonin se lutja nė atė vend pranohej tek Allahu. Pastaj Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pėrmendi ata njė nga njė, me emėr: “O Zoti im! Merru Ti me filanin!” e kėshtu me radhė. Dhe me tė vėrtetė, tė gjithė ata u vranė ditėn e Bedėrit. Ata, qė e pėrqeshnin mė shumė tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishin pesė: Uelid ibn Mugire Mahzumiu, Esued ibn Abdul Jaguth Zuhriu, Ebu Zam’a Esued ibn Abdul Muttalib el Esediu, Harith ibn Kajs Huzaiu dhe As ibn Uail Sehmiu. Allahu i kishte zbritur tė Dėrguarit tė Vet se do ta mbronte nga e keqja e tyre, duke i thėnė: “Vėrtet, Ne tė mjaftojmė ty kundėr atyre qė tallen.” (15:95) Pastaj, Allahu zbriti pėr secilin prej armiqve mėsim dhe kėshillė, qė tė pėrfitonin edhe tė tjerėt. Para disa vitesh Uelidin e kishte gėrvishtur njė shigjetė, por nuk i kishte shkaktuar gjė. Engjėlli Xhibril i bėri shenjė vendit tė gėrvishtur. Plaga iu hap e dhembjet nuk pushonin,derisa pas disa vitesh Uelidi vdiq nga ajo plagė e pashėrueshme. Esued ibn Jaguthi u sėmur nga plagė kanceroze qė i dolėn nė kokė, pasi i bėri shenjė Xhebraili. Ai u mundua shumė prej asaj plage, derisa vdiq me shumė vuajtje. U tha edhe se ishte helmuar. Xhebraili i bėri shenjė nė bark dhe ai pati heqje barku e ėnjtje derisa vdiq. Kur Esued ibn Abdul Muttalibi e zuri ngushtė tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i bėri kėtė lutje Allahut: “O Allahu im! Merrja shikimin dhe bėj qė tė humbasė fėmijėn e tij!” Menjėherė, engjėlli Xhibril e goditi me njė gjemb nė sy dhe ai u verbua. Edhe djalin ia hodhi nė njė pellg, derisa vdiq. Harith ibn Kajsi u sėmur rėndė nga verdhėza, derisa jashtėqitja filloi t’i dilte nga goja dhe ashtu vdiq. As ibn Uaili po rrinte nė njė vend me gjembaēė. Aty i hyri njė gjemb nė shputėn e kėmbės. Gjembi kishte qenė ioniew31_1.cab helmuar. Helmi i shkoi nė kėmbė dhe pas ca kohe vdiq. Kjo qe njė pėrmbledhje e shkurtėr e atyre vuajtjeve qė kanė kaluar i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėt nga Kurejshėt pas shpalljes sė Islamit dhe thirrjes sė hapur nė Islam. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndėrmori dy hapa pėr t’i bėrė ballė kėtij qėndrimi mizor. Shtėpia e Erkamit Hapi i parė: Profeti Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e caktoi shtėpinė e Erkam ibn Ebi Erkam el Mahzumiut qendėr tė thirrjes nė Islam, tė adhurimit dhe tė edukimit, sepse ajo ndodhej rrėzė malit Safa dhe larg syve tė mizorėve. Aty, Profeti Muhamed (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) mblidhej bashkė me shokėt e vet dhe fshehurazi u kėndonte atyre Kuranin, i kėshillonte dhe u mėsonte atyre Librin dhe Urtėsinė11. Me kėtė masė, ai i ruajti shumė shokėt e vet nga ato, qė kishte frikė se do tė ndodhnin, po ta bėnte mbledhjen haptazi. Vetė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e adhuronte Allahun dhe bėnte thirrje pėr tek Ai haptazi, pėrpara idhujtarėve. Atė nuk e largonte nga misioni i vet as padrejtėsia, as armiqėsia, as pėrqeshja dhe as tallja e idhujtarėve. Kjo ishte Urtėsia e Allahut, qė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ta shpallte Thirrjen si tek ata qė i besonin, ashtu edhe tek ata qė nuk i besonin. Kjo do tė thotė qė njerėzit nuk kanė ar gu ment pėr t’u shfajėsuar pasi u kanė ardhur tė dėrguarit dhe u ėshtė shpallur e Vėrteta. Askush, nuk mund tė thotė nė Ditėn e Gjykimit: “Neve nuk na ka ardhur ndonjė pėrgėzues dhe as paralajmėrues.” </SPAN>
Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė