Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-08-06, 22:35   #33
Pause_Print_Scroll
iOi|KuMaNoVa DARDANI|iOi
 
Avatari i Pause_Print_Scroll
 
Anėtarėsuar: 15-05-06
Vendndodhja: ne ShQiPeRiNe e MADHE
Postime: 799
Pause_Print_Scroll
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Pause_Print_Scroll
Gabim

Besėlidhja e Akabesė
Vitin tjetėr, qė ishte viti i 12-tė i profetėsisė, kur erdhi koha e Haxhit, mbėrritėn nė Mekė dymbėdhjetė burra, nga tė cilėt dhjetė ishin nga fisi Hazrexh dhe dy nga fisi Eus. Nga ata tė dhjetė tė fisit Hazrexh, pesė kishin qenė nė Mekė edhe vitin e kaluar, pėrveē Xhabir ibn Abdullah ibn Raibit. Pesė tė tjerėt ishin: Muadh ibn Harithi (Muadh ibn Afirai), Dhekuan ibn Abdul Kajsi, Ubade ibn Samiti, Jezit ibn Tha’lebe, Abas ibn Ubade ibn Nadle. Dy vetėt e fisit Eus ishin Ebu Hejthim ibn Tihani dhe Uuejm ibn Saide. Kėta 2 veta u ulėn me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Akabenė e Minasė dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u mėsoi atyre Islamin. U tha: “Ejani e mė jepni besėn se nuk do t’i vini Allahut shok, se nuk do tė vidhni, se nuk do tė bėni imoralitet, se nuk do t’i vrisni fėmijėt tuaj, se nuk do tė shpifni e nuk do tė mė kundėrshtoni mua nė punė tė mira. Kush nga ju e mban besėn, do tė ketė shpėrblim nga Allahu; kush nuk e mban besėn dhe Allahu ia mbulon kėtė gabim, ėshtė punė e Allahut, nė dashtė Ai e dėnon dhe nė dashtė, Ai ia fal.” Dėgjuesit, tė gjithė njėzėri i dhanė besėn Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Nė Jethrib bėhet thirrje pėr nė Islam Kur njerėzit, qė dhanė besėn u kthyen nė Jethrib, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dėrgoi me ta edhe Mus’ab ibn Umejrin (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) qė t’u kėndonte atyre Kuranin dhe t’u mėsonte atyre fenė. Kur arritėn atje, Mus’ab ibn Umejri shkoi tek Ebu Umame Es’ad ibn Zarare dhe tė dy u morėn me pėrhapjen e Islamit. Njėherė, kur ata tė dy ishin nė kopsht, kryetari i fisit Eus, Sa’ad ibn Muadhi i tha birit tė xhaxhait tė vet, Uejid ibn Hudhajrit: “A nuk po shkon tek ata dy burra, qė kanė ardhur kėtu e na shpėrfillin njerėzit tanė tė pafuqishėm. Mos i lėr ta bėjnė atė punė, qė kanė nisur.” Usejdi mori heshtėn dhe u drejtua nga ata tė dy. Sa e pa Es’adi, i tha Mus’abit: “Ky qė po vjen te ne, ėshtė i madhi i njerėzve tė vet dhe tė ėshtė drejtuar ty, prandaj foli tė vėrtetėn pėr Allahun!” Usejdi erdhi. Qėndroi nė kėmbė pėrpara tė dyve dhe tha: “Pėrse keni ardhur ju tė dy kėtu? Ju po na shpėrfillni njerėzit tanė tė pafuqishėm, po u prishni mendjen pėr tė pranuar Islamin. Largohuni qė kėtej dhe shkoni ku tė doni!” “Pėrse nuk rri pak qė tė dėgjosh atė qė themi,- i tha Mus’abi; nėse tė pėlqen pranoje; nėse nuk tė pėlqen, ne nuk do tė flasim mė pėr gjėra, qė nuk i pėlqen.” “Mirė the!,- i tha Usejdi. E nguli heshtėn nė tokė dhe u ul. Mus’abi i foli atij pėr Islamin dhe i kėndoi pjesė nga Kurani. Usejdi e pėlqeu Islamin, e pėrqafoi atė dhe dėshmoi tė vėrtetėn. Pastaj, Usejdi u kthye te njerėzit e vet dhe u mundua qė tė dėrgonte Sa’ad ibn Muadhin tek ata tė dy. “Unė fola me dy burrat,- tha ai, dhe pėr Zotin, nuk pashė ndonjė tė keqe tek ata. Unė i ndalova dhe ata mė thanė: “Bėjmė si tė duash ti.” Pastaj Usejdi i tha Sa’adit: “Thuhet se njerėzit e fisit Beni Harithe kanė dalė pėr tė vrarė Es’ad ibn Zararen, sepse ai ėshtė djali i tezes sate. Ata duan tė tė turpėrojnė ty.” Sa’adi u zemėrua dhe ashtu i zemėruar u ēua e shkoi tek ata tė dy. Mus’abi veproi me tė, ashtu siē veproi mė parė me Usejdin. Sa’adin e udhėzoi Allahu pėr nė Islam; ai e pėrqafoi Islamin dhe dėshmoi tė vėrtetėn. Mė pas u kthye te njerėzit e vet dhe tha: “O Benu Abdul Eshil! Si mė njihni mua ju?” Ata i thanė: “Ti je i pari ynė dhe mė i menēuri ynė.” “Unė nuk do tė flas me burrat tuaj dhe gratė tuaja,- foli ai, derisa ju t’i besoni Allahut dhe tė Dėrguait tė Tij.” Nė mbrėmje nuk mbeti burrė e grua pa pėrqafuar Islamin, pėrveē njėrit, qė quhej el Usajrim. Ai e pėrqafoi Islamin mė vonė, nė luftėn e Uhudit. Ai u bė mysliman dhe ra nė rrugėn e Allahut, pa pasur mundėsi tė bėnte edhe njė sexhde tė vetme pėr Allahun. Mus’ab ibn Umejri u kthye nė Mekė, para se tė vinte koha e Haxhit duke sjellė te Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) sihariqe dhe fitore pėr Islamin. </SPAN>

Pause_Print_Scroll Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė