Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-09-11, 15:15   #14
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēfarė thonė tė huajt pėr Shqiptarėt?

vijimi


Keto ishin zanatet me te perhapura, qe deshmojne nje interes te hershem e te perbashket ne kuadrin e ekonomise se Venedikut, e qe edhe sot e kesaj dite Venecia i dokumenton konkretisht: jane plot shtate rrugicat e shqiptareve, ashtu si edhe nje degezim dhe nje shesh, po i shqiptareve, ne zona te ndryshme te qytetit. Mes toponimeve venedikase qe lidhen me komunitetet e huaja, ato qe kane te bejne me shqiptaret jane me te perhapurat.


Ne fund mbetet te kujtojme nje shtrese te gjere shoqerore (qe natyrisht perfshinte te gjitha komunitetet e huaja te pranishme ne Venedik) te te emargjinuarve: keqberes, protektore etj., mes te cileve duhet permenduar edhe figura e “trimave”, ish-ushtare mercenare (te famshme ishin kompanite e “stradioti”-eve te rekrutuara nga Venediku). Gjithnje e me te pangopur per fitime, u ofronin sherbimet e tyre me te pasurve dhe me te fuqishmeve, ose si truproja, ose ne ndreqjen e hesapeve, prandaj edhe ishin gjithnje te pershire ne grindje e shamata. Ne Venedik i quanin “bravi”, por edhe “buli”, “sbisai”, “sbricchi”. Shume prej tyre ishin shqiptare, por jo gjithnje emri i tyre perfundoi ne letrat e Keshillit te te Dhjeteve. Jo pak here ky identitet u shkri me traditen me te ndritur letrare. Fjala eshte per ate prodhimtari te gjere te letresise shumedialektore, dhe te letersise “alla bulesca” ne vecanti, qe u kthye ne deshmi e cmuar e shprehjes gjuhesore te pesqindes, pasqyre e nje bashkejetese piktoreske ne Venedik te shume gjuheve: nga greqishtja tek shqipja tek dialekti skuavon, nga dialektet e thella pavane, tek dialekti bergamask, ai belunez dhe friulan. Pikerisht ne tekse te tilla te rilindjes te llojit “alla bulesca” mund te lexojme me kenaqesi bemat e “quattro compagni strathioti de Albania, zuradi di andar per il mondo alla ventura”; apo ne Egloga de Ranco e Tuognio e Beltrame trimerite e famshme te “Ranco Malapase, desceso de la casa d’Albania”, qe pavaresisht nga prejardhja, ishte i detyruar te jetonte ndryshe nga sera e tij.


Mbetet per t’u kryer, duke ndjekur rruge te tjera nga ato qe dokumentojne migracionin ne pergjithesi, nje regjistrim i aktivitetit te shqiptareve te nje tjeter lloji: i humanisteve (pervec te shumecituarit Barleti), i artisteve (pervec piktoreve te njohur Marco Basaiti, Francesco Albani, Gjon e Geronimo), i botuesve (pervec Demetrio Franco-s), i intelektualeve (pervec Leonida Tomeo-s, profesor filozofie ne Padova). Arkivat e universitetit te Padoves, mund te japin, sic besohet, te dhena te kenaqshme mbi pranine e shqiptareve ne ambjentet e universiteteve venete.


Nje regjistrim i tille do te duhej shoqeruar edhe me hetime ne lemin e gjuhes, te cilat, duke ndjekur nje linje te parashenuar nga Carlo Tagliavini dhe nga Gian Battista Pellegrini, te individualizonin prejardhjen shqiptare te mbiemrave qe jane italianizuar (per shembull Dhimiter Frengu- Demetrio Franco).


Aktive ne Venedik ishin edhe fisniket shqiptare, te perzjere me se shumti ne aristokracine napoletane. Tregon, per shembull, Emanuele Cicogna, sesi shpirti i nje feste te mrekullueshme te organizuar ne 1548 ne fushen Shen Stefano me lojera, hedhje vezesh te mbushura me uje trendafili dhe musk ne dritaret ku qendronin zonjat e seres, ishte Antonio Castriotto, duke i Farranines “valoroso cavaliero nel giostrare, amico e capitano dell’imperatore Carlo V”. Dhe me tej, ne teteqinden, mes protagonisteve qe shquhen ne nje karnavale veneciane, te pikturuar nga Andrea Scotti, eshte fiksuar edhe nje shqiptar me nje kostum te shkelqyer tradicional plot salltanet.


Historia e peseqindes se Venedikut dhe Levantes, sic dihet, deri ne betejen profetike te Lepantos, zhvillohet drejt nje ridimensionimi ne rritje te pranise se Republikes ne tokat e Lindjes. Mberrihet keshtu ne fazat e fundit te emigracionit te shqiptareve ne token venedikase.


Ne gjashteqinden ripushtimi venedikas i disa vendeve strategjike, sic ishte kufiri shqiptar ne grykat e Kotorrit, do t’i jape jete te ashtuquajtures “Shqiperi venedikase”, qe Administrator Querini do ta perkufizoje si nje nga “pił forti propugnacoli [del] Serenissimo dominio”. Me kete sundim “Shqiperia venedikase” do te ndaje fatin deri ne fund te saj, aq sa ne traktatin e Campoformios do te citohen Butrinti dhe toka te tjera shqiptare per t’iu dhene Frances.


Nese nga prania e lashte dhe e gjate e shqiptareve ne Venedik ende edhe sot mbijeton ndonje gjurme ne traditen gojore dhe kujtesen e te moshuarve, jane te shumta materialet qe lidhen me historine e dy popujve ne arkivat dhe bibliotekat e qytetit, qe presin te studiohen dhe te behen te njohura, nje etape e metejshme kjo e nje studimi qe ka njohur kerkimet e cmuara te Giuseppe Valentini-t, te perfshira ne Acta Albaniae Veneta.


Rruga ende e hapur drejt njohjes, pa dyshim mund te nxise nje interes te ri ne te gjithe komunitetin adriatik, ku historia shumeshekullore e Shqiperise, toke kufijsh, eshte perfshire gjithkahere.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė