Tema: Tregime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-04-12, 08:49   #85
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Smile Titulli: Tregime

Kur nje nene e re vendosi kembet e saj ne rrugen e gjate te jetes pyeti:
- A do te jete e gjate kjo rruge? Dhe te tjeret iu pergjigjen:
-Po, do te jete nje rruge e veshtire dhe ne fund te saj ti do te jesh plakur, por kujto, fundi do te jete me i bukur se fillimi..

Ajo ishte e lumtur, dhe mendonte se nuk do te kishte dite me te bukura se keto. Keshtu qe ajo luante me femijet e saj, kujdesej per ta, i lante, i edukonte.
Nje nate bente stuhi dhe femijet kishin frike dhe ftohte.... Ajo i mblodhi pas vetes dhe i mbuloi me mantelin e saj. Femijet i thane:
-Nene, ne nuk kemi frike per sa kohe ti je ketu me ne.
Diten tjeter ne mengjes u duhej te ngjisnin nje koder. Ngjitja ishte e veshtire si per nenen ashtu edhe per femijet,por nena gjate gjithe kohes u thoshte:
-Pak durim edhe do te arrijme.
Kur arriten ne maje femijet i thane:
-Nene ne nuk do ta kishim ngjitur dot pa ty.
Nena kur ra per te fjetur ne darke , veshtroi qiellin dhe tha:
-Kjo dite eshte me e mire se e fundit, dje u mesova femijeve te mi kurajon dhe sot u mesova forcen.
Diten tjeter re te zeza mbuluan token dhe gjithcka ishte ne erresire.
Femijet u mblodhen pas nenes dhe ajo u tha:
-Shikoni lart, drejtojini syte nga drita.
Femijet vune re nje drite ne mes te gjithe asaj erresire dhe nena u tha se ajo ishte drita qe do ti udhezonte ne erresire, dhe u foli per Krijuesin.
Ate nate ajo mendoi se ishte dita me e mire nga te gjitha sepse ate dite ajo u kishte folur femijeve te saj per Zotin.
Ditet, muajt, vitet kaluan dhe nena u plak, por femijet e saj ishin akoma te forte dhe te rinj. Nje dite nena u tha:
- Kam arritur ne fundin e rruges time dhe tani e kuptoj se fundi eshte me i mire se fillimi. Ju keni mesuar kurajon, forcen, rrugen e Zotit,dhe mund te ecni vetem tani dhe te njejten gje do te bejne dhe femijet tuaj.
Femijet i thane:
- Nene, ti do te ecesh gjithmone me ne.
Me dhembje e pane nenen te largohej nga ajo bote dhe thane:
- Ne nuk mund ta shohim, por ajo eshte akoma mes nesh. Nje nene si e jona eshte me shume se nje kujtim, ajo vazhdon te jetoje ne te tashmen tek ne...
-------------
-Nena juaj eshe gjithmone tek ju. Ajo eshte persheprima e gjetheve ne rruget e gjata te jetes, ajo eshte aroma e mire e rrobave tuaja te lara,ajo eshte ilaci juaj kur jeni semure dhe nuk ndiheni mire. Nena juaj jeton ne buzeqeshjet tuaja dhe eshtė e kristalizuar ne cdo lot qe bie. Ajo eshte vendi nga keni ardhur, shtepia juaj e pare, ajo eshte harta juaj ne cdo hap.
Ajo eshte dashuria juaj e pare dhe rrahja e pare e zemres....dhe asgje nuk mund t'iu ndaje ne kete bote, as koha, as hapesira, madje as ...vdekja....!!M


__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė