Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-02-06, 05:50   #62
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Bisedimet mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės mund tė fillojnė nė fund tė shkurtit

--------------------------------------------------------------------------------

1 shkurt 2006 /TN

Zėri i Amerikės (31.01.2006) – Zėvendėsi i tė dėrguarit tė OKB-sė pėr statusin e Kosovės, Albert Rohan tha sot se bisedimet mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės mund tė fillojnė nga fundi i muajit tė ardhshėm. Udhėheqėsit serbė nė Kosovė thanė sot se zoti Rohan u kishte thėnė atyre se bisedimet mund tė fillojnė nė javėn e fundit tė shkurtit.

Zoti Rohan i cili ndodhet pėr vizitė nė Kosovė u takua me politikanėt serbė tė Kosovės sot nė Prishtinė. I dėrguari i OKB-sė pėr bisedimet e statusit, Marti Ahtisari, pritet tė jetė nė krye tė bisedimeve tė Vjenės me pjesėmarrjen e pėrfaqėsuesve tė shqiptarėve tė Kosovės, pakicės sė saj serbe dhe qeverisė serbe.

Putin: Pavarėsia pėr Kosovėn mund tė krijojė njė precedent tė rrezikshėm

Presidenti rus Vladimir Putin thotė se pavarėsia pėr Kosovėn mund tė krijojė njė precedent tė rrezikshėm pėr rajone tė tjera tė botės, si Kaukazi. Presidenti Putin tha sot gjatė konferencės sė tij vjetore pėr shtyp nė Kremlin se nė se Kosovės mund t'i jepet pavarėsia e plotė, atėherė Abkazisė dhe Osetisė Jugore nuk duhet t'u mohohet njė gjė e tillė. Ai shtoi se pėr zgjidhjen e konflikteve duhet tė zbatohen parime universale.

Abkazia dhe Osetia Jugore shpallėn pavarėsinė nga Gjeorgjia nė fillim tė viteve 90-tė. Gjeorgjia e akuzon Rusinė pėr mbėshtetjen e provincave rebele, tė cilat njihen nga komuniteti ndėrkombėtar si pjesė e Gjeorgjisė.

Kėto komente presidenti rus i bėn ndėrkohė qė Kombet e Bashkuara pėrgatiten tė fillojnė muajin e ardhshėm bisedimet mbi statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė