Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-07-09, 11:05   #4
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Reflektime

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga panta_rhei

-..., a po tė duket bre edhe ty qė diqysh kohėve tė fundit njerėzit po sillen sikur me e dijtė qė bota ėshtė nė tė sosur?
Nuk po e kanė fort gajle pėr fytyrė, nuk e kanė gajle pėr moral... nuk lodhen fort pėr pasojat e veprimeve tė tyre... nuk brengosen fort pėr pasojat e fjalėve qė flasin... nuk e kanė gajle fort nėse hyjnė borgj... nuk e shohin tė arsyeshme tė zgjedhin njerėzit nėse janė shokė tė mirė e tė ndershėm, ose nėse janė tė pandershėm... besnikė a jobesnikė... nuk ju bėn pėrshtypje fort pėrkushtimi ndaj familjes, prindėrve... nuk lodhen fort me kėnd shoqėrohen, as me kėnd dashurohen, as se me kėnd martohen...
Kryesisht, njerėzit po jetojnė "sot pėr nesėr"... pa tė ardhme. Ose, nuk ju intereson fort tė kujdesen se si do tė jetojnė nė tė ardhmen e vet - mbi ēfarė baze?

...kėto ishin fjalėt e mikut.
Personalisht, tentova qė kėtė reflektimin e mikut tim, ta kufizoj vetėm brenda shoqėrisė shqiptare. Thėnė tė drejtėn, nė kėtė kontekst, nuk m'u duk fort i pabazė konkludimi i tij. (Pa teprim, m'u duk edhe i arsyeshėm)

Edhepse konkludimi i mikut se "njerėzit po sillen sikur tė jenė tė vetėdijshėm se bota ėshtė sė shpejti nė tė sosur", m'u duk i ekzagjeruar, dhe paksa i fryrė... mendoj se sjelljet e njerėzve (tanė sidomos), megjithatė tregojnė se, nėse jo bota, diēka ėshtė nė tė sosur nė kėtė shoqėri(?!)
Mjaft bukur e paska reflektuar (pėrshkruar) gjendjen e sotme ai miku yt.
Ne, vėrtet, edhe mė heret kemi jetuar "sot pėr nesėr" por me njė dallim tė madh nga sot.
Sot njerėzit hyjnė borxh pėr kumar, pėr bastore...e qebesa edhe pėr bizllese (biznese) nga mė tė dyshimtat, pėkundėr asaj qė mė herėt njrėzit hynin nė borxh kryesisht nga nevoja: pėr ushqim, ngritje shtėpie apo dasėm.
Ishim me njė shok (i cili gjithashtu jeton nė vendlindje) nė njė shitore dhe, siē ishim duke biseduar (rreth njė pune qė kishin nė atė dyqan) hyri njė njeri, bleu diēka dhe iku pa e pėrshėndetė asnjėrin nga ne. Pasi doli, ky shoku po mė thot: "A e pe kėtė qė posa doli"? "Po", i thash unė, " e kush ishte ai?", e pyeta. "Ky", m'u pėrgjigj ai, "nė besim tė njė shokut tim m'i ka marrė (hiq mė shumė e hiq mė pak se) 12.000 € hua. E tash as s'don tė mė njohė."

Raste si ky ka me qinda tek ne. T'i marrin lekėt e nuk tė njohin, sepse atė hua me siguri e kanė djegur diku, kėshtuqė s'ka as gjasa minimale pėr t'i kthyer ato. Sa ka ra morali tek ne e tregon si shembulli im ashtu edhe i phanta-rei.

Me siguri qė njė gjendje e tillė tregon se diēka ėshtė nė tė sosur e sipėr. Pyetja ėshtė: Edhe sa do tė zgjasė kėshtu?!



***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė