Tema: Reflektime
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-10-09, 23:51   #13
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Reflektime

Edhe njėherė pėr reflektimet

...kėsaj radhe reflektimi ka pėr shkak njė bisedė qė mė rastisi kėtyre ditėve me njė tė moshuar.
I thashė: "Nipi yt m'u ankua njė dit' se jeta nė shkollė tė mesme po i duket shumė mė e vėshtirė se nė shkollė fillore. Nė shkollė fillore shumė leht e kemi pasė me u dallu, ose me marrė nota tė mira, edhe tė shoqėrohesh me tė tjerėt nuk ka qenė kaq e komplikuar"... :)

I moshuari, pasi ēoi pak buzėn nė gaz, i qetė filloi tė flasė:
Ėshtė njėra nga fazat e jetės, tha. Pėr dallim nga fatet kolektive tė shoqėrive njerėzore, ku gjėrat gjithmonė shkojnė drejt pėrmirėsimit, lehtėsimit dhe qartėsisė... pėr njeriun si individ, jeta gjithmonė bėhet mė e vėshtirė. Gjithmonė ėshtė mė vėshtirė. Nė cilėndo fazė tė jetės, njeriu mendon "sa e vėshtirė jeta", dhe shpreson qė sa mė shpejtė ta kalojė atė "vėshtirėsi"... kalon njė kohė, katėr-pesė vite, dhe i njėjti person prapė mendon "sa e vėshtirė jeta... ah sikur tė ndihesha edhe njėherė i lumtur sikur isha para katėr-pesė viteve"... le qė i harrojmė "vėshtirėsitė" qė i kemi pėrjetuar mė herėt, por bile na duken edhe si ēaste tė lumturisė "ato" ēastet e vėshtira ose ato kohėt tona tė mėparshme...

Duke dėgjuar kėto fjalė, mė sillej nėpėr mend ajo shprehja "Mos t'raftė me e harru" qė zakonisht pėrdoret si ngushėllim...

Po cili do tė ishte morali???

Gjithmonė ėshtė mė vėshtirė. Gajlet e njeriut gjatė jetės sė tij, gjithmonė shtohen e komplikohen edhe mė shumė. Mbi kėtė bazė po i bjen qė: nė kėtė fazė tė jetės nė jemi mė tė lumtur sesa qė do tė ndjehemi nė fazėn qė vjen. Sot jeta ime ėshtė mė e lumtur sesa qė do tė jetė nesėr. Nesėr do tė jem mė i lumtur sesa qė do tė jem pasnesėr.
Ia vlen tė shijohet jeta nė ēdo ēast. Secilin. T'i trajtojmė momentet e vėshtira me mė shumė kurajo dhe lehtėsi. T'i ruajmė energjitė pėr momentet mė tė vėshtira.
Mos ta shohim jetėn tonė si diēka tė pėrjetshme e tė garantuar. Le ta shohim dhe le ta jetojmė si Ēast. Ēast tė lumtur.
Personalisht mendoj se njėra nga mundėsitė e njeriut pėr t'u ndjerė i lumtur ėshtė - tė jesh vetvetja. Nė ēdo rast dhe nė ēdo rrethanė.
Kamy thotė: "N'daē 80 vjeē, n'daē 25 vjeē, gjithmonė jam unė ai qė do tė vdesė. Ėshtė vetja ime. Bėhet fjalė pėr mua. Njėsoj do tė mė vjen keq tė vdes pėr vetveten, qoftė edhe pas 200 vjetėsh". (nė tė vėrtetė, Kamy nė kėtė formė tenton ta ngushėllojė veveten pėr ta pėrballuar mė lehtė dėnimin me vdekje qė i kishin dhėnė ).
Edhe ne e dijmė tekefundit, qė i njėjti dėnim na ėshtė dhėnė. Pse tė mos e pėrjetojmė secilėn ditė tė jetės si tė falur... si tė dhuruar...

...ēka tė themi pėr fund???
Ah po, "Nipi yt m'u ankua njė dit' se jeta nė shkollė tė mesme po i duket shumė mė e vėshtirė se nė shkollė fillore".

Ah more "nip", me e dijtė ti sa lehtė e ke dhe sa je i lumtur qė je nė shkollė tė mesme... tranohesh!!!
__________________
O shpirti im, mos ėndėrro pėr jetėn e pavdekshme, por shterro fushėn e sė mundshmes.
panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė