Tema: Qeveria
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-10-11, 22:13   #40
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Qeveria

Tė shtėna me barut tė lagur

Publikuar: 05.10.2011 - 20:33
Nė mungesė tė strategjisė pėr vendosjen e sovranitetit tė veri, pėrfaqėsuesit e Qeverisė sė Kosovės po shkėlqejnė me krekosje


Njėri thotė se “durimi ynė ka fund”, tjetri paralajmėron se “do t’i heqim vetė barrikadat dhe muret me beton”, kreu i korit gazmor pėrbetohet se “nuk ka kthim prapa”. Nuk kalon ditė pa krekosje tė ministrave kosovarė sa u pėrket zhvillimeve dramatike nė veri tė vendit. Opinioni kosovar kėto ditė, si rrallėherė mė parė, po ballafaqohet me njė defilim tė mėrzitshėm tė ngrehalucėve. Veprohet kėshtu pėr tė hequr vėmendjen nga mungesa e njė strategjie pėr vendosjen e sovranitetit tė veri. Veprohet kėshtu edhe pėr tė mbuluar dhe fshehur dėshtimet jo vetėm nė veri. Tė gjitha kėto aktivitete propagandistike u ngjajnė tė shtėnave me barut tė lagur. Dhe kėto tė shtėna filluan me aksionin e 25 korrikut, kur u dha urdhri pėr marshim nė veri pa pasur plan se si do tė veprohet ditėn tjetėr. Parimisht askush nė shoqėrinė kosovare nuk duhet tė jetė kundėr shtrirjes sė sovranitetit shtetėror nė veri, por asnjė qeveri, as kjo, nuk mund tė presė nga opinioni mbėshtetje pa pasur tė drejtė tė parashtrojė pyetje kritike. Siē u pa, vetėm falė ndėrhyrjes sė trupave paqeruajtėse tė NATO-s u evitua njė blamazhė e hatashme e Kosovės. Tani problemi ėshtė deleguar nė duart e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe Prishtina zyrtare vetėm mund tė jetė vėzhguese e situatės. Arsyet pse u krijua kjo situatė janė tė dukshme pėr ēdokėnd qė nuk merret me analiza sahanlėpirėse dhe nuk i duartrokit pėrrallave tė kėqija tė pushtetit. Disa prej kėtyre arsyeve po i pėrmendim nė vijim.

1.

Ēdo qeveri qė synon tė gėzojė mbėshtetje nga bashkėsia ndėrkombėtare pėr veprimet e saj sė pari duhet tė ketė kredibilitet – si para opinionit vendor ashtu edhe para atij ndėrkombėtar. Qeveria aktuale e Kosovės duhet tė luftojė pėr kredibilitet para popullit dhe para opinionit ndėrkombėtar. E zgjedhur me vota kryesisht tė vjedhura, e kontrabanduar nė Kuvend si rrjedhojė e bashkimit tė interesave tė ngushta biznesore dhe klanore, tė cilat assesi nuk kanė tė bėjnė me tė mirėn e pėrgjithshme, kjo qeveri sundon sot pėr nesėr – me tė vetmin qėllim: ruajtjen e pushtetit. Pushtet nė rrethanat aktuale tė Kosovės domethėnė kontroll i resurseve publike dhe shtrydhja e tyre pėr tė ndėrtuar edhe zgjeruar rrjetin e nepotizmit. Vetėkuptohet se njė rrjet i tillė vepron jashtė sistemit ligjor, i cili ėshtė bėrė zap nga mujsharėt e veshur me pushtet. Prandaj, kur Qeveria e Kosovės premton se dėshiron tė vendosė rend e ligj nė veri, kjo tingėllon sikur kur e thėrrisni piromanin pėr tė fikur zjarrin. Ēfarė provash ka dhėnė kjo qeveri pėr sundimin e ligjit nė pjesėt e tjera tė Kosovės? Kėtu s’ka nevojė pėr pėrgjigje – sepse pėrgjigjja ėshtė dėshpėruese dhe e njohur pėr ēdo qytetar qė ia do tė mirėn kėtij vendi.

2.
Njė qeveri qė synon tė shtrijė sovranitetin nė veri, sė pari duhet tė kujdeset qė tė ketė njė polici efektive, besnike ndaj ligjit dhe vetėm ligjit. Policia e Kosovės ėshtė njė trupė e politizuar skajshėm, ku postet kyē mbahen nga njerėz tė diskredituar, tė katapultuar aty nga nėntoka. Njė policie tė tillė ndodh t’i vidhen dhjetėra kilogramė drogė nga dhoma e dėshmive – dhe asgjė askujt! Vetėm njė polici e tillė lejon qė persona tė dyshuar pėr krime lufte tė kalojnė kufirin pėr nė Shqipėri pa kontroll fare (pėr njė skandal tė tillė raporton dėshmitari tashmė i vdekur, i njohur me nofkėn X). Tė mos flasim kėtu pėr rastin e vrasjes sė policėve Jusuf Haklaj dhe Sebahate Tolaj, nė nėntor 2003. Ata me gjasė ishin pengesė pėr veprimtarinė e grupeve kriminale nė Pejė e rrethinė, nė atė zonė qė jo pa tė drejtė quhet perėndimi i egėr i Kosovės. Tė mos flasim kėtu mė gjerė pėr emėrime skandaloze si ai i Kadri Arifit nė postin e ndihmėsdrejtorit nė shtyllėn e hetimeve tė Policisė sė Kosovės, i cili mė shumė ka qėndruar nė zyrėn e kryeministrit Hashim Thaēi, duke thurur plane pėr goditjen e kundėrshtarėve politikė sesa duke u marrė me punėn e tij, pra luftimin e krimit tė organizuar. Si mund ta luftojė krimin e organizuar njė person si Arifi, i cili nga krimineli i vetėdeklaruar Nazim Bllaca u pėrmend si pjesė e dovletit nėntokėsor tė spiunazhit ilegal? Tė mos flasim kėtu pėr drejtorė policie si Sheremet Ahmeti apo Reshat Maliqi, dy figura pa ndonjė pėrvojė serioze nė polici. Pėrvoja e tyre kufizohet kryesisht nė drejtimin e trafikut dhe ruajtjen e ndonjė pėrfaqėsie diplomatike. Paralelisht me kėto emėrime skandaloze ka ecur izolimi i tė gjithė atyre kuadrove policore me pėrvojė dhe tė dėshmuar si atdhetarė. Shpesh pengesė e tyre e vetme pėr pėrparim nė karrierė ka qenė qėndrimi i tyre apolitik.

3.
Nė ndėrmarrjen e tyre gjysmake pėr shtrirjen e sovranitetit nė veri eksponentėt e Qeverisė vazhdimisht flasin pėr rrezikun qė vjen nga kriminelėt serbė. Ėshtė e vėrtetė se veriu kontrollohet nga bandat kriminale serbe, nga ideologė nacionalistė dhe nga autoritetet e Beogradit. Pėr kėtė ekziston njė konsensus tashmė edhe ndėrkombėtar. Por, kjo ėshtė vetėm njėra anė e medaljes. Nė shoqėrinė kosovare ende nuk ka debat pėr rolin qė kanė luajtur eksponentė tė Qeverisė, grupe tė interesit, struktura mafioze dhe tė ashtuquajtur komandantė tė vetėshpallur tė UĒK-sė nė biznesin e madh nė veri. I pamė para pak ditėsh - me foto madje - kamionėt e firmės “Euro-kop” tė Rashkės nė kompleksin e “Trepēės” nė jug, pra nė pjesėn qė quhet shqiptare. Kėta kamionė, sipas mediumeve serbe, janė pronė e Zvonko Veselinoviqit, njėrit prej krerėve tė krimit tė organizuar dhe ekonomisė sė zezė nė veri. Kamionėt erdhėn nė arealin e “Trepēės” nėn pėrcjelljen e Policisė sė Kosovės! Ata ishin tė ngarkuar me pirit (xehe e mbetur nga procesi i shkrirjes sė plumbit dhe zinkut). Ky material do tė dėrgohej nė portin e Tivarit pėr eksport. Duket se ky biznes lulėzon prej vitesh. Pyetja qė vetvetiu shtrohet ėshtė kjo: a thua, ka Zvonko Veselinoviqi ndonjė ortak shqiptar? Pse nuk nisin hetimet mbi kėtė bashkėpunim eventual, mbi kėtė vėllazėrim-bashkim me bazė kriminale? Nuk nisin hetimet, sepse Kosova ka polici dhe gjyqėsi tė dirigjuar nga politika.

4.
Njė qeveri qė synon tė vendosė rend e ligj kudo nė Kosovė, pėrfshirė edhe veriun, do tė angazhohej me tė gjitha mjetet e shtetit ligjor kundėr pėrfituesve tė gjendjes kaotike nė veri nė 12 vjetėt e fundit. Sikur vendosja e rendit dhe ligjit tė ishte ndėrmarrje serioze, atėherė opinioni do t’i kishte parė nė burg tė gjithė ata pronarė tė pikave ilegale tė karburanteve nė veri dhe jug tė Mitrovicės, shumica shqiptarė. Rreth 50 mijė serbė tė veriut nuk kanė mundur ta harxhonin gjithė atė benzinė qė importohej ilegalisht nga Serbia. Njė pjesė e konsiderueshme e lėndėve djegėse ėshtė kontrabandė nga shqiptarėt, disa prej tyre tė lidhur me struktura lokale dhe qendrore politike tė Kosovės. Njė kapitull tjetėr janė bandat e pėrziera multietnike pėr vjedhjen e veturave. Pastaj grupet kriminale qė importojnė artikuj ushqimorė. Dhe shumė grupe tė tjera. Nė ēdo veprimtari ilegale i kanė gishtat e pėrzier edhe patriotėt e rrejshėm shqiptarė, madje kėto punė tė ndyra ata ia shesin opinionit si aktivitete nė kuadėr tė ekonomisė sė tregut tė lirė. Pėr kėto tema tė pakėndshme ėshtė e ndaluar tė flitet nė Kosovė, sepse “ne” jemi engjėj dhe “vetėm” serbėt janė kontrabandistė. Derisa tė mbizotėrojė kjo mendėsi, problemi i kriminalitetit nė veri mbetet i pazgjidhur dhe njė burim i pashtershėm pėrfitimi pėr tė gjithė matrapazėt – prej Leposaviqit deri te pėrmendorja e Skėnderbeut nė Prishtinė.

[email protected]

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Arb : 06-10-11 nė 22:14
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė