Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-08-09, 19:23   #28
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Rilindja Kombetare

Shqiperia gjate zgjedhjeve parlamentare te vitit 1908 dhe Kunderrevolucionit te prillit te vitit 1909
Zgjedhjet per ne parlamentin turk u bene sipas ligjit elektoral te shpallur nga xhonturqit me 15 shtator 1908, i cili nuk njihte kombesite joturke dhe i shpallte te gjithe banoret e Perandorise "osmanllinj". Ai vinte si kusht per te qene deputet pranimin e perkatesise ne "kombesine" osmane, njohjen e gjuhes turke, si dhe caktonte per kete nje cenz te larte pasurie, duke perjashtuar keshtu nga zgjedhjet shtresa te gjera te popullsise fshatare e qytetare. Por xhonturqit e shkelen edhe kete ligj, i kufizuan me shume te drejtat e kombesive joturke ne zgjedhje.
Fushata elektorale e muajve tetor-nentor u zhvillua ne Shqiperi ne nje gjendje te ndere dhe u shoqerua me konflikte ndermjet atdhetareve shqiptare e xhonturqve. Ne zona te tera popullsia shqiptare, duke kujtuar se regjistrimi i popullsise qe xhonturqit ndermoren per zgjedhjet behej per shtimin e taksave, e bojkotuan ate. Per shkak te veprimeve arbitrare te xhonturqve, ne vilajetet e Kosoves dhe te Shkodres pati protesta, konflikte e perleshje me autoritetet lokale. Si pasoje, krahina te tera te shqiperise nuk moren pjese ne zgjedhje. Popullsia katolike e Shkodres, per shkak te shkeljes se ligjit elektoral, i bojkotoi zgjedhjet; po keshtu veproi edhe popullsia e Mitrovices, ne vilajetin e Kosoves. Pothuajse gjithe popullsia e sanxhakut te Prevezes, shumica e asaj te sanxhakeve te Gjirokastres e te Janines etj., qe perbeheshin nga cifcinjte, u perjashtuan nga e drejta elektorale. Pervec kesaj, xhonturqit perdoren te gjitha mjetet per t'i detyruar zgjedhesit te votonin per deputetet turq e proturq, qe ishin kandidate te Komitetit "Bashkim e Perparim".
Ne Vlore e ne Berat xhonturqit organizuan nje fushate te ashper kunder kandidatures se Ismail Qemalit. Megjithate, ne saje te veprimtarise se klubeve dhe te atdhetareve, popullsia e sanxhakut te Beratit e zgjodhi ate deputet. Ne Elbasan klubet dhe atdhetaret e tjere vune perballe kandidatures se Abdullah Mahir efendiut, qe perkrahej nga xhonturqit, ate te atdhetarit doktor Ibrahim Temo. Megjithese gezonte mbeshtetjen e atdhetareve elbasanas e sidomos te te rinjve me ndjenja kombetare, per shkak te propagandes se xhonturqve dhe ithtareve te tyre, doktor Ibrahim Temoja nuk arriti te zgjidhej si deputet i ketij sanxhaku. Ne Diber forcat atdhetare te vendit hyne ne konflikt me xhonturqit, qe kerkonin t'u impononin si kandidate per deputete perkrahesit e tyre, elementet proturq, duke perdorur per kete qellim edhe ushtrine kunder zgjedhesve vendas. Perkunder pengesave te xhonturqve, qe ne Gjilan u shoqeruan me perdorimin e forcave ushtarake kunder shqiptareve, Hasan Prishtina u zgjodh deputet i sanxhakut te Prishtines.
Fushata e zgjedhjeve perkoi me aneksimin nga Austro-Hungaria te Bosnjes dhe te Hercegovines, ne tetor te vitit 1908 (qe ishin pushtuar prej saj me vendimet e Kongresit te Berlinit, me 1878). Thirrjet e xhonturqve per bojkotimin e mallrave austriake gjeten ne nje fare mase perkrahje edhe midis shqiptareve, qe ishin te shqetesuar per mundesine e vazhdimit te ekspansionit austriak drejt tokave te tyre, ne vilajetin e Kosoves. Megjithate, xhonturqit nuk arriten atehere te formonin me shqiptaret nje front te perbashket kunderaustriak.
Zgjedhjet u zvarriten shume dhe si rrjedhim parlamenti u hap vetem me 17 dhjetor 1908. Nga krahinat shqiptare ne te u zgjodhen 26 deputete, nga te cilet vetem nje pjese e tyre, si Ismail Qemali, Nexhip Draga, Hasan Prishtina, Shahin Kolonja, Bedri Pejani etj., perfaqesonin forcat atdhetare shqiptare, qe vepruan ne parlament si kundershtare te politikes se xhonturqve ndaj shqiptareve.
Ismail Qemali, udheheqes i grupit te deputeteve shqiptare ne parlament, u vu njekohesisht ne krye te opozites liberale, e cila ne dhjetor te vitit 1908 u shnderrua ne nje parti me vete me emrin "Ahrar" ("Liberalet"). Megjithese partia "Ahrar" perfaqesonte interesat e qarqeve konservatore te Turqise dhe luftonte kunder regjimit xhonturk nga pozitat e tyre, ne programin e saj perfshihej edhe kerkesa per decentralizimin e administrimit te Perandorise Osmane dhe per veteqeverisjen e provincave kombetare. Ishte pikerisht kjo kerkese dhe synimi per ta shfrytezuar ate ne te mire te shqiptareve, ajo qe e shtyu Ismail Qemalin te bashkohej me kete organizate e te terhiqte ne te edhe deputetet shqiptare e te kombesive te tjera. Ne te njejten kohe, Ismail Qemali u perpoq ta shnderronte ate ne nje parti me nje program te vertete liberal, e cila, krahas te tjerave, duhej t'u siguronte kombeve lirine e veprimit per ceshtjet qe u takonin interesave te tyre nacionale, domethene nje autonomi te gjere.
Ne sesionin e dhjetorit parlamenti diskutoi gjendjen politike ne Perandorine Osmane, ceshtjen e cetave shqiptare e maqedone dhe te shkollave kombetare te popujve joturq. Meqe shumica e deputeteve i perkiste Komitetit "Bashkim e Perparim", parlamenti u be percues i politikes nacionaliste xhonturke, nuk pranoi te plotesonte kerkesat e levizjeve kombetare ne Shqiperi e ne Maqedoni, duke perfshire edhe ate te hapjes se shkollave kombetare ne gjuhen shqipe.
Vazhdimi nga xhonturqit i politikes se asimilimit te shqiptareve, duke u mohuar kombesine dhe te drejten e mesimit te gjuhes amtare, si edhe arbitrariteti i administrates osmane, u bene shkak per acarimin e gjendjes politike ne Shqiperi dhe te marredhenieve te shqiptareve me Komitetin "Bashkim e Perparim". Ne Manastir, ku ndodhej qendra drejtuese e klubeve, xhonturqit pergatiten atentate kunder udheheqesve te levizjes shqiptare. Nje atentat i tille u be edhe ne Korce kunder Dervish Himes, qe kundershtonte me vendosmeri politiken shoviniste te turqve te rinj.
Xhonturqit u orvaten te veconin dhe te zhduknin nje nga udheheqesit me me ndikim ne te levizjes shqiptare, Isa Boletinin. Ndonese kishte qene nje nga drejtuesit e Kuvendit te Ferizajt, te korrikut te vitit 1908, Isa Boletini, pas shpalljes se kushtetutes, shfaqi mosbesim ndaj regjimit xhonturk, nuk pranoi propozimet e Komitetit "Bashkim e Perparim" per t'u futur ne organizatat e xhonturqve dhe per t'iu nenshtruar atyre. Kjo ishte arsyeja e konfliktit te tij me kajmekamin e Mitrovices, qe lindi menjehere pas revolucionit dhe qe e detyroi Isa Boletinin te terhiqej ne gusht te vitit 1908 ne Boletin. Megjithate, Isa Boletini nuk ndermori atehere ndonje veprim konkret politik a te armatosur kunder qeverise, ndersa xhonturqit, per te perligjur veprimet ushtarake per zhdukjen e tij, e shpallen "kundershtar" te kushtetutes dhe perkrahes te regjimit te vjeter absolutist. Duke perfituar nga rritja e pakenaqesise se shqiptareve ndaj qeverise, ata, me 22 nentor 1908, me qellim qe ta kapnin ose ta zhduknin Isain, derguan kunder tij ne Boletin 1 500 ushtare, te pajisur me artileri. Pas perleshjes qe zgjati gjithe diten, ne te cilen u vrane rreth 30 ushtare turq dhe 3 shqiptare, Isa Boletini u terhoq naten ne fshatrat perreth per t'u vendosur me pas ne katundin Isniq te Pejes.
Ne jug te Shqiperise Komiteti "Bashkim e Perparim" dhe deget e tij u perpoqen te shfrytezonin gjendjen e acaruar qe ishte krijuar ne marredheniet greko-turke lidhur me ceshtjen e Kretes per t'i terhequr shqiptaret ne anen e tyre, per t'i mobilizuar kunder grekeve dhe per ta corientuar levizjen e tyre kombetare ne keto krahina. Per kete qellim ne shkurt te vitit 1909 xhonturqit organizuan ne Tepelene nje mbledhje te perfaqesuesve te parise myslimane te vilajetit te Janines. Ketu moren pjese edhe delegate te klubeve kombetare, te cilet e shfrytezuan kete tubim per te kerkuar ngritjen e shkollave shteterore shqipe, caktimin e nepunesve shqiptare, zbatimin e masave per zhvillimin ekonomik te vendit dhe armatosjen e popullsise shqiptare. Xhonturqit i hodhen poshte keto kerkesa.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė