Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-05-13, 18:03   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hėna po plaket !?!

Thellohet misteri i fushes magnetike te henes







Hena ka gjeneruar nje fushe magnetke cuditerisht shume te thelle deri te pakten 3.56 bilion vjet me pare, 160 milion vjet me shume nga sa mendohej me pare.

Keto zbulime mund te hedhin drite jo vetem mbi fushen magnetike te henes, qe tani eshte shume e dobet, por edhe mbi ate te asteroideve dhe boteve te tjera te largeta.

Fusha magnetike e Tokes eshte krijuar nga dinamoja e saj e brendshme. Kerkuesit sugjerojne qe njehere e nje kohe edhe hena ka patur dinamo, duke u bazuar ne magnetizmin e gjendur ne guret e henes te sjelle nga astronautet e Apollos.

Modele te kores se henes sugjerojne qe dinamoja e saj duhet te kete zgjatur deri ne 4.1 bilion vjet me pare. Megjithate, vitin e kaluar shkencetaret thane qe hena ka patur nje fushe magnetike per me shume kohe nga s aishte menduar me pare, me nje dinamo te fuqishme ne koren e saj.

Kerkuesit kane propozuar dy mundesi per te shpjeguar se pse dinamoja e henes ka zgjatur aq shume. Nje shpjegim i mundshem eshte se perplasjet gjigande kozmike kane bere qe hena te anohet aq sa per te drejtuar dinamon e saj. Nje shpjegim tjeter ka te beje me faktin qe korja e henes rrotullohet rreth nje aksi pak me te ndryshem se sa shtresa rrethuese e saj,duke shkaktuar lekundje qe mund te trondisin koren e saj ne menyre dramatike.

Ideja e perplasjes kozmike eshte e mbeshtetur nga fakti qe hena eshte perballur me perplasje te medha deri rreth 3.7 bilion vjet me pare, si ajo qe ka krijuar edhe Mare Ibrium qe eshte 1.150 kilometra i gjere, nder krateret e tjera.

Megjithate,dinamoja e gjeneruar nga secila perplasje do te kishte zgjatur per rreth 10.000 vjet sipas shkecetareve. Ndersa, nese marrim hipotezen e dyte, hena mund te kete patur nje fushe magnetike deri rreth 1.8 bilion vjet me pare.

Tani nje analize e re e gurit me te madh henor te sjelle ne Toke nga astronautet e Apollo 11 ne vitin 1969, tregon qe dinamoja e henes ka zgjatur rreth 160 milion vjet me shume nga sa eshte menduar fillimisht, shume kohe pas perplasjeve t efundit qe goditen henen.
Shkecetaret po hetojne nje moster te marre nga nje gur henor vullkanik 3.56 bilion vjecar, nga Deti i Qetesise.

"Kur guret ngurtesohen nga llava, ato regjistrojne fushen magnetike te mjedisit te tyre," - tha drejtuesi i studimit Clement Suavet, gjeoshkencetar.

"Duke studiuar gure te koheve te ndryshme ne mund te rindertojme historine e fushave magnetike te henes."

Analiza tregoi qe intensiteti i fushes magnetike te henes ishte jashtezakonisht shume i forte 3.56 bilion vjet me pare, "pothuajse identik me fushen e matur ne studimin e meparshem te gureve 3.7 bilion vjecare," - tha Suavet. "Kju duket se tregon qe fusha magnetike e henes ishte e qendrueshme."
Fusha magnetike antike e henes ishte pothuajse e njejte ne intensitet me fushen magnetike te tanishme te Tokes. Kjo e ben ate rreth 1.000 here me te forte se fusha magnetike aktuale e henes.

Duke mesuar me shume ne lidhje me origjinen e dinamos se henes dhe si eshte zhvilluar, mund te na ndihmoje ne kuptimin e dinamove te objekteve me te vogla, si asteroidet, dhe trupave me te medhenj, sic jane planetet.

"Hena eshte is nje laborator u madh ku ne mund te testojme teorite tona ne lidhje me se si planetet formohen dhe evolojne." - tha Suavet.

Shume pyetje kane ngelur ende pa pergjigje ne lidhje me fushen magnetike te henes, si per shembull se pse ka qene aq e thelle vone ne historine henore dhe pse dhe si eshte zhdukur me kalimin e kohes.

"Pyetja eshte, si, kur dhe pse u shkaterrua dinamoja?"
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė