Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-09-11, 13:24   #45
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Aktakuza kundėr Limajt

Politika po ndėrhyn nė drejtėsi


Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, pas arrestit shtėpiak tė ish ministrit, Fatmir Limaj ka folur rreth kėsaj ēėshtje.
Me kėtė rast, ai ka deklaruar se si institucione dhe si qytetarė qė ia duan tė mirėn kėtij vendi dėshirojnė qė gjykatat nė Kosovė tė jenė tė pavarura, tė marrin veprime tė drejta dhe mbi bazėn e dėshmive dhe fakteve, por jo mbi baza politike.

“Tani kemi njė vendim tė gjykatės dhe si institucione dhe si njerėz qė ia duam tė mirėn kėtij vendi dėshirojmė qė gjykatat nė Kosovė tė jenė tė pavarura, tė marrin veprime tė drejta dhe mbi bazėn e dėshmive edhe fakteve, por jo mbi baza politike... derisa nė sistemin e drejtėsisė ndėrhyn politika, pra pėr fat tė keq ajo ka ndėrhyrė gjithnjė dhe kėshtu rrezikohet funksionimi normal i sistemit tė drejtėsisė”, ka thėnė kryeparlamentari.

Ai tha se tani rastin e ka marrė gjykata dhe pret qė ta thotė fjalėn e vet mbi bazėn e fakteve dhe dėshmive, duke respektuar ligjet. Ndėrkaq, se a po ndikon politika vendore a ndėrkombėtare, Krasniqi tha se politika tash nuk ka mbetur vetėm vendore, aq shumė ėshtė pėrzier sa tė mund tė dihet ēka ėshtė vendore e ēka ndėrkombėtare.

Edhe grupet parlamentare kanė reaguar lidhur me arrestin shtėpiak ndaj ish ministrit Fatmir Limaj, aktualisht deputet i Kuvendit tė Kosovės.

Adem Grabovci, nga Partia Demokratike e Kosovės tha se ėshtė e pa pranueshme dhe absurde tė mendosh se nė Kosovė ka pasur krime lufte. Ai tha se nė Kosovė ėshtė zhvilluar njė luftė ēlirimtare, dhe jo pushtuese.

Pėr mė tepėr, sipas tij, Limaj pėr kėtė vepėr ka qenė i akuzuar edhe nga drejtėsia ndėrkombėtare mirėpo e ka dėshmuar pafajėsinė e tij dhe luftėn e drejtė ēlirimtare.

Ndėrkaq, Ismet Beqiri nga LDK-ja tha se e mbėshtesim qėndrimin e Limajt pėr bashkėpunimin qė ka pasur gjithmonė me organet e drejtėsisė.

Glauk Konjufca, nga lėvizja Vetėvendosje tha se ėshtė interesante se si nuk kaluan po thuajse as 24 orė nga vendimi i gjykatės pėr imunitetin e deputetit dhe menjėherė pasoi arrestimi i deputetėve.

Ai tha se lėvizja Vetėvendosje ka ngritur shqetėsimin se vendimi i gjykatės pėr ēėshtjen e imunitetit mund t’i hap rrugė shtetit policor, tė kryeministrit, tė qeverisė, e cila sipas tij dėshiron t’ia mbyllė gojėn pėrfaqėsuesve tė popullit.

Ndėrkaq, Ahmet Isufi nga AAK-ja tha se drejtėsia nė Kosovė ėshtė nėn ndikimin e politikės me vet faktin se Limaj njė herė ėshtė akuzuar pėr krime lufte nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, pastaj UNMIK-u ėshtė marrė me kėtė lėndė, ndėrkaq tash EULEX-i./ Telegrafi/
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė