Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-03-12, 20:21   #26
pasioni_
 
Anėtarėsuar: 06-06-08
Postime: 2,154
pasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėmpasioni_ i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Refleksion -Meditim

15.03.2012

Ishin shokė. Ishin miqė. I mbante bashkė njė ideal, njė dėshirė, njė qėllim. Ky ideal i lidhi, afroi, bashkoi dhe krijoi lidhje shumė tė fortė nė mes tyre. Ishin si vėllezėr e shkuar vėllezėrve. I mbante bashkė, respekti, fjala, besimi, bindja dhe qėllimi e dėshira e njejtė. Me njė fjalė, para vetes e kishin njė ideal dhe quheshin shokė nga ideali, shokė pėr idealin. Aq tė afėrtė ishin, sa pėr njėri tjetrin ishin nė gjendje tė japin ēdo gjė, edhe jetėn e tyre. Kjo nuk ishte vetėm njė gjė deklarative, por ishte vėrtetuar edhe nė jetėn e pėrditshme. Ishin flijuar pėr njėri tjetrin nė rrugėn e tyre pėr arritjen e idealit jetėsor. E kaluara, e shkruar dhe e pashkruar, ėshtė pėrplotė me raste sakrificash dhe flijimesh pėr njėri tjetrin, pėr lirinė, pėr idealin e tyre...
Vitet kaluan. Veprimtaria e tyre vazhdoi. Erdhi lufta. Filloi beteja e fundit e tyre pėr realizimin e idealit dhe porosisė (amanetit) tė shokėve, bashkėmendimtarėve dhe bashkėveprimtarėve. Lufta u fitua. Shumė dhanė jetėn pėr liri. Shumė e dhuruan gjakun e tyre pėr tė ardhmen e vendit dhe lirinė e popullit. Shumė nga ata janė heronjė tė popullit qė nuk do tė harrohen kurrė. Emrat e tyre do tė mbesin tė shkruar me shkronja tė arta nė historinė tonė. Populli, kurrė nuk do t`i harrojė dhe me respekt do t`i kujtojė dhe nderojė pėrgjithmonė.
Me fillimin e jetės sė re nė vendin e vjetėr, nė shtetin e ri filluan tė ndryshojnė gjėrat. U zbehėn lidhjet miqėsore. U dobėsua shoqėria dhe dashuria e dikurshme pėr njėri tjetrin. Filloi tė zbehet ideali i dikurshėm. U harruan premtimet, fjalėt e dhėna, veprimtaria e hershme dhe sakrificat. U harruan burgosjet dhe vuajtjet. U harrruan bashkėluftėtarėt dhe bashkėveprimtarėt. U harruan sakrificat. U harrua besa e dhėnė se do tė luftojnė tėrė jetėn pėr tė mirėn e popullit.
Erdhi koha e harresės tė sė kaluarės. Erdhi ideali i ri. Lindi ideali pėr tė cilin nuk kishin menduar dikur. Erdhi koha e luftės pėr pozita, pėr biznes, pėr fitime, pėr pushtet... Shumė shpejt u ndėrruan fytyrat, sjelljet, mendimet, bindjet. U harrua e kaluara jo e largėt dhe filloi lufta pėr njė ideal tė ri. Nė kėtė luftė tė re jo vetėm qė po harrohen bashkėluftėtarėt e bashkėveprimtarėt, por edhe po kritikohen, akuzohen dhe po luftohen pėr veprimtarinė e dikurshme...
E ardhmja, shumė shpejtė do tė tregojė fytyrat e vėrteta. Shpresoj se kanė qenė fytyra e jo maska edhepse ditėt e fundit po dalin "fytyra" e "maska" qė me ēdo kusht po mundohen tė tregojnė "tė vėrtetėn" e kohės sė kaluar (shumė tė afėrtė). Burrėria dhe dinjiteti nuk do tė mungojnė. Shpresoj...

pasioni_
pasioni_ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė