Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-02-12, 20:23   #20
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Ēka pas fusnotės z. Kryeministėr?


Burim Ramadani

Jo pak njerėz janė konfuzuar. Shumė tė tjerė janė tė pakėnaqur, madje tė hidhėruar. Tashmė, dikush edhe nuk po mund t’u besojė veshėve tė vet. Jo pse veshėt e kanė tradhtuar mė herėt, porse janė shurdhuar nga daullja patriotike e kryeministrit Hashim Thaēi.

Daullja e tij rrahu fuqishėm pėr javė tė tėra. Ishte nė lajmet kryesore tė televizioneve dhe nė ballinat e gazetave. “Unė jam i fundit nė skenėn politike qė mund tė pranoja diēka tė tillė”, pati thėnė Thaēi me entuziazėm fėmijėror. Kėto lloj deklaratash kishin vetėm njė temė: Rezolutėn 1244 nė fusnotėn qė do t’i vihej emrit tė Kosovės nė pėrfaqėsimin rajonal tė shtetit tonė. Dhe, e tėrė kjo fushatė tipike elektorale e llojit tė “Nė jetėn time i kam pasur 3 qėllime...”, po bėhej pa kurrfarė koordinimi me ata qė kanė ndihmuar popullin dhe vendin tonė nė rrethana vėrtet tė rėnda. Pra, me partnerėt e fuqishėm ndėrkombėtarė tė Kosovės, nė rend tė parė me SHBA-tė dhe vendet kryesore tė Bashkimit Evropian.

Sjellja e kryeministrit Thaēi gjatė kėtyre javėve tė fundit ka tejkaluar ēdo nivel tė papėrgjegjėsisė. Ka dėshpruar ata qė i besonin deri tash, nėse ende mund tė themi se kishte njerėz tė tillė. Dhe, ka vėrtetuar definitivisht ato qė po i themi ne (opozitarėt) pėr vite me radhė, se ky Thaēi nuk ėshtė lider me tė cilin mund tė mbėshteten populli dhe institucionet e Kosovės, parnterėt strategjikė tė vendit dhe definitivisht e ardhmja jonė e pėrbashkėt.

Jo pse fusnota bėri namin e zi pėr Kosovėn, por fakti se Thaēi e maltretoi vendin me formulime plotėsisht tė papėrgjegjshme ka sjellė njė situatė mė tė rėnduar pėr tė gjithė ne.

Prandaj, ėshtė e pashmangshme nevoja pėr qartėsime tė fuqishme tė tėrė kėsaj qė ndodhi, po ndodh dhe do tė ndodhė. Sigurisht se secili i ka pėrshtypjet e veta pėr kėto zhvillime. Por, tė gjithė kemi nevojė pėr sqarime shtesė, tė sakta dhe tė afatizuara. Ajo qė mund tė jetė nevoja kryesore pėr vendin tash ėshtė sqarimi pėr pėrfitimet e mundshme pėr Kosovėn.

Ta themi se ēėshtja e fusnotės ėshtė e mbyllur (sepse vėrtet ėshtė e mbyllur), atėherė ēka pas fusnotės z. Kryeministėr? Ēka fitoi Kosova nga ky vendim i juaji, sikurse thatė tashmė, “vendimi i vėshtirė”? Kur do tė shihen sukseset e vendit tonė nė pėrfaqėsimin rajonal tė llojit tė kėtillė? Cilat janė nevojat e Kosovės pėr pėrfituar nga kjo situatė e tashme? Ēka keni kėrkuar qė t’i mundėsohet Kosovės pėr tė arritur kėtė “vendim tė vėshtirė”? A do tė kemi Kodin Telefonik tė Kosovės nė fusnotė? A do tė ndalojmė tashmė Serbinė qė tė mbajė tė drejtėn pėr Kodin Telefonik edhe pėr Kosovė? Apo, a do tė kemi domenin tonė nė internet, qoftė edhe me fusnotė?

Kryeministri Thaēi dhe anėtarėt e Qeverisė sė tij na folėn gjatė kėtyre ditėve se Kosova do tė jetė nė gjendje tė nėnshkruajė Marrveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA) me BE-nė. Kur do tė ndodhė kjo z. Kryeministėr? Si do tė zhvillohet ky proces? A do tė marrim mbėshtetjen edhe tė pesė vendeve tė BE-sė qė nuk na kanė njohur shtetėsinė qė tė nėnshkruhet MSA-ja? Kur do tė ndodhin takimet tuaja me udhėheqėsit e kėtyre vendeve pėr tė pasur tė qartė se nuk do tė bllokojnė Kosovėn nė kėtė proces?

Cili do tė jetė rezultati i fusnotės nė ēėshtjen e aviacionit civil? A do tė ndikojė kjo qė hapėsira ajrore e Serbisė mund tė pėrdoret tashmė pėr aviacionin civil nė prej dhe pėr nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės? A do tė ndikojė kjo nė uljen e ēmimemeve tė udhėtimit ajror dhe si rezultat i kėsaj pėrmirėsim i njė elementi tė standardit jetėsor tė kosovarėve? Tė paktėn, a keni menduar pėr kėtė?

Ēka do tė ndodhė me sportin e Kosovės? A nėnkupton qė fusnota do t’u mundėsojė ekipeve sportive dhe sportistėve kosovarė tė pėrfaqėsojnė Kosovėn nė gara tė ndryshme rajonale dhe ndėrkombėtare? A e keni bindur BE-nė dhe vendet tjera se pėrfaqėsimi nė kėto gara tashmė mund tė bėhet edhe me fusnotė? Pse jo? Fusnota ėshtė ēėshtje e kryer dhe po pajtohemi se nuk mund tė kthehet mbrapsht. Atėherė, pse tė mos pėrfitojmė sa mė shumė qė ėshtė e mundur?

Nė vend se tė kapni daullen e patriotizmit z. Kryeministėr, ėshtė dashur qė tė bėni njė listė tė gjatė dhe tė detajuar pėr nevojat qė Kosova i ka dhe tė cilat do tė mund tė adresoheshin si rezultat i “vendimit tė vėshtirė” pėr fusnotėn.

Tė gjitha kėto duhet t’i sqaroni z. Kryeministėr. Dhe, ne do tė tė mbajmė pėr fjalėsh. Sqaroni kėto detaje dhe thuajani popullit qartė se kur do tė arrihen tė gjitha kėto. Tregoni po ashtu se cili ėshtė hapi juaj i ardhshėm nėse kėto nuk arrihen gjatė kėtij viti? Normalisht, besoj e dini se morali nė politikė nuk do t’ju linte tė vazhdoni edhe mė tutje tė udhėheqni Qeverinė. Nėse keni edhe pak moral politik.

Edhe njė gjė: dijeni qartė se askush mė nuk beson se Ju do tė mund tė rregulloni ndonjė gjė nė Kosovė. E tėrė shpresa ėshtė nė angazhimin e fuqishėm tė SHBA-ve pėr tė ruajtur sovranitetin, integritetin territorial dhe shtetėsinė e Kosovės. Pa besimin e popullit tė Kosovės nė Qeverinė amerikane, vėshtirė se do tė ruhej stabiliteti. Por, populli i Kosovės nuk ka pasur, nuk ka dhe nuk do tė ketė dilema nė miqėsinė me SHBA-tė.

(Autori ėshtė sekretar i Pėrgjithshėm i AAK-sė dhe deputet nė Kuvendin e Kosovės)

1
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė