Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-02-12, 03:35   #22
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Bėjeni tė dobishme marrėveshjen e dialogut!




Publikuar: 28.02.2012 - 22:36,Ulrike Lunacek

Letėr qytetarėve tė Republikės sė Kosovės nga njė mikeshė e ngushtė e Kosovės dhe mbėshtetėse e integrimit nė Bashkimin Evropian e tė gjitha shteteve tė Ballkanit Perėndimor

Duke lexuar dhe dėgjuar pėr dėshpėrimin e fortė me marrėveshjen e dialogut ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės, tė premten e kaluar, nga ana e partive opozitare dhe zėrave tė tjerė nė Prishtinė, mė lejoni t'ju drejtohem juve pėr ta interpretuar dhe pėr ta bėrė tė dobishme kėtė marrėveshje sipas MĖNYRĖS SUAJ dhe tė mos bini nė kurthin e Beogradit - i cili, ta merr mendja, do ta interpretojė marrėveshjen sipas mėnyrės qysh e sheh vetė (mos harroni se ėshtė koha e zgjedhjeve nė Serbi).

Hidheni prapa shpine interpretimin qė po i bėn Serbia kėsaj marrėveshjeje dhe fitoni dobitė qė marrėveshja ju ofron nė pėrfaqėsim dhe bashkėpunim: Kosova do tė marrė pjesė dhe do tė nėnshkruajė marrėveshje tė reja nė emėr tė vet dhe do tė flasė nė emėr tė vetin nė takime rajonale. S'ka mė UNMIK! Nėse politikanė nga Serbia apo nga ndonjėri prej pesė vendeve anėtare tė Bashkimit Evropian qė nuk e kanė njohur Kosovėn kėrkojnė qė anash njė pėrfaqėsuesi kosovar tė jetė edhe njė i UNMIK-ut, ose nėse kėrkojnė qė ai tė nėnshkruajė ose tė flasė nė emėr tė Kosovės, ju dhe qeveria juaj lirisht mund t’i referoheni marrėveshjes tė sė premtes: Pėrdoreni atė. Kudo qė tė jetė, nė CEFTA, nė RCC, apo nė ēdo ngjarje tė ngjashme rajonale: Pėrdoreni fusnotėn!

Madje edhe nė OSBE - qė gjithashtu ėshtė njė organizatė rajonale, edhe pse rajoni ėshtė mė i gjerė - deri tash gjithnjė ishte Shqipėria ajo qė ka folur nė emėr tė Kosovės: ėshtė koha qė kjo ulėse tė merret nga vetė diplomatėt e Kosovės. Pėrdoreni!

E nė lidhje me fusnotėn: Fjala "nė linjė me" u referohet ngjarjeve kronologjike: 1244-shi i Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara, dymbėdhjetė vjet mė parė, nuk ėshtė zėvendėsuar nga njė rezolutė e re e Kėshillit tė Sigurimit, ky ėshtė njė fakt, ku pengesa bėjnė Rusia dhe Kina me qasjen e ngjashme tė kohės sė luftės sė ftohtė, tė cilat si dy nga pesė vendet anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit gėzojnė tė drejtėn e vetos. POR fusnota nis me 1244-shin, por mbaron me Opinionin Kėshillėdhėnės tė Gjykatės Ndėrkombėtare tė Drejtėsisė tė 12 korrikut tė vitit 2010 pėr Deklaratėn e Pavarėsisė sė Kosovės - qė Beogradi e di fort mirė, theksonte se Deklarata e Pavarėsisė ishte nė pajtim tė plotė me tė drejtėn ndėrkombėtare. Pėrdoreni fusnotėn me qėllim tė pėrafrimit tė Republikės me Bashkimin Evropian!

IBM-ja ėshtė marrėveshja e parė ndėrmjet Kosovės dhe Serbisė - kjo ėshtė de fakto njohje e shtetėsisė sė Kosovės. Qeveria mund ta mohojė atė sa herė qė tė dojė, por gjithsecili e di se ky ėshtė njė fakt. Pėrdoreni fusnotėn!

Dhe Komisioni Evropian ka deklaruar se do tė nisė njė studim tė fizibilitetit pėr Marrėveshjen e Stabilizim-Asociimit me Kosovėn. Ky ėshtė hapi i parė nė rrugėn drejt statusit tė kandidatit pėr vendet e Ballkanit Perėndimor. E njėjta gjė vlen edhe pėr Kosovėn: ėshtė njė hap i rėndėsishėm drejt Bashkimit Evropian. Pėrdoreni!

E dini se unė si Raportuese e Parlamentit Evropian pėr Kosovėn kam mbrojtur fuqishėm shtetėsinė dhe pavarėsinė e Kosovės. Unė nuk jam prej atyre qė duan qė Serbia tė ēojė pėrpara e Kosova tė ngelė prapa. Dhe ju e dini se kam qenė kritike ndaj kryeministrit tė Kosovės dhe Qeverisė sė tij sa herė kam menduar se kjo ishte e nevojshme, sa herė qė kam menduar se veprimet e zbatuara nuk ishin nė linjė me standardet e Bashkimit Evropian (si puna e zgjedhjeve tė vitit 2010). Kėsaj here jam fort e sigurt se Edita Tahiri ka bėrė njė punė tė mirė pėr vendin tuaj - mė e mira e mundshme, edhe pse unė, ju dhe ajo do tė donim shumė mė shumė. Ju e dini se Bashkimi Evropian nuk ėshtė plotėsisht i unifikuar (jo vetėm nė rastin e Kosovės!) sikur se unė dhe shumė tė tjerė do tė donim tė ishte. Kjo nuk ka asnjė lidhje me Kosovėn, por me rrugėn e vjetėr dhe tė vėshtirė drejt Shteteve tė Bashkuara tė Evropės. Kjo ka tė bėjė mė shumė me deficitet demokratike, me shumė kompetenca tė mėdha qė ende janė nė duar tė qeverive kombėtare anėtare tė BE-sė. Fatkeqėsisht ne nuk jetojmė nė njė botė ideale, asnjė prej vendeve anėtare tė BE-sė, e as Kosova. Duhet tė luftojmė pėr atė qė synojmė.

Serbia do ta ketė tė vėshtirė ta pėrpijė marrėveshjen. Dhe pėr aq kohė sa Serbia po mundohet tė mbrojė se gjithēka do tė mbetet ashtu siē ėshtė tani, dhe se asgjė nuk do tė ndryshojė: kjo thjesht nuk ėshtė e vėrtetė. Dhe mos e harroni: Tadiqi ka qenė shumė i sigurt se Serbia do ta merrte statusin e kandidates sė BE-sė dhe se do t'i niste negociatat e pranimit deri nė fund tė vitit 2011. Madje edhe nėse Serbia do ta marrė statusin e kandidates sė BE-sė nė fund tė kėsaj jave: Serbia do tė duhet tė bėjė edhe shumėēka pėrpara pėr t'i nisur negociatat.

Pra, me qėllim qė ta finalizoj: Nėse dėshironi ta pėrdorni dėshpėrimin tuaj me marrėveshjen pėr argumentime tė brendshme kundėr Qeverisė suaj, natyrisht se kjo ėshtė e drejtė juaja demokratike. Por, mos harroni se dialogu ishte iniciuar nga Bashkimi Evropian dhe ishte mbėshtetur nga Shtetet e Bashkuara dhe tė tjerėt nė gusht-shtator nė vitin 2010 nė Kombet e Bashkuara kur Serbia pėrsėri mundohej tė kundėrshtonte pavarėsinė e Kosovės. Ishte negociuar nga BE-ja me qėllim pėr tė shėnuar progres tė mėtejshėm tė mundshėm pėr tė dyja vendet nė rrugėn drejt BE-sė. Pra PĖRDORENI kėtė marrėveshje kurdo qė mundeni dhe mbrojeni pavarėsinė e Kosovės, siē u theksua edhe nga GJND-ja!



(Autorja ėshtė raportuese e Parlamentit Evropian pėr Kosovėn)
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 29-02-12 nė 03:37
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė