Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-03-12, 16:20   #26
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Lamtumire QEVERIA THAĒI?
Sami Islami
Siē po shihet politika e qeverisė Thaēi ėshtė nė ēorrsokak. Kjo pėr arsye se politikėn e Kosovės po e diktojnė tė huajt (ambasadorė te shteteve tė tjera nė Kosovė, Euleksi etj.). Nė mungesė tė njė strategjie kombėtare, Thaēi vėhet nė dispozicion tė tė huajve dhe vepron siē thonė ata. Ai po tregohet dorėlirė, sikur Kosova tė kishte qenė pronė e tij. Serbia kėrkon diēka, qeveria e gatshme t’i japė. Kryeministri me politikėn e tij duket se nuk e ka hallin t’i mbrojė interesat e popullit. Me gjasė sikletin e ka tė qėndrojė nė pushtet sa tė mundet mė gjatė.



Po ta shikosh vetėm ambasadorin amerikan Dell, e sheh qartė se ai nė Kosovė ėshtė gjithēka! Ai ėshtė mbi kryeminstrin, mbi kyetarin, e mbi ēka jo? Ke pėrshtypjen se Thaēi ėshtė vetėm zbatues i urdhėrave tė Dellit! Kjo ėshtė politka shqiptare e Kosovės! Nė zgjedhjet parlametare nė Kosovė kishin dorė tė huajt, po Delli ishte padyshim kryesori. Zgjedhja e kryetares sė shtetit u bė me “ndėrmjetėsimin” e Dellit. Kryetarja u zgjodh sikur kur zgjedhet fituesi nė lotari (duke e tėrhequr njė prej zarfave!). Delli, tė cilit, fatėkeqėsisht, po i pėrfundon mandati, do tė mbahet nė mend se ishte a-ja dhe zh-ja e poltikės kosovare. Unė nuk di rast tjetėr nė botė, pėrveē Kosovės (edhe, do tė thosha, Shqipėrisė) qė ambasadori i njė shteti tjetėr tė pėrzihet nė politikėn e brendshme tė shtetit ku ai emėrohet, sikur qė po ndodh nė shtetet shqiptare? Vetėvendosja prej se hyri nė parlament, me aq sa kishte hapėsirė, i tregoi se ku e kishte vendin ai. Delli nuk u muar fare me Veteverndosjen!

Se si do tė pėrfundonin negociatat e fundit tė Kosovės me Serbi pėr pėrfaqesimin e Kosovės nė forumet rajonale Delli, kėsaj radhe, dukej mė “i shqetėsuari”. Me Thaēin e dinte se s’do tė kishte problem, po problem i doli pak me partinė mė tė madhe opozitare, me LDK dhe me kreun e saj Isa Mustafėn, pse kjo parti nuk e pėrkrahu marrėveshjen pėr pranimin e fusnotės me Serbinė. Dhe Delli pa asnjė fije turpi tha se Mustafa dhe partia e tij, jo vetėm se ishte kundėr marrėveshjes sė tillė, po se ishte kundėr Amerikės! Kėshtu vepron ambasadori amerikan nė politikėn kosovare, udhėhequr nga Thaēi.

Po meditoja: po sikur ky Delli tė ishte emėruar ambasador p.sh. nė Angli, apo Francė, a thua do tė kishte pasur kėtė “autoritet”? Njė gjė jam i sigurt qė as nga dyert e ministrive, ndoshta, e as e parlamentit britanik nuk besoj se do tė kishte pasur mundėsi tė afrohej! Nejse.

Njė lėvizje taman si i ka hije njė qeverie popullore, qe, kur qeveria Thaēi bėri mė 25 korrik 2011, kur i angazhoi forcat speciale pėr t’i marrė nėn kontroll dy pikat doganore ndėrmjet tė Kosovės dhe Serbisė, pra pikėn 1 dhe 31. Edhe pse Brukseli pati njėfarė lloj reagimi pėr kėtė ,qendrat e tjera Vashingtoni, Berlini, Londra, Parisi e ndonjė tjetėr e mirėpritėn kėtė gjest tė qeverisė sė Kosovės.
Po kjo zgjati vetėm njė natė. Thaqi u tėrhoq. U kthy mbrapsht dhe ia la KFOR-it ta zgjidhte kėtė problem! Po kėto janė ēėshtje tė brenshme tė shtetit e jo tė KFOR-it. Ai ėshtė vetėm pėr ta zbatuar rezolutėn e “famshme” tė Kėshillit tė Sigurimit, qė nga themelimi i tij e deri mė sot, rezolutėn 1244! Pra KFOR-i ėshtė pėr tė mbajtur qetėsi. Dhe qetėsia u vu por forcat speciale tė Kosovės u kthyen me shumė tė lėnduar dhe pa njė polic, i cili u vra nga bandat serbe. Dhe kjo pėrfundoi me kaq. Qeveria Thaēi heshti.
Kuvendi merr vendim pėr reciprocitet tregtar me Serbinė, qeveria Thaēi, nuk e zbaton. Kur Vetėvendosja organizon protesta, policia, e urdhėruar nga Thaēi i sulmon protestuesit paqėsor me mėnyrėn mė brutale, qe t’i pėrkujton sulmet serbe tė para luftės nė Kosovė!

Qeveria Thaēi duke e parė se nuk kishte mė argument, pėr moszbatimin e vedimit tė Kuvendit, atėherė nė njė mbledhje tjetėr (tė jashtėzakonshme!) zhvleftėson vendimin e mėparshėm tė Kuvendit me votat e partisė sė vet! O tempora o mores (O kohėra tė ēuditdhme, o njerėz tė ēuditshėm)! do tė thoshte njė fjalė latine. Kėsaj i thonė: “Pėr inatė tė resė mė vdektė djali”!

Bisedimet “teknike” me Serbinė, vetėm njė i marrė nuk e ka ditur se ato kurrė nuk kanė qenė “teknike”. Ato qė nga fillimi qenė, janė dhe do tė jenė politike. Ia filluan tė “merren vesh” pėrfaqėsuesit e qeverisė sė Kosovės, pėr lėvizjen e lirė, pėr njohjen e tabelave tė regjistrimit e ku ta tij unė se ēka (tė cilat “marrėveshje” nuk u zbatuan kurrė); por jo, nė asnjė ēast pėr ēėshtjet vitale, si Veriu i Kosovės, kthimi i eshtrave tė viktimave shqiptare (edhe pas 12 vjetėsh pas luftės), regjistrat civilė, pensionet etj.
Loja politike e Serbisė dhe zemėrgjėrėsia e qeverisė Thaqi vjen deri aty sa njė ditė Serbia e shpiku edhe FUSNOTĖN. Pasi qė qeveria Thaqi kishte lėshuar pe vazdhimisht (edhe pse Thaēi njė ditė mė parė deklaroi se pėrsa i takon republikės nuk mund tė bėnte kompromis), njė ditė mė vonė ai e ndėrroi mendimin. Fusnota u krijua asisoji sa tė gjithė dolėn “fitues”! Qeveria Thaēi thoshte se ne jemi fitues se nė marrėveshje kemi futė deklaratėn e pavarėrsisė dhe vendimin e Gjykatės sė Hagės; Serbia thoshte se ne jemi fitues se rezoluta 1244 ėshtė pjesė e marreveshjes dhe kjo tregon sovranitetin serb mbi Kosovėn! Hajde e merre vesh se ēfarė hallakame u bė! Njerėzit s’po marrin vesh asgjė! Krejt dolėn fitues!
Kjo puna e fituesit ma kujtoi vjetin 1998, kur Serbia atėherė filloi ta rrėnonte atė pak autonomi qė kishin shqiptarėt e Kosovės. U pėrhap njė lloj propagande nga tė gjithė politikanėt,nė atė kohė, se Kosova nuk humb asgjė, veēse Serbia fiton mė shumė kompetenca! Pra njerėzit e politikės sė atėhershme, gati njėsoj si qeveritarėt e sotit, trumpetonin dhe i gėnjenin shqiptarėt se ne nuk po humbnim asgjė, veēse Serbia po merrte mė shumė kompetenca nė Kosovė! Mė kujtohet, se si popullata u hutua, sikur edhe sot me fusnotėn, sepse pėrditė nė ekran dilnin koka tė njohura tė politikės sė Kosovės (shumica shqiptarė) dhe, edhe ata i pėrsėritnin frazat se” Kosova nuk po humbte asgje”! Bile shpesh njerėzit bėnin pytje: si ėshtė e mundur qė Serbia tė fitojė, e Kosova tė mos humbas? Kjo zgjati deri kur presidenti i atėhershėm i Serbisė Sllobodan Millosheviqi, para suspendimit tė autonomisė sė Kosovės, erdhi nė Obiliq (Kastriot). Pas njė fjalimi qė mbajti nė Elektroekonominė e Kosovės u pėrgjegj nė shumė pytje tė punėtorėve. Dhe njė nga pyetjet qė iu bė qe edhe kjo: Si ėshtė e mundur z. kryetar, qė Serbia tė fitojė, po Kosova tė mos humbas?! Kryetari serb iu pėrgjigj: Serbia ka fituar, atė ēfarė ėshtė dashur ta fitonte, kurse Kosova ka humbur, atė ēfarė ėshtė dashur ta humbte” dhe doli nga salla.
E kjo fusnota e tashme, nė mos tėrėsisht, pak a shumė ka ngjajshmėri me kėtė. Qeveria Thaēi po thotė se ky ėshtė njė njė kompromis i dhimbshėm, po s’kemi pasur ēfarė tė bėjmė. Po, zotėrinj, kjo ėshtė kur juve ju mungon strategjia e punės! Qeveria vepron nė krye nė veti. Nė vend qė ta arsyetoni votėn e popullit, ju po e nėpėrkėmbėni atė. Ju po veproni kėshtu qė Serbisė t’ia rregulloni punėt pėr tė hy nė Bashkimin Europian. Kurse ju zonja Edita Tahiri, fusnota nuk do tė jetė njė fluskė bore qė do tė shkrihet shpejt, por zoti e di se sa do tė qėndrojė e ngrirė. Deri atėherė i ngrirė do tė mbetet edhe pėrfaqėsimi i Kosovės nė prezentimet rajonale!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 01-03-12 nė 16:23
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė