Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 08:08   #35
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nė muajin rexheb, tė vitit tė pestė tė pejgamberllėkut, grupi i parė i as'habėve u shpėrngul nė Abisini. Grupi pėrbėhej prej dymbėdhjetė mashkujsh dhe katėr grash, e udhėhiqte Uthman b. Affani me bashkė­shorten e tij Rukijen, vajzėn e Resulull-llahut a.s. Pėr kėta dy, Pejgam­beri a.s. ka thėnė: "Kėta dy janė familja e parė qė e kanė bėrė Hixhretin - shpėrnguljen nė rrugėn e Zotit, pas Ibrahimit a.s. dhe Lutit a.s."[1]
Nė rrugė u nisėn natėn vonė qė tė mos i shohin dhe tė mos i pengojnė kurejshitėt. Vajtėn nė bregun e detit tė Kuq, dhe nga porti Shu'ajbet, me dy anije tregtare e kalojnė detin dhe mbėrrinė nė Abisini. Kurejshitėt assesi nuk mund tė qetėsoheshin pėr kėtė mashtrim, andaj u nisėn gjurmėve tė tyre, por derisa ata arrinė nė bregun e detit tė Kuq, myslimanėt tanimė e kishin kaluar atė nė siguri. Nė Abisini u pranuan si mysafirė tė mirėseardhur.[2]
Njė ditė, nė muajin ramazan tė tė njėjtit vit, Resulull-llahu a.s. shkon nė Harem tė Ka'bes. Aty e takon njė grup tė madh kurejshitėsh, tė pėrbėrė nga paria dhe zotėrinjtė. Ai u ndal para tyre dhe filloi tė recitonte suren En-Nexhm. Kjo gjė i befasoi tė gjithė ata, sepse gjer atėherė kurrė nuk kishin dėgjuar fjalėt e All-llahut xh.sh. Mėnyra e tyre e tė folurit ka qenė e pėrditshme, komunikimi reciprok dhe kėshillimi bėhej me fjalėt:
"Mos e dėgjoni kėtė Kur'an, por flisni me zė tė lartė pėr ta mundur atė!." (41, 26).
Pasi qė i befasoi recitimi melodik i kėsaj sureje, dhe fjala e All-llahut i befasoi shqisat e dėgjimit tė tyre me domethėnie madhėshtore, ata harruan plotėsisht se nė ēfarė situate gjendeshin. Tė gjithė ishin kthyer kah Muhammedi a.s. dhe tė gjithė e dėgjonin me vėmendje. Mendja e tyre ishte e preokupuar tėrėsisht me atė qė dėgjonin, gjersa Muhammedi a.s. erdhi nė fund tė sures dhe fjalėt qė i hapin zemrat:
"Pra, bėni sexhde pėr All-llahun dhe adhuroni (Atė)!" (53, 62).
Pastaj bėri sexhde.
Gjatė tėrė kohės askush nuk luajti nga vendi, nė realitet, bukuria e sė vėrtetės ua kishte zbutur inatin nė shpirtrat e tyre, shpirtrat e pėrqeshėsve kryelartė, andaj nuk mundėn tė durohen, por edhe ata i bėnė sexhde All-llahut xh.sh.[3] U penduan kur kuptuan se madhėshtia e fjalės sė All-llahut xh.sh. i bėni qė zotėrillėku dhe paria e tyre tė bien me fytyrė pėr toke. Me kėtė gjest do t'u shkonte huq i tėrė mundi qė kishin bėrė gjatė njė vit e gjysmė, andaj i kaploi frika nga njerėzit qė e kanė parė kėtė, por edhe prej atyre qė do tė dėgjojnė kėtė.
Kritikat filluan tė arrinin nga tė gjitha anėt. Ata nuk mund tė dilnin para bashkėmendimtarėve tė vet nė asnjė mėnyrė tjetėr, pėrveēse me gėnjeshtra tė reja. Gėnjyen pėrsėri, por kėsaj radhe nė njė mėnyrė tjetėr. Gėnjyen se Resulull-llahu a.s. ishte i mėshirshėm ndaj zotėve tė tyre dhe se i ka lavdėruar ata duke thėnė:
"Ata janė zota tė mėdhenj dhe duhet tė shpresohet nė shef'atin e tyre" (ndėrmjetėsimi pėr njerėz nė Ditėn e gjykimit). Ata e thanė njė gėnjeshtėr tė madhe pėr Resulull-llahun a.s. nė mėnyrė qė tė arsyetohen pėr sexhden e bėrė All-llahut xh.sh. e qė e kanė bėrė sė bashku me Resulull-llahu a.s. Jo, kjo assesi nuk ėshtė pėr tu ēuditur, sepse kjo pritet prej njė populli, i cili ėshtė autor i tė gjitha gėnjeshtrave.[4]
Lajmi pėr kėtė ngjarje arrinė tek muhaxhirėt nė Abisini, por nė petkun krejtėsisht tjetėr nga ajo e vėrteta. Ata kuptojnė se kurejshitėt e kanė pranuar Islamin, andaj pėrgatiten pėr kthim, dhe nė muajin shevval po atė vit nisen pėr nė Mekė. Njė orė larg Mekės kuptojnė tė vėrtetėn e kėsaj ngjarjeje andaj disa prej tyre pėrsėri u kthyen nė Abisini, e tė tjerėt hynė nė Mekė fshehtazi, apo nėn mbrojtjen e dikujt.[5]
Numri i myslimanėve rritej gradualisht, por gjithashtu rriteshin edhe trysnitė e kurejshitėve. Kėtyre u erdhi shumė rėndė kur dėgjuan se Nexha­shiu i ka marrė myslimanėt nėn mbrojtjen e vet. Pezmi rritej nė zemrat e tyre gjithnjė e mė tepėr, andaj Resulull-llahu a.s. nuk pati tjetėr zgjidhje, por u propozoi shokėve tė vet qė me myslimanėt posa tė transformuar pėrsėri tė shkojnė nė Abisini.
Hixhreti i dytė ka qenė shumė mė i vėshtirė sesa ai i pari. Tani kurejshitėt ishin shumė mė tė kujdesshėm, andaj vendosėn t'i pengojnė myslimanėt, por megjithatė myslimanėt pėrsėri qenė mė tė shpejtė se ata. All-llahu xh.sh. ua lehtėsoi rrugėn dhe kaluan nė Abisini, vendin e mbretit Nexhashiut, para se t'i arrinin kurejshitėt.
Kėsaj radhe u shpėrngulėn 83. mashkuj dhe 18. ose 19. gra,[6] nėse me ta ka qenė Amri, sepse kjo nuk dihet saktėsisht, ndėrsa numrin e parė e ka pranuar dijetari i madh Muhammed Sulejman El-Mensur Fevri.[7]
Komploti i kurejshitėve kundėr emigranteve nė Abisini

Kurejshitėve u erdhi shumė rėndė qė muhaxhirėt gjetėn strehim tė sigurt pėr vete dhe pėr fenė e tyre. Pėr kėtė arsye i zgjodhėn dy njerėz tė aftė dhe mendjemprehtė, tė cilėt i dėrguan pas tyre. Kėta ishin Amėr b. El-Asi dhe Abdullah b. Ebi Rebia. Me ta i dėrguan shumė dhurata tė vlefshme Nexhashiut dhe patrikėve tė tij. Pasi qė ua dorėzuan kėto dhurata, patrikėve u treguan se muhaxhirėt janė bartės tė njė feje tė re, e cila nesėr mund ta rrezikonte edhe vetė Abisininė. Patrikėt vendosėn tė shkojnė tek Nexhashiu e tė kėrkojnė nga ai dorėzimin e muhaxhirėve kėtyre dyve. Por kėta arritėn tek Nexhashiu para patrikėve dhe i thanė:
"O sundimtar, nė atdheun tėnd ka arritur njė grup tė rinjėsh, tė cilėt e braktisėn fenė e popullit tė vetė, por nuk pranuan as fenė tėnde. Erdhėn me njė fe tė re, tė cilėn nuk e njohim as ne, e as ti. Ne na dėr­guan magnatėt tanė dhe tė tyre, mes tė cilėve janė baballarėt, xhaxha­llarėt dhe tė afėrmit e tyre, qė tė na i dorėzosh e t'ju dėrgojmė atyre, se­pse ata mė mirė e njohin marrėzinė e tyre pėr ēka edhe i kanė qortuar."
Patrikėt, tanimė kishin arritur tek Nexhashiu dhe dėgjuan fjalimin e kėtyre dyve, dhe klithėn: "Tė vėrtetėn e flasin, o mbreti ynė, dorėzoi kėtyre dyve dhe le t'i kthejnė popullit tė vet dhe nė vendin e vet."
Por, Nexhashiu ishte mė i menēur se sa ata mendonin. Ai e konsi­deroi tė domosdoshme ta dėgjonte edhe palėn tjetėr, kėshtu qė situata tė jetė krejtėsisht e qartė. Andaj i thirri myslimanėt qė tė dalin para tij. Ata erdhėn. Tė gjithė ishin tė pajtuar pėr tė vėrtetėn dhe sinqeritetin, kujdoqoftė qė i pėrkiste. Nexhashiu i pyeti: "Pėr ēfarė feje e braktisėt popullin tuaj, vatrat tuaja dhe tė afėrmit tuaj? Sa e di unė, as fenė time - krishterimin nuk e pranuat, e as fenė e ndonjė populli tjetėr.”
Xha'fer b. Ebu Talibi doli para myslimanėve, e tha:
"O sundimtar, i takonim njė populli, i cili jetonte nė injorancė dhe nė lajthitje. Adhuronim idhujt, hanim mishin e kafshėve tė ngordhura, bėnim gjėra tė ndaluara, i shqetėsonim fqinjėt, mė i fuqishmi prej nesh e shtypte mė tė dobėtin. Ja, kėshtu jetonim, gjersa All-llahu xh.sh. nuk na dėrgoi Pejgamberin a.s. Ai ėshtė nga populli ynė dhe ia dimė brezin dhe origjinėn. E dimė se ėshtė i sinqertė, besnik dhe i drejtė. Ai na ftoi qė t'i besojmė vetėm njė Zoti dhe qė vetėm Atij t'i nėnshtrohemi. Na mėsoi qė tė braktisim bestytninė qė e manifestonim, ne dhe etėrit tanė, besimin nė shumė idhuj dhe nė kumire. Na udhėzoi tė flasim vetėm tė vėrtetėn, tė jemi njerėz besnik dhe ta mbajmė fjalėn, t'i respektojmė dhe t'i vizitojmė tė afėrmit tanė, tė sillemi mirė mė fqinjėt. Na urdhėroi qė t'i ndėrprejmė veprat e kėqija, tė mos gėnjejmė, mos tė shpenzojmė pasurinė e bonjakut, qė tė mos bėjmė shpifje dhe mos t'i pėrgojojmė gratė e ndershme. Na urdhėroi qė t'i bindemi vetėm All-llahut, Njė tė Vetmit, qė tė mos bėjmė shirk - mos t'i pėrshkruajmė Atij tjetėr zot. Na urdhėroi tė bėjmė namaz, tė japim zekat (njė pjesė nga pasuria) dhe tė agjėrojmė Ramazanin."

[1] Muhtesar Siretu-r-Resul nga Abdullah b. En-Nexhdi, f. 92, 93; Zadu-l-Me'ad: I/24; Rahmetun li-l-Alemin: I/61.

[2] Rahmetun li-l-Alemin: I/61; Zadu-l-Miad: I/24.

[3] Pėr kėtė tregon Buhariu nė kaptinėn mbi sexhden nė njė version diē mė tė shkurtėr nga Ibni Mes'udi dhe Ibni Abbasi. Tė shikohet kaptina "Sexhdetu-n-Nexhm", kaptina "Sexhda e myslimanėve dhe mushrikėve": I/146 dhe kaptina "Ēka ka pėrjetuar Pejgamberi dhe myslimanėt nga mushrikėt": I/543.

[4] Tefhimu-l-Kur'ani: V/188.

[5] Tefhimu-l-Kur'ani: V/188; Zadu-l-Miad: I/24, II/44; Hishami: I/364.

[6] Zadu-l-Me'ad: I/24; Rahmetun li-l-Alemin: I/61.

[7] Rahmetun li-l-Alemin: I/61.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė