Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-02-12, 20:03   #2
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shqiponja me dy koka





Ēfarė ėshtė Masoneria, ē'simbolizon, ku dhe si lindi ajo?

Filozofia materialiste e Egjiptit tė vjetėr vazhdoi sė ekzistuari edhe pas zhdukjes sė kėtij civilizimi. Ishte adoptuar nga disa ēifute dhe e mbajtėn tė gjallė brenda nė doktrinėn kabaliste. Nga ana tjetėr, njė numėr i mendimtarėve greke kishin adoptuar filozofinė e njėjtė dhe e riinterpretuan dhe e pėrjetėsuan nė formė tė shkollės sė mendimit tė njohur si "Hermeticizem".
Studiuesi turk, Dr. Selami Isindag e shpjegon kėshtu origjinėn e kėsaj filozofie dhe vendin e saj nė masonerinė moderne:
"Nė Egjiptin e vjetėr ekzistonte njė shoqėri fetare qė la si trashėgim njė sistem tė besimit dhe tė menduarit nė hermeticizem. Edhe Masoneria kishte diēka tė ngjashme. P.sh., ata qė kishin arritur deri nė njė nivel tė caktuar, pėrcillnin ceremonitė e shoqėrisė, zbulimet mbi mendimet dhe ndjenjat e tyre shpirtėrore dhe mandej i pasonin tek ata qė ishin nė nivele mė tė ulėta.
Pitagora ishte njėri nder hermeticistet qė shkollohej nė kėto shkolla. Organizatat dhe sistemet filozofike tė shkollės sė Aleksandrisė dhe Neoplatonizmit i kishin rrėnjėt e tyre nė Egjiptin e vjetėr dhe atje gjendeshin disa ngjashmėri mes tyre dhe ritualeve masonike." Isindag ėshtė shumė i qartė nė lidhje me ndikimin e Egjiptit tė vjetėr nė origjinėn e Masonerisė kur deklaron: "Frankmasoneria ėshtė organizatė shoqėrore dhe rituale qė i ka fillet e saja nė Egjiptin e vjetėr."
Edhe shumė autoritete tė tjera masonike thonė se origjina e Masonerisė ėshtė nė shoqėritė sekrete tė kulturave tė lashta pagane, siē janė ato nga Egjipti i vjetėr dhe Greqia antike. Njė mason i vjetėr, i deklaruar turk, Celil Layiketez, nė revistėn "Mimar Sinan", nė artikullin me titull "Fshehtėsia masonike: Ēfarė ėshtė sekrete e ēfarė jo?" shkruan:
"Nė civilizimet e vjetra greke, egjiptase dhe romake ekzistonin shkolla mistike qė ndeshen nė kontekst tė njė shkence tė caktuar apo njohuri sekrete. Anėtarėt e kėtyre shkollave mistike ishin pranuar vetėm pas njė periudhe tė gjatė tė studimeve dhe tė riteve tė pranimit.
Nė mesin e kėtyre shkollave, e para qė mendohet tė jetė hapur, ka qenė shkolla e "Ozirisit". Ajo bazohej nė ngjarjet e lindjes sė kėtij Zoti, rinisė, luftės kundėr errėsirės, vdekjes dhe ringjalljes sė tij. Kėto ēėshtje ishin dramatizuar ritualisht nė ceremonitė e pėrformuara dhe nė ketė mėnyrė ritet dhe simbolet qė prezantoheshin ishin mė shumė efektive pėr shkak tė pjesėmarrjes aktuale.
Vite mė vonė, kėto rite themelojnė qarkun e parė tė rendit tė vėllazėrisė qė aktualisht vazhdon me emrin e Masonerisė. Vėllazėritė e tilla ēdo herė vendosin ideale tė njėjta dhe kur janė nė presion janė nė gjendje qė tė jetojnė nė mėnyrė sekrete. Ata ishin nė gjendje qė tė mbijetojnė deri mė sot pasi ata vazhdimisht ndėrronin emrat dhe format e tyre.
Por, ata i mbetėn besnik simbolizmit tė lashtė dhe karakterit tė tyre tė veēantė i cili kalon dore mė dore si trashėgimi ( Mimar Sinan, 1992, Nr. 84, f. 27?29)." Pra ruajtja e simbolikes dhe trashėgimi i saj deri nė ditėt aktuale ka tė bėjė edhe me pėrdorimin prej tyre tė simbolit tė shqiponjės me dy koka apo ndryshe simbolit tė feniksit.

Pse simboli i feniksit u emėrtua shqiponjė me dy koka dhe ē'simbolizon ai realisht?

Masoneria ėshtė e mbushur me simbole magjike. Po ē' ėshtė njė simbol magjik? Simbol magjik, sipas studiuesit amerikan Fredrick Goodman, ėshtė njė imazh i cili fsheh njė kuptim tė brendshėm ne vetvete, pra njė imazh qė ka dykuptimėsi, por qė kuptimi i vėrtetė fshihet nga pamja, e cila shėrben vetėm pėr kamuflim.
Po tė ekzaminosh simbolet masonike dalin nė pah kuptime tė fshehta qė tregojnė pėrshkallėzimin e pushtetit, hyjnores, tė keqes e kėshtu mė radhė. Shqiponja me dy koka ėshtė simboli apo shenja me e dallueshme masonike. Pėr tė ėshtė folur shumė sepse ajo ka njė shpėrndarje tė gjithanshme. ("Magic Symbols" nga Fredrick Goodman, fq.6).
Qė nė momentin e parė, nė atė tė emėrimit, njerėzit gabohen pasi nė dukje ajo ėshtė njė shqiponjė me dy koka, por simbolet magjike kanė pikėrisht ketė qėllim, tė kamuflojnė kuptimin. E vėrteta ėshtė se ky imazh simbolizon njė shpend tjetėr, feniksin.
Nė Egjiptin e lashtė ky simbol ishte simbol i shkollave tė misterit. Shqiponja ishte njė shpend tė cilit i atribuoheshin fuqi magjike, ashtu si shpjeguam mė lart. Emėrtimi i simbolit tė feniksit nė shqiponjė me dy koka ishte i thjeshtė sepse shqiponja ishte njė shpend qė qėndronte pėrkrah feniksit nė hierarkinė e tė mbinatyrshmes dhe kishin edhe ngjashmėri fizike mes tyre. Kėshtu qė pati njė ndėrrim tė emrave, por simboli ruajti tė njėjtin pozicion dhe ngeli shenja mė e pushtetshme.
Nė shekujt e erės sonė emri i feniksit do tė harrohej dhe simboli do tė quhej shqiponjė me dy koka. Shpjegimi jepet nga autori masonik, Manly P. Hall nė librin e tij "The Phoenix: An Illustrated Review of Occultism and Philosophy" (Feniksi: Njė shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofinė):
"Mes tė lashtėve ekzistonin historira pėr njė zog pėrrallor tė quajtur feniks. Ai ėshtė pėrshkruar nga shkrimtaret e hershem si njė zog qė i pėrngjan nga forma shqiponjės, por me disa dallime tė vogla. Trupi i feniksit ėshtė i mbuluar me pupla tė purpurta, ndėrsa pendėt e flatrave i ka me ngjyre blu dhe tė kuqe. Kokėn e ka tė bardhe dhe nė qafe ka njė rreth me ngjyre tė artė. Nė fund tė shpinės sė feniksit gjendet njė tufe puplash me ngjyre tė ndezur.
Ėshtė besuar se ky shpend jeton pėr 500 vjet dhe gjatė vdekjes sė tij trupi hapet dhe del prej andej njė feniks i ri. Pėr shkak tė kėtij simbolizmi feniksi ėshtė parė gjithmonė si prezantues i pavdekėsisė dhe i ringjalljes. Feniksi ėshtė njė nga shenjat e shoqėrive apo vėllazėrive sekrete tė cilat zanafillėn e ekzistencės sė tyre e kanė nė lashtėsi.
Kėto shoqėri sekrete studionin misterin dhe synonin ringjalljen e njeriut pas vdekjes. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse feniksi ishte simbol i tyre, pasi ata besonin tė ringjallja. (faqe 176-177)". Megjithatė ky simbol (shqiponja me dy koka apo feniksi) nuk ėshtė simbol qė lindi nė qytetėrimin egjiptian. Ai ka qenė fillimisht i pėrdorur nga sumeret e mė pas nga qytetėrimi hittit dhe persian.

A ėshtė shqiponja me dy koka simbol qė i pėrket shqiptarėve?

Konfliktin, mes tė krishterėve, qė kishin filluar tė shpėrndanin doktrinėn e tyre dhe qytetėrimit pagan, i cili nuk pranonte tė shndėrrohej nė tė krishterė, e zgjidhi mendjemprehtėsia e perandorėve mė tė mėdhenj tė Romės.
Kostandini i Madh ka hyre nė histori si perandori qė themeloi Kostandinopojėn qytetin qė trumbetoi krishterimin anembanė botės. Kostandini i Madh ishte ligjėruesi i krishterimit nė Perandorinė Romake, ēka i dha pėrhapjen mė tė madhe tė krishterimit. Kostandini ishte ilir nga Nishi, pjesė e Dardanisė sė atėhershme.
Duhet pasur parasysh se Shėn Pavli themeloi njė nga kishat e para nė botė nė Dyrrah rreth vitit 50 p.e.s, gjė qė tregon se iliret kishin filluar qė ta shikonin krishterimin mė me besim se pjesa tjetėr e Botės.
Pra, njė perandor i Romės, i cili ishte ilir me origjinė, themelon njė perandori ku simbol vendos shqiponjėn me dy koka. Kostandinopoja, qyteti nė tė cilin ai ndėrton qendrėn e kėsaj perandorie ėshtė e rrethuar nga qytete tė tjerė qė dardanet kishin ndėrtuar (Troja u be mė e famshmja por nuk ishte qyteti i vetėm i famshėm). Megjithatė ky nuk ėshtė i vetmi ilir i cili pėrdori shqiponjėn e cila ishte pjesė e besimeve ilire.
Pirroja i Epirit sipas historianėve latinė kishte si totem shqiponjėn dhe njė nga emėrtimet qė u viheshin atij dhe luftėtareve tė tij ka qenė "shqiponjė". Gjithashtu edhe Aleksandri i Madh apo Leka i Madh e ka pėrdorur kėtė simbol. Kėtė gjė e vėrtetojnė gjetje arkeologjike tė cilat janė ndėrtuar nėn influencėn e tij.
Qė shqiptaret tė jenė "pronaret e ligjshėm" tė simbolit tė shqiponjės me dy koka, duhet qė tė ketė njė lidhje direkte mes tyre dhe qytetėrimeve tė cilėt e kanė pėrdorur pėr herė tė parė kėtė simbol. Gdhendjet mė tė lashta tė shqiponjės me dy koka janė gjetur nė Babiloni.
Kanė qenė hititėt ata qė e kanė pėrdorur gjerėsisht kėtė simbol, por mendohet se ai ėshtė trashėguar nga sumeret. Studiuesja holandeze, Micha F. Lindemans, e cila ėshtė edhe themeluesja e njė prej librarive mė tė mėdha tė mitologjisė online, jep lidhjen mes hititėve dhe shqiptareve. Ajo ėshtė njė prej studiuesve tė ndryshėm tė cilėt kanė arritur nė njė pėrfundim tė tillė. "Civilizimet kryesore organizonin jetėn e tyre rreth qyteteve kryesore ku zhvillohej jeta e tyre ekonomike shoqėrore e politike.
Latinėt u quajtėn romanė pėr shkak tė Romės legjendare pasi etrusket tė cilėt e themeluan atė qytetėrim kishin si kryeqendėr qytetin Alba Longa; athiniotėt quheshin tė tillė pėr shkak tė perėndisė Athina e cila i dha edhe emrin qytetit; Hititėt quheshin tė tillė pėr shkak tė kryeqendrės sė tyre qė quhej Hattusas sipas emrit tė mbretit tė tyre Hattusili.
Shqiptaret (albanėt) si njė prej fiseve tė panumėrta ilire, quheshin tė tillė pėr shkak tė qytet - shtetit Albanopolis, ku nė gjuhen e hititėve dhe nė atė ilire fjala "ALP" do tė thotė i bardhė.
Ashtu si dhe qytetėrime tė tjera antike, iliret nė mitologjinė e tyre tregonin se kishin prejardhje hyjnore. Duket se emri ALBANIAN nuk kishte ndonjė kuptim apo peshė shumė tė veēantė pėrderisa nuk e identifikuan vetveten me kėtė emėr. Aktualisht, pasardhėsit e ilireve (albanians), e quajnė veten pasardhės tė shqiponjės me dy koka (shqiptar).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė