Dielli ėshtė yll nė qėndėr tė sitemit tonė diellor. Toka dhe trupat e tjere qiellore tė sistemit tonė diellor (duke pėrfshirė planetet, asteroidet, meteoridet, kometat dhe pluhurin kozmik) rrotullohen rreth diellit. Dielli pėrbėn 99% tė masės sė sistemit tonė diellor.
Energjia diellore mbėshtet pothuaj tė gjithė jetėn nė tokė nėpėrmes fotosintezės qė nga shfaqja e organizmit tė parė. Njerėzit e pėrdorin energjinė diellore pėr ndriēim, ngrohtėsi, rritjen e tė korrave dhe pėr shndėrrimin e fuqisė diellore nė energji elektrike. Nxehtėsia e krijuar nga dielli pėrcakton klimėn (moti) dhe ndėrrimin e stinėve nė tokė.
Shenja astronomike e diellit ėshtė ☉.
Rreth 73% e masės sė diellit ėshtė hidrogjen, 25% ėshtė helium, dhe pjesa tjetėr pėrbėhet nga sasi tė vogla elementesh tė rėnda. Mosha e diellit ėshtė rreth 4.6 miliardė vjet dhe ai ėshtė pothuajse nė gjysmėn e ciklit tė tij tė zhvillimit gjatė tė cilit ndodh proēesi kimik i shndėrrimit tė hidrogjenit nė helium. Gati 5 milionė ton lėndė diellore kthehet nė energji ēdo sekondė brenda bėrthamės sė diellit, duke prodhuar neutrino dhe rrezatim diellor. Pas rreth 5 miliard vjetėsh dielli do tė shndėrrohet nė fillim nė njė gjigand tė kuq dhe pastaj nė njė xhuxh tė bardhė, duke krijuar njė mjegullnajė planetare.