Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-09-11, 14:49   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Exclamation Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011 kur shteti i Kosoves duhet te shtrije pushtetin e vet ne tere hapsiren e Kosoves

Quinti: Shtrijeni sovranitetin nė tėrė Kosovėn






Nga Express mė 15 shtator 2011 nė ora 14:32

(E plotėsuar) Pak orė para nisjes sė implementimit tė planit tė qeverisė sė Republikės pėr veriun, aleatėt e mėdhenj tė Kosovės – SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca dhe Italia kanė takuar kryeministrin Thaēi pėr t’i dhėnė pėrkrahjen pėr 16 shtatorin.

Ambasadorėt e shteteve tė Quintit shprehėn mirėnjohjen e tyre pėr mėnyrėn se si Qeveria e Kosovės ka bashkėpunuar me partnerėt e saj ndėrkombėtarė, nė veēanti me KFOR-in dhe EULEX-in gjatė pėrgatitjeve pėr kėtė hap tė rėndėsishėm pėr Kosovėn.

Ambasadorėt po ashtu kanė inkurajuar qeverinė qė tė vazhdojė kėtė bashkėpunim pėr tė konsoliduar autoritetin e Kosovės nė porta gradualisht dhe qetėsisht gjatė njė periudhe kalimtare.

“Po ashtu, ata kanė mirėpritur dhe mbėshtetur deklaratat e dhėna dje nga Pėrfaqėsuesi i Posaēėm i Bashkimit Evropian, Fernando Gentilini dhe Shefi i misionit tė EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac dhe shprehėn mbėshtetjen e tyre pėr pritjet se tash mund tė hiqen embargot pėr tregti ndėrmjet Serbisė dhe Kosovės, duke hapur shtegun pėr pėrparim tė mėtejshėm nė dialogun e lehtėsuar nga BE-ja”, thuhet nė njė njoftim tė qeverisė.

Ambasadorėt pėrsėritėn mbėshtetjen e qeverive tė tyre pėr integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovės, pėrfshirė edhe nė veri. (IO)

Gjendje e qetė, por nė tension

Gazetarja e Express-it, e cila gjendet nė Mitrovicė ka thėnė se gjendje nė qytetin verior tė Kosovės deri nė orėt e pasdites ka qenė e qetė, pėrderisa edhe lėvizjet e njerėzve kanė qenė normale.

Serbėt qė nė orėt e mėngjesit kishin vėnė barrikada me rėrė dhe gjėsende tė tjera nė urėn mbi Ibėr pėrderisa kanė prishur edhe kamerat e sigurisė qė kanė qenė tė vėna nė kėtė urė.

Express ka kaluar edhe nė anėn veriore tė Mitrovicės dhe ka marrė opinionin e qytetarėve tė thjesht tė cilėt kanė thėnė se ata nuk dėshirojnė qė situata tė eskalojė dhe se dėshirojnė “qė mė shumė tė merren me hallet e tyre ekonomike sesa me politikė”.

Megjithatė, gjendja edhe pse e qetė deri nė momentet kur ėshtė raportuar, duket nė tension, pėrderisa mbi urėn e Ibrit janė parė policė tė Kosovės por edhe tė karabinierė italianė, tė cilėt edhe janė duke e mbikėqyrur situatėn.

Sė gjendje deri nė orėn 14:00 ėshtė e qetė ka lajmėruar edhe zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės pėr veri, Besim Hoti. Ai ka thėnė se deri me tani nuk ėshtė shėnuar ndonjė incident edhe pse policia ėshtė nė gjendje gatishmėrie.

Gjendjen tensionuese e pėrshkruajnė edhe agjencitė e huaja tė lajmeve tė cilat janė akredituar nė Kosovė. Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar pėr vizitėn e sekretarit gjeneral tė NATO, Anders Fogh Rasmussen, pėrderisa ka thėnė se gjendja mund tė eskalojė mė tė filluar dita e premte, kur edhe do tė filloj zbatimi i marrėveshjes sė arritur me datėn dy shtator nė mes tė Kosovės dhe Serbisė nė Bruksel.

“Kosova e ka akuzuar Serbinė se po planifikon dhunė nė veri tė Kosovės sepse nuk po lejon qė nė dy pikat kufitare nė veri tė kėtė doganier tė Policisė sė Kosovės”, shkruan Zėri i Amerikės.

Ndėrkohė pėr njė eskalim tė mundshėm tė situatės kanė reaguar edhe mediat ruse, tė cilat kanė cituar ambasadorin e Rusisė nė Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin.

“Konflikti nė veri ka shumė mundėsi qė tė eskalojė”, citohet tė kėtė thėnė Churkin pėr Zėrin e Rusisė.

Sipas tij, fajin pėr kėtė e ka Prishtina pasi qė, sipas Churkin, po dėshirojnė qė t’i marrin me dhunė pikat kufitare nė Veri tė Kosovės.

Zėri i Rusisė flet po ashtu edhe pėr mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit qė pritet tė mbahet sonte, ku Serbia do tė tentoi qė tė ndaloj vendosjen e doganierėve nė veri tė Kosovės.

Strukturat paralele po pėrgatiten pėr luftė nė veri

Burime tė Kosovapress-it kanė bėrė tė ditur se strukturat paralele nė veri tė vendit tė mbėshtetura nga Beogradi po pėrgatiten pėr luftė nė veri.

Sipas tė njėjtave burime, shtabi i krizave nė veri ka emėruar gjeneralin serb Bozhidar Deliq pėr komandant tė operacioneve luftarake.

“Nė Kosovė gjatė 48 orėve kanė hyrė rreth 1 mijė pjesėtarė rezervė tė xhandarmerisė dhe ushtrisė serbe, nė mesin e tė cilėve edhe shumė oficerė, si dhe armė kundėr neutralizimit tė automjeteve tė blinduara”, kanė thėnė burimet.

Shqiptarėt e “Kodrės sė Minatorėve” tė ngujuar nė veri

Shqiptarėt nė lagjen “Kodra e Minatorėve” nė veri tė Mitrovicės kanė mbetur tė ngujuar nė shtėpitė e tyre, ndėrsa pėr shkak tė pamundėsisė sė shkuarjes sė arsimtarėve dhe mjekėve tė enjten nuk kanė punuar as shkolla dhe as ambulanta.

Ndėrkaq, banorėt e tri fshatrave shqiptare tė komunės sė Leposaviqit kanė arritur nė Mitrovicė nėn pėrcjelljen e Policisė sė Kosovės tė stacionit Zveqan. (KP)

Serbėt bllokojnė urėn mbi Ibėr

Serbėt lokalė kanė bllokuar urėn e Lumit Ibėr, duke zbrazur sė paku katėr maune zhavorr mbi tė.

Lajmin e ka konfirmuar pėr Radion Evropa e Lirė zėdhėnėsi i Policisė sė Kosovės pėr rajonin e Mitrovicės, Besim Hoti.

"Ajo ēfarė e karakterizon natėn e mbrėmshme nė Mitrovicė ėshtė zbrazja e sė paku katėr maunave zhavorr mbi urėn e Lumit Ibėr nė Mitrovicė dhe dėmtimi i njė kamere tė sigurisė nė veri tė Mitrovicės".

"Policia e Kosovės, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i do tė koordinohen pėr veprimet e mėtejshme. E rėndėsishme ėshtė se nuk ka persona fizikė tė tubuar nė afėrsi tė urės kryesore mbi Lumin Ibėr, ndėrsa pengesa fizike ėshtė prezente. Policia e Kosovės ka rritur masat e sigurisė nė zonat e banuara me popullatė tė pėrzier nė veri", tha Hoti.

Nė veri janė rishfaqur tensionet pas paralajmėrimeve tė Qeverisė se Kosovės se nga e premtja do tė hapen vendkalimet kufitare 1 dhe 31.

Ndėrkohė, sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, do tė qėndrojė sot nė Kosovė.

Rasmusen pritet tė takojė komandantin e ri tė KFOR-it, gjeneral-majorin, Erhard Drevz, kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi, ministrin e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, Agim Ēeku, dhe pėrfaqėsues tė bashkėsisė ndėrkombėtare.

Zėdhėnėsja e NATO-s, Karmen Romero, tha se Aleanca synon uljen e tensioneve kufitare nė veri tė Kosovės.

"Shefi i NATO-s do tė kėrkojė qė tė gjitha palėt tė bashkėpunojnė, tė mbajnė dialog konstruktiv dhe tė shmangin dhunėn", tha Romero. (REL)


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante