Tema: Gjakmarrja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-11-12, 21:42   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Gjakmarrja

Gjakmarrja: “Ndera e marrun nuk falet!”



Gjakmarrja tek Shqiptarėt daton nder shekuj


Pėr herė tė parė nė historinė 100-vjeēare tė shoqėrisė sonė me shtet tė mėveēėm, mė sė shumti diktatorial e mė sė paku demokratik, pėrherė ama e ngjizur nė deje me mbetje kanunore, tribale e anadollake, nė njė shoqėri ku Gjakmarrja mjerisht vazhdon tė quhet jo vetėm nder, por edhe detyrim moral dhe jetik, ku “gjaku lahet vetėm me gjak”, pra jo me ndėshkimin e Ligjit tė Shtetit tė sė Drejtės, ku, si dėshmon Motėr Kristina Faber: “Kanuni gjallon ndėr ne si njė fe dytėsore”, qė do tė thotė se Kanuni vepron mė fuqishėm edhe se fetė, andaj para ca ditėsh u mor njė vendim historik, i cili duhet pėrshėndetur njėzėshėm: “Metropolia e Shkodrės, Sapės dhe Lezhės ka vendosur qė tė gjithė ata qė vrasin pėr gjakmarrje, por edhe ata qė vrasin, tė shkishėrohen”. Ky dekret kishtar provon se shoqėria dhe shteti ynė kanė dėshtuar totalisht nė detyrimin pėr tė kuruar dhe pėr tė zhdukur kėtė plagė tė rėndė shekullore qė po merr pėrditė jetė njerėzish tė pafajshėm, qė po ngujon qindra familje, qė po denatyron, kriminalizon dhe shfytyron mijėra fėmijė dhe duke i dhėnė shoqėrisė shqiptare njė fytyrė sa barbare, aq edhe primitive. Nė tė vėrtetė nuk mjaftojnė fjalėt “ka dėshtuar”, pasi nė kėto 22 vjet me kėtė biēim pluralizmi-anarkik “tė institucionalizuar” tashmė nė tė gjithė hierarkinė e vlerave, shteti dhe organizmat e tij, tė gjithė ne si “shoqėri civile”, n’daē edhe si qytetarė tė ndėrgjegjshėm tė kėtij vendi (sigurisht jo vetėm pėr shkak tė indiferentizmit, por edhe tė trashėgimisė), jemi pėrgjegjėsit, shkaktarėt, pėrēuesit dhe njėkohėsisht edhe pėsimtarėt e Gjakmarrjes dhe tė Kanunit,-teksa ndėrkohė kėrkojmė tė futemi nė Evropė …Nėse diktatura me dhunė e paralizoi Kanunin, rrėnjėt e tij nuk qenkėshin shkulur, deri sa liria i dha, fatkeqėsisht, pėrmasa kombėtare kaq tė frikshme e tė pandalshme Gjakmarrjes, aq sa tė detyrohen organizmat fetare, tė vetmet deri tani, qė synojnė tė ndėrhyjnė pėr tė ndalur gjakderdhjen me “dekrete” tė kėsollojshme. Por a mund tė shmangin “dekretet” kėsodore fetare yryshin e Gjakmarrjes nė vend tė dekreteve, deri tani tė munguara, shtetėrore? Si shpjegohet qė nė kėto vite me liri-demokraci nuk kemi dėgjuar asnjė nismė shtetėrore dhe pėrse askush nga shtetarėt dhe krerėt partiakė tė tė gjitha krahėve nuk kanė tentuar as edhe njėherė tė vetme tė marrin askurrfarė pėrgjegjėsie pėr kėtė krim tė pashembullt? Mos vallė shteti, qeveritė, partitė e krerėt e tyre ndjehen tė pafuqishėm pėrballė Kanunit dhe me apo pa dashje i janė dorėzuar kėsisoj “fesė dytėsore” e sipėrore, Gjakmarrjes, ngujimit dhe vetėgjyqėsisė, ngaqė Kanuni, direkt dhe indirekt ju mundėson njė sundim me mė pak telashe, ngaqė qytetarėt janė tė kapur nga frika e pashmangshme e “pagesės sė gjakut”?

Tashmė askush nuk e vė nė dyshim qė dukuria e Gjakmarrjes ka shkuar tepėr larg, jo vetėm duke ngujuar mijėra familje, por duke vrarė edhe fėmijė, edhe familjarė qė nuk kanė asnjė lidhje e asnjė “detyrim pėr shpagim”…Habitėrisht edhe nė kėtė shekull dėgjohen kėsish “dijetarėsh” qė pa pikė droje dalin e mburrin Kanunin, si njė vlerė e madhe kombėtare, duke e cilėsuar si “Kushtetutėn mė tė vjetėr e mė tė vyer tė Evropės”…Kanuni vėrtet ka qenė njėfarė kushtetute, por ka qenė pėr njė parashoqėri primitive, kur shteti nuk ekzistonte dhe kur organizimi dhe bashkėjetesa nė komunitet, pas feudalizmit, ishte tejet i vėshtirė….Pikėrisht kjo miopi, pėr tė mos e quajtur ndryshe, ėshtė padyshim njė nga arsyet e ringjalljes dhe tė faktorizmit kaq tė shpejtė tė dokeve tė haruara e tė mykura tė Kanunit.



Kanuni ka ndikuar qė gjakmarrja tė vazhdoj nder shekuj


Kanuni nuk mund tė gjallojė as nė shoqėritė parafeudale, fisnore, tė botės sė tretė, pėr shkak tė globalizmit dhe tė teknologjisė informative. Por ja qė u gjallėrua ndėr ne qė jetojmė nė mes tė civilizimit dhe Evropės, duke marrė pėrmasa tė frikshme e tė papėrballueshme, si njė ortek i cili pėrditė e mė tepėr po bėhet i vėshtirė tė ndalet…Deri mė tani nuk ka orvatje pėr ta ndalur, por ka ndėr ne qė si rrugėdalje kėrkojnė, edhe me ndihmėn e Bankės Botėrore, sponsorizim pėr njė referendum pėr Kanunin (qė: “…gjaku duhet tė merret vetėm tek vrasėsi dje, jo tek anėtarėt e tjerė tė fisit”)…., pra pėr mėnyrėn se si duhet tė kryhet gjakmarrja, gjė qė do tė thotė: gjakmarrja le tė vazhdojė, por ama lipset tė kryhet me rregulla, me Kanun!

Ka tė tjerė qė dalin e pohojnė se ka ardhur koha pėr njė Kanun tė ri, me gjasė mė modern, mė bashkėkohor qė…”gjaku tė lahet vetėm me gjakun e vrasėsit”. Si njė ilustrim tjetėr i mjerimit tonė moral, e vetmja rezistencė qė dėgjohet herė pas here ėshtė njė lloj lutjeje qė vjen nga bota mediatike: Gjakmarrja po na prish imazhin para botės, pasi sot po shkruhet shumė keq pėr kėtė dukuri tė shėmtuar, duke penguar modernitetin, integrimin dhe pėrfshirjen tonė tė shpejtė nė Evropė…Por a nuk ėshtė ky njė tjetėr cinizėm i shkallės sė lartė i ngjashėm me propagandėn: mos mbillni e mos trafikoni drogė ju lazaratas se na dėmtoni imazhin e na bėni dėm?
Besoj se ėshtė e panevojshme tė provohet qė as Kanuni dhe as rrjedhojat tragjike tė tij nuk mund tė shkulen me tė tilla nisma “idealiste”, por me masa ligjore e veprime konkrete, jo vetėm tė organeve qeveritare, por tė mbarė shoqėrisė….Nė zonat ku ėshtė gjallėruar Kanuni dihet qė ka prapambetje, varfėri dhe injorancė tė theksuar e tė trashėguar. Shoqėria demokratike i ka braktisur e lėnė nė fatin e vet tė zi kėta njerėz, pa bėrė asnjė pėrpjekje pėr t’i iluminuar, zhvilluar, emancipuar, kulturuar, arsimuar, dmth evropianizuar kėta banorė qė vazhdojnė tė jetojnė si tribu. Aq mė tepėr qė edhe shembujt e drejtimit dhe pėrfaqėsimit nė kėto humbella janė nga mė negativet, aq sa edhe pajtuesit e gjaqeve, ashtu si jo pak OJF, janė diskredituar e paditur pėr shpėrdorim e korrupsion, duke dėrguar jashtė shtetit pėr strehim politik qytetarė qė nuk kanė lidhje me Gjakmarrjen…

Nė kėto kushte, kur shteti dhe organizmat e tij, organet e Drejtėsisė dhe tė policisė, mediat dhe OJF-tė, shkolla dhe morali i komunitetit ndihen jashtė loje, duhet vlerėsuar si tepėr fisnik vendimi i mėsipėrm i Kishės Katolike. Prandaj do tė ishte e udhės qė edhe krerėt e komuniteteve tė tjera, muslimane dhe ortodokse, nėse ndjejnė sadopak pėrgjegjėsi pėr kėtė shoqėri tė traumatizuar tė mos bėjnė vetėm ceremoni politiko-fetare nė ditė kremtesh, duke u puthur me krerėt e politikės, por t’i bashkohen “dekretit katolik”, duke i dhėnė kėshtu qėllimit njė dimension mbarėkombėtar e rrjedhimisht, edhe mė ndikonjės. Fakti qė Kryeministri Berisha doli menjėherė dhe tha se shumė shpejt do tė hartohet njė ligj (ndonėse me vonesė!) ku tė sanksionohet dėnimi me burgim tė pėrjetshėm i atyre qė kryejnė Gjakmarrje ( ndonėse jo pa qėllim ai “e ngatėrroi” Gjakmarrjen me hakmarrjen, pasi, si verior, ai e njeh mjaft mirė Kanunin…), kjo, gjithsesi duhet kuptuar si njė shenjė pozitive qė jep shpresė se edhe politika do tė futet do tė pėrfshihet nė njė Kuvend tė tillė mbarėkombėtar. As zgjedhjet pėr deputetė, as kongreset e partive, madje as ceremonitė qė do tė organizohen me shumė pompė pėr 100 vjetorin nuk do tė kishin vlerėn e njė nisme tė tillė e cila do tė mund tė frenonte, sadopak, gjakderdhjen!



Gjakmarrja dominon nė Veri tė Shqiprisė


“Kushdo qė ėshtė i izoluar”, na kujton ne shqiptarėve murgesha Kristinė Faber, e cila i ka vėnė vetes qėllim tė lehtėsojė familjet e ngujuara, “ėshtė edhe i traumatizuar. Shtėpia jote kthehet nė burg dhe jashtė pėrgjon vdekja. Nuk ka zhvillim tė njėjtė tė tė ngujuarve. Ēdo i ngujuar ka historinė e tij traumatike dhe zhvillimi i fėmijėve dhe i tė rinjve varet nga shumė, shumė faktorė. Nė secilin rast frika nga vdekja, izolimi social, turpi, pėrjashtimi, varfėrimi material si pasojė e izolimit nuk janė kushte tė favorshme pėr njė zhvillim tė shėndoshė, tė tėrėsishėm”.

Dihet se nėse nė njė shoqėri demokratike nuk jepet drejtėsi qoftė edhe pėr njė njeri tė vetėm, atėherė presupozohet se nė atė shoqėri nuk ka drejtėsi, -ky ėshtė parimi universal i drejtėsisė sė njė shteti tė sė Drejtės,- por ē’duhet tė thuhet pėr njė shoqėri qė ka mbi njėmijė fėmijė tė ngujuar qė jetojnė me frikėn e gjakut, tė vdekjes, tė terrorit? Pėr tė ilustruar tablonė “e gjakut apo tė nderės sė pafalun qė me ēdo kusht duhet tė merret”…. ja disa kronika tė zeza nga shtypi: “…Para 6 vitesh Tones i vritet i shoqi duke i lėnė 7 jetimė, 6 vajza dhe njė djalė qė sot janė 10-19 vjeē...Tone Bushi, nuk ka mundėsi tė kėrkojė as tė drejtėn e mohuar tė pensionit pėr fėmijėt e saj. Nė fshatin Mali i Jushit, Prekė Preka dhe gruaja e tij Lezja, jetojnė me dy nuset e djemve tė vrarė dhe 7 jetimėt e tyre. Violeta dhe Ardjana janė dy nuset, tė cilave nė njė afat prej 1.5 vitesh u janė vrarė burrat, duke u lėnė 7 jetimė. Jetimėt rriten me ndjenjėn e hakmarrjes. Kristiani, Paridi, Dimitrula, etj., ndonėse fėmijė, dinė tė pėrdorin armėn. Ata po rriten me idenė se duhet tė vrasin pėr tė marrė hakun e baballarėve tė tyre. Nė shtėpinė e tyre vetėm vajtohet dhe flitet pėr hakmarrje. Psikologjia e tė marrurit gjak u rrėnjoset fėmijėve qė kanė probleme tė tilla dhe i shoqėron ata gjithė kohės. Nė fshatin Aliaj tė komunės Bajzė nė Malėsinė e Madhe ka fėmijė tė ngujuar qė kur kanė lindur. I tillė ėshtė Ermenis Laēaj, i cili lindi dhe u bė njėzet muajsh i ngujuar pa e kuptuar kėtė fenomen”.…

Ndėrsa i ngujuari Skėnder Xhani pohon: “Nėse nuk do tė ishte Kanuni ligji ynė, unė do tė dorėzohesha nė polici pas asaj qė ndodhi. Por unė nuk jam i sigurt pėr vete dhe pėr familjen time. Hasmi s’e njeh shtetin…”. Skėnderi ka bindjen se edhe nėse do tė shkonte pėr tė kryer dėnimin qė i takonte sipas ligjeve, hasmi …do ta vriste menjėherė sapo tė dilte nė qoftė se nuk do ta kishte bėrė kėtė mė parė mbi djemtė e tij”…

Aq e fortė ėshtė trysnia e marrjes sė gjakut dhe e vėnies sė nderės sė familjes, sa me Kanun gjaku i tė vrarit mblidhej nė njė enė, taposej dhe vendosej mbi oxhak…Kur, pasi vepronin proceset kimike e kur gjaku fermentohej, ushtronte trysni dhe poēja a shishja thyhej, ose kur tapa shpėrthente, kjo konsiderohej qė gjaku po bėnte thirrje urgjente pėr tė marrė hak…E pra, a mos duhet qė shoqėria jonė tė presė njė ditė tė tillė tė fatkobtė qė ta kuptojmė domosdonė e marrjes sė masave tė gjithanshme e gjithėpėrfshirėse pėr shuarjen pėrfundimtare tė Kanunit?
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė