Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-04-07, 12:04   #11
Penesti
 
Anėtarėsuar: 15-02-07
Postime: 379
Penesti me shokė shumePenesti me shokė shume
Gabim

Polemika qe po zhvillohet ne trajten e kundershtive per nje armate gjithkombetare hap nje paranteze te rendesishme dhe po aq komplekse ne shoqerine shqiptare. Ne udhekryqet historike nje race e menqur i ve ne disponim te gjitha kapacitetet kombetare per realizim te nje projekti siq esht bashkimi kombetare. Pararendesit e kesaj polemike me te drejte ketij problemi i qasen me nje perkushtim serioz dhe kjo me ben te besoj se gjeni i kombit nuk ndjehet i rehatshem perballe ndarjes politike qe eshte sajuar historikisht ne interes te fuqive ne reshtimet e paslufterave me permasa boterore. Eshte e njohur thenia se fatet e popujve te vegjel dalin nga dyert e tragjedive te medha. Nderkaq ne rrethanat egzistuese shum te pakta jan gjasat per nje konflikt te ri boteror andaj prejudikimi i nje konflikti qofte edhe me permasa ballkanike nuk mbeshtetet ne ndonje reference te argumentuar. Zhvillimet aktuale ne bote dite e me shume qartesojne tendencen per dominim ne hapsirat strategjike ku padyshim ben pjese edhe Ballkani i "haruar". Tash me Evropa dhe fuqite e medha qe deri dje ishin skajshem inferior ndaj vlimeve ne Ballkan e kan te qarte definitivisht se getoizimi i Ballkanit heret ose vone do trazoje edhe hapsiren pertej ballkanike andaj ne rrethana te tilla nuk do mjaftonin as edhe zjarrfikesit me te sofistikuar per shurje zjarri. Luftat e zhvilluara ne hapesirat ish jugosllave sherbyen si leksion shembullor sidomos per europjanet se nderhyrjet e vonuara rezultojne pasoja te cilat sherohen me shum mundime.
Sdo mend nga kjo pervoje e afert ne te gjitha projektet e Fuqive te medha agjendohet edhe ceshtja shqiptare. Dhe , ky moment udhekryqi historik duhet te trazoj menqurine shqiptare per nje perzgjedhje te rruges qe do shpie ne realizimin racional te aspirates kombetare. Jane shum shembuj nga e kaluara kur klasa politike shqiptare nuk kishte vizione te qarta ne permbarimet e lufterave me permasa boterore psh. gjate L.I.Boterore prijesit e levizjes kombetare nuk definuan rreshtimin perkrah aleances perendimore ANTANTES, dhe kjo domosdo u reflektua ne konferencat Paqesore ku perkrahesit ( Serbia, Greqia e te tjera vende) u shperblyen dhuratushem ne kurriz te teresise etnike shqiptare. Ishte Villsoni ai qe vuri veton e percopezimit te metejme te Shqiperise Londineze. Pak sa ngjajshem fati na percolli edhe ne L.II. Boterore kur me ose pa deshiren tone u reshtuam perskaj sllavokomunizmit lindor. Hipotetikisht kjo aleance nuk solli gje tjeter veq se nje dekadence gjysemshekullore. Per fat te keq ideologjia komuniste jo natyrshem u shtrua ne sofren shqiptare dhe ajo percillet me recidivet e saja edhe ne perditshmerine e tanishme shqiptare.
Dhe tani pashmangshem shtrohet pyetja QUO VADIS populli shqiptare. Kjo pytje mbase duhet shtruar ne dimension gjithperfshires e megjithate orientimin vizionar duhet ta udheheq potenciali intelektual qe per dallim nga e kaluara tani nuk esht i pamjaftueshem. E kam fjalen ne intelegjencen shqiptare gjithandej e cila fatkeqsisht ne aktualitetin tone ka mare rolin e perulesise sidomos ndaj klases politike- lidershipit qe eshte cartur deri ne ekstrem per marje-ruajtje pushtetesh me cfardo qmimesh qofte edhe me hesap luftrash civile. Keshtu, ne saje te inferioritetit intelektual krijohet hapsire komode per ABDULHADIVESELAT ( qe mezi kreu shkollen e mesme dhe nje shites i deridjeshem lulesh ), DUGOLLBUJARET E ETHEMQEKET historiane qe udheheqin dikastret energjetik dhe tregetine ( funkcione shum te perputhsme me profesionet e tyre!!!!! qe ti japin vetes mandat per unitete kombetare apo perpilim strategjish kombetare. Dhe ktu pajtohet teresisht me pararendesit Arton Bala dhe Panta Rei te cilet kerkojn armate akademikesh por te paperulur per post ministrash, rektoresh,dekanesh...
Kjo armate akademikesh do terhiqte vijen e kuqe njeher e pergjithmone dhe do e ngriste zerin kudo e fuqishem ndaj ketyre anomalive qe vetevrasin vlerat kombetare aq me teper ne ushqyesit e lufterave fetare ndershqiptare dhe atyre qe sajojne identitete shqiptare- kosovare, lindore e qka jo tjeter. Ne keso rastesh edhe Albin Kurtit nuk do ti shkonte mendja per ""revolucione" brenda shoqerise shqiptare.
Se kendejmi jam ithtare i krijimit te nje armate qe do zhvillonte lufte te tipit gjermano bashkues ani se per krahasim mund te duket paksa imagjinuese. Dhe kjo armate ka berthamen e vet tek brezi i ri i cili shpresoj ne nje te ardhme te perafert do katapultoj potencialin e vet deshtem ne apo sdeshem...Se ne q`permasa do shpertheje vrullshem dhe menqurisht ne lufte kunder cilesdo zgjebosje qe po e detyron cdo dite e me teper ne krurje vares...
Penesti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė