Tema: Anekdota
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-01-14, 16:10   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Anekdota

GRUNI EDHE QITELI
(Rahovec)

Ishin kanė niher tuj fshi grun do burra.Njani pej puntorve e kishte pasė ni qiteli me veti.Aty ish kanė ni bujk podrimcak q* kurrė s'e kish pa qitelinė me sy.Si e pa u ēudit fort edhe p'e vet t'zotin e qitelis:
-Po shka asht qeky sen,bre jaran?
-A,bre shok,me ba me e pasė qet sen,kurr miza s'ta han grunin n'hamar.
-Po qysh,bre,a ka kun me e ble,se vallah p'e blej nja,veē kallxom qysh shkon kjo punė,- po i thotė bujku atina shahirit.
-E,more jaran,si ta blejsh qeta,meniher m'sohesh me i ra e si t'msohesh,kije me hup kohė mas ksaj.Tani as s'kije me mjellė as me korrė,as me fshi.E ku n'dreq t'mallkuem me pasė grun n'hamar tondin pėr me ta hangėr miza.



PUNA PA DUER
(Tėrpezė,Drenicė)

Ish kanė ni njeri fukara.Shpija e Jetullah Gjinit,praj katunit Tėrpezė,e kishte pas majtė at fukara.Kur shkoi ni ditė Zymeri, i tha Jetullahit:
-He,bre Zymer,mirė bane q* erdhe me punue dishka.
-Po s'po muj bre me punue!- i tha zymeri,se ish kanė plakė e njeri i lodhun.
-Hajt se ta gjajmė ni punė pa duer - edhe e shtini m'u pri kijeve.
Ishte t'foftė i madh e fryjke veri.U thojke Zymeri njerzve prej gazepit t'ftoftit:
-Qekjo kanka puna pa duer!



SI E NJOFTI MYSAFIRI TĖ ZOTIN E SHTĖPISĖ
(Tėrstenik,Drenicė)

U nis njani pėr udhė.E zuni nata e ra mysafir n'ni shpi.Thirri.Duel i zoti i konakut edhe e pėrcoll e e shtini mrena.U ungjėn tė dytė n'odė.I zoti i shpis nuk ja niske kurrfarė muhabeti.Edhe mysafiri nuk e dike se ēka po menon ai,e mos po e ka mėrzi kta si mysafir.Pėr mi ēelė t'zotin e shpisė,me e kuptue se ēka menon edhe ēka asht,po ja nis muhabetit pėr me nxjerrė fjalė.Tha:
-Kah kam ardhė udhės,e kam pa njanin tuj livrue me dy kije ēifta sikur molla.
I zoti i shpis nuk foli.E kuptoi mysafiri q* nuk asht puntor .
Masanej prap foli mysafiri:
-Kah erdha udhės e takova njani me ni penė kual me kerr.Ish kanė tuj shkue pėr udhė e qekaq ishin kanė t'hijshėm kualt edhe qekaq shkojshin mirė saqi nryshe s'ban.Zemra m'met n'ta.Apet i zoti shpis nuk bani za.Apet mysafiri e kuptoi q* nuk asht puntor q* punon me kual.
S'treti herė mysafiri apet tha:
-E kam pa njanin sod tuj gjuejtė me zagar.I kish dy zagarė t'mirė q* zemra me tu rritė.
Apet i zoti i shpisė nuk bani za .Apet e kuptoi mysafiri q* nuk asht gjuetar.Nejti pak mysafiri e foli prap:
-I kam pa dy gra tu ni krue tuj la tesha saqi nuk ban mu kan ma t'mira.
At'herė i zoti i shpisė u ēue edhe tha:
-Ēfarė ishin?
-Njana ish kanė e vogėl e njana ish kanė e madhe.
-Ēfarė teshash kishin pasė?
-Njana kish pasė qeso tashash, njana qaso teshash.
- Apet i zoti i shpisė e veti, pėr me marrė vesh a ishin kanė bash ato q* i ngjihke vetė:
-A e kish pasė njana anterinė e zezė?
-Po
At'herė mysafiri e kuptoi q* i zoti i shpisė as nuk ish puntor i tokės, as i kualve, as nuk ish i gjuetisė, po ish njeri q* i njekte femnat.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė