Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-05-09, 15:35   #31
Ilir@
 
Avatari i Ilir@
 
Anėtarėsuar: 12-05-09
Postime: 146
Ilir@ i vlerėsuar jo keq
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Kohėt e fundit janė bėrė pėrpjekje qė kėto mendime tė zėvendėsohen me njė tezė tė re, sipas sė cilės zotėrimet romake kufizohen gjithashtu me tokat e Dyrrahut, tė Apolonisė, tė parthinėve dhe tė atintanėve, por parthinėt shtriheshin nė luginėn e mesme dhe tė epėrme tė Shkumbinit, kurse atintanėt nė Ēermenikė. Kėshtu protektorati ngushtohet, por shtrihet thellė nė lindje. Rreth tij pastaj vendosen njė sėrė zonash tė pavarura, qė shėrbejnė, sikurse thuhet, si amortizatorė pėr zotėrimet romake. Nė veri tė Dyrrahut deri nė afėrsi tė Skodrės vendoset zotėrimi i Demetėr Farit, qė ndante protektoratin nga Mbretėria Ilire; nė lindje zotėrimet romake, duke depėrtuar thellė deri nė burimet e Drinit tė Zi, ndanin mbretėrinė ardiane nga aleatėt e saj maqedonė dhe bllokonin rrugėt nga Maqedonia pėr nė brigjet e Adriatikut; mė poshtė Dasaretia, qė zinte territorin midis Devollit dhe Osumit, u bė gjithashtu njė zonė e pavarur dhe formoi njė amortizator tjetėr ndaj Maqedonisė; mė nė fund, nė jug zona qė hyri nė vartėsinė e Romės pėrfundonte nė territorin e Apolonisė, qė takonte bregun e Vjosės, por nuk pėrfshinte Aulonin, Orikun, Bylisin dhe Amantien. Kėto katėr qytete formonin njė grup tė pavarur ose neutral, me fjalė tė tjera njė amortizator tjetėr ndaj Lidhjes Epirote.
Ėshtė e pabesueshme qė romakėt tė kenė projektuar dhe realizuar njė sistem tė tillė mbrojtės, tė paktėn nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme, siē na paraqitet. Senati nuk mund tė zbatonte njė politikė jo realiste. Shtete tė tilla tė vogla nuk mund tė kishin njė vlerė reale, sepse fuqitė qė qėndronin pas kėtyre tė ashtuquajturve amortizatorė nuk do t’i pėrfillnin ato, nuk do t’i konsideronin si pengesė. Nė fakt tė gjitha sulmet qė shpėrthyen mė vonė prej Mbretėrisė Ilire apo Maqedonisė kundėr zotėrimeve romake nuk kanė ndeshur nė pengesėn e kėtyre lloj shteteve dhe nuk ka tė dhėna qė mbrojtja romake tė jetė mbėshtetur nė to. Pėrveē kėsaj, disa fakte tė veēanta qė pėrfshihen nė kėtė tezė janė krejt arbitrare. Kėshtu, ėshtė e pabazuar vendosja e zotėrimeve tė Demetėr Farit nė veri tė Dyrrahut deri nė afėrsi tė Skodrės dhe, po kėshtu, nuk qėndron lokalizimi i atintanėve nė Ēermenikė.
Duke pranuar si tė drejtė mendimin qė zotėrimet romake nė tokėn ilire formoheshin nga Dyrrahu, Apolonia dhe parthinėt e atintanėt, mbetet sidoqoftė e paqartė shtrirja territoriale e kėtyre zotėrimeve. Pėrpjekjet pėr lokalizimin e parthinėve dhe tė atintanėve nuk kanė dhėnė pėrfundime tė kėnaqshme. Nė qoftė se pėr parthinėt ka ardhur duke u saktėsuar mendimi qė ata, si banorė tė tokave nė shpinė tė Dyrrahut, shtriheshin prej Ardaksanit e deri nė Aps (Apsos), pėr atintanėt mendimet e studiuesve ende nuk pėrkojnė. Megjithatė, po t’i ēlirojmė kėto pohime nga ndonjė interpretim jo i drejtė i burimeve dhe tė lėmė mėnjanė si tė dyshimta, ato burime qė i shtrijnė atintanėt deri nė Dodonėn e largėt apo nė luginėn e Drinos, atėherė do tė vėrejmė se burimet kryesore e mė tė besueshme e vendosin kėtė popullsi nė shpinė tė Apolonisė, nė Mallakastrėn e sotme. Kėshtu, parthinėt e atintanėt sė bashku zinin gjithė bregdetin prej Ardaksanit deri nė Aps (Apsos) me njė shtrirje nė lindje qė pėrfshinte edhe brezin kodrinor tė ultėsirės bregdetare. Nė kėtė territor bėnin pjesė njė varg qytetesh ilire, midis tė cilave ka tė ngjarė edhe Dimale, por jo Bylisi, qė zinte skajin mė jugor.
Me vėnien nėn sundimin e tyre tė tokave mė tė rėndėsishme tė bregdetit, romakėt likujduan kėshtu zotėrimet e Mbretėrisė Ilire nė jug. Edhe nė qoftė se nė kėto anė mbeti ndonjė zonė qė nuk u pėrfshi nė zotėrimet romake, siē mund tė ishte Bylisi me rrethin e afėrt tė tij, Dasaretia apo ndonjė zonė tjetėr e brendshme malore, ato nė fakt mbetėn tė shkėputura nga Mbretėria Ilire, me tė cilėn edhe mė parė, pėr vetė natyrėn e shteteve antike, jo gjithmonė kishin lidhje tė forta. Koinoni i bylinėve, si njė bashkim i popullsisė dhe i qendrave tė vogla pėrreth, qė na pėrmendet nė burimet epigrafike i takon, me sa duket, kėsaj kohe.
Nga analiza e pikave tė traktatit arrihet nė pėrfundimin se Roma e reduktoi shtetin ilir nė njė mbretėri tė vogėl nė veri tė Lisit. Nė jug ajo krijoi njė zotėrim tė vetin qė formohej nga Dyrrahu, Apolonia, parthinėt dhe atintanėt. Kėtė zotėrim ajo do ta pėrdorte si njė bazė pėr tė garantuar respektimin e traktatit dhe pėr tė shtypur ēdo pėrpjekje pėr rimėkėmbjen e shtetit ilir. Zotėrimet (dinasteia) e Demetėr Farit pėrbėnin gjithashtu njė kundėrpeshė ndaj Mbretėrisė Ilire nė veri, kurse krahinat apo qytetet e tjera tė jugut, qė mbetėn tė shkėputura nga kjo mbretėri, u lanė tė papėrfillura me besimin qė, si njėsi tė vogla, favorizonin pozitėn e Romės nė kėto anė. Ndalimi, sipas traktatit, i lundrimit nė jug tė Lisit kishte pėr qėllim tė kufizonte nga ana tjetėr fuqinė detare tė Mbretėrisė Ilire; pėr kėtė do tė shėrbenin nė mėnyrė tė veēantė zotėrimi i Isės dhe i Korkyrės. Kėshtu me anė tė kėtij traktati Roma siguronte tė gjitha masat e mundshme pėr ta dobėsuar shtetin ilir dhe pėr ta mbajtur atė nėn kontroll, por jo pėr ta asgjėsuar plotėsisht.
Nė marrėdhėniet me Romėn Mbretėria Ilire mbeti, pas pėrfundimit tė traktatit, njė shtet tributar. Ėshtė thėnė se tributi ka qenė njė dėmshpėrblim qė do tė paguhej me kėste, megjithėse masa dhe mėnyra e shlyerjes sė tij nė traktat nuk pėrcaktohet. Gjendja juridike e qyteteve dhe e popullsive qė u pėrfshinė nė zotėrimet direkte tė Romės nuk ėshtė gjithashtu e qartė. Marrja e tyre nėn tė ashtuquajturėn mbrojtje nga Roma lejon tė nėnkuptohet se ato qenė vėnė nėn njė lloj varėsie. Ka shumė tė ngjarė qė kėto tė jenė konsideruar nga ana formale si “aleatė” apo “miq” qė u lejohej e drejta e njė vetadministrimi tė kufizuar. Por nė fakt ato ishin tė varurit e Romės dhe si tė tillė nuk mund tė hynin nė marrėdhėnie tė lira me shtetet e tjera. Pėrveē kėsaj, ata ishin tė detyruar tė pranonin nė ēdo kohė ushtritė romake dhe t’i furnizonin ato me ushqime apo t’i plotėsonin me kontingjente ndihmėse tokėsore e detare, siē ndodhi, qysh nė vitin e parė tė pushtimit, nė dimrin e vitit 229/228 dhe mė vonė. E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr Demetėr Farin, qė u vu nė shėrbim tė Romės, si dinast i varur i njė zotėrimi tė vogėl nė ishullin e Farit dhe brigjet e Dalmatisė.
Gjatė konfliktit Maqedonia, Lidhja Epirote dhe Akarnania kishin mbajtur njė qėndrim qė nuk pajtohej me detyrimet e tyre si aleatė tė shtetit ilir dhe me interesat e tyre politike nė pėrgjithėsi. Ky qėndrim shpjegohet me njė varg rrethanash. Sado me rezerva ta kenė parė kėta aleatė rritjen e fuqisė ilire, dalja e Romės nė brigjet lindore tė Adriatikut nuk mund tė ishte pėr ta mė e mirė. Por, nga ana tjetėr, nuk shohim, tė paktėn burimet nuk na e thonė, qė krahas masave mbrojtėse me karakter ushtarak, shteti ilir tė ketė marrė edhe masa pėr vėnien nė lėvizje tė aleatėve tė tij. Duket qartė se ilirėt, ashtu edhe aleatėt e tyre nuk arritėn t’i pėrfundonin pėrgatitjet pėr t’i dalė pėrpara rrezikut qė po i kėrcėnonte. Jo vetėm kaq, por vetė Maqedonia u gjend nė kėtė kohė e rrezikuar seriozisht nga njė sulm dardan, i cili i kushtoi jetėn sundimtarit tė saj, Demetrit II. Ky fakt nuk ishte pa rėndėsi nė zgjedhjen e momentit tė pėrshtatshėm pėr shpėrthimin e konfliktit tė armatosur kundėr ilirėve. Edhe nė qoftė se ky sulm ishte krejt i pavarur, nuk mund tė mos merret parasysh fakti qė ai pėrkon nė kohė me ngjarjet e pėrshkruara mė lart. Nė kėto rrethana romakėve nuk u mbetej gjė tjetėr veēse tė ndanin dhe tė paralizonin aleatėt jugorė, Lidhjen Epirote dhe Akarnaninė prej mbretėrive ilire. Kėtė detyrė ata e zgjidhėn duke drejtuar goditjen e tyre tė parė kundėr Korkyrės dhe Apolonisė.
Pasi rregulluan punėt nė Iliri, romakėt pėrcaktuan edhe qėndrimin e tyre ndaj aleatėve dhe armiqve tė shtetit ilir. Nė gjendjen e re tė krijuar senati deshi t’u jepte atyre njė provė mė tė qartė tė pozitės sė Republikės. Menjėherė pas pėrfundimit tė traktatit tė paqes, konsulli qė mbeti nė Iliri u dėrgoi njė delegacion etolėve dhe ahejve pėr t’u shpjeguar arsyet e ndėrhyrjes dhe tė luftės nė Iliri dhe pėr t’u bėrė tė ditur kushtet e paqes qė u kishin imponuar ilirėve. Pėrfaqėsuesit bėnė ēmos tė justifikonin kėtė iniciativė tė Romės, duke nxjerrė nė pah pasojat e “lumtura” qė rridhnin prej saj pėr helenėt. Kujdesit dhe mirėsjelljes sė tyre tė shtirė, lidhjet e mėdha greke qenė detyruar t’u pėrgjigjeshin duke i pritur kėto delegacione plot respekt dhe duke dhėnė kėshtu, miratimin e tyre pėr kėto veprime tė Republikės. Mė vonė delegatėt vizituan edhe dy qytete tė mėdha tregtare, Korinthin dhe Athinėn, qė pėrfaqėsonin kundėrshtarin mė tė vendosur tė Maqedonisė dhe jo vetėm gjetėn tė njėjtėn pritje, por si asnjėherė mė parė, u lejuan tė merrnin pjesė nė lojėrat istmike. Krenaria greke ishte thyer dhe Roma kishte bėrė nė kėtė drejtim hapin e parė konkret. Nga ana tjetėr, Maqedonia, Epiri dhe Akarnania, aleate tė Mbretėrisė Ilire, nuk u vizituan. Me kėtė qėndrim mospėrfillės Roma u dha tė kuptojė atyre se nė cilėn anė ishin simpatitė e saj.
__________________
Raca e bukur dardhane illire .
Ilir@ Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante