Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-12-18, 19:29   #1
AlbCr3w
 
Anėtarėsuar: 11-12-18
Vendndodhja: ZH
Postime: 1
AlbCr3w i vlerėsuar jo keq
Gabim Kosova bėhet me USHTRI!

Kosova nga sot e ka Ushtrinė e saj. Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės i thanė po transformimit tė Forcės sė Sigurisė sė Kosovės nė Forca tė Armatosura.

Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės miratuan nė lexim tė dytė Projektligjin pėr Ministrinė e Mbrojtjes, Projektligjin pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės si dhe Projektligjin pėr shėrbim nė Forcėn e Sigurisė sė Kosovės.
Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės me 107 vota pėr, asnjė kundėr dhe njė abstenim kanė miratuar Projektligjin pėr Ministrinė e Mbrojtjes.
Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės me 107 vota pėr miratuan Projektligjin pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės. Ky projektligj u votua me 45 amendamentet e propozuara.

Deputetėt e Kuvendit tė Kosovės me vota 107 pro votuan Projektligjin pėr shėrbim nė Forcėn e Sigurisė sė Kosovės.

Kėto tri ligje mundėsojnė transformimin e FSK-sė nė Ushtri.

Me kėto ligje parashihet qė Forca e Sigurisė sė Kosovės tė zhvillohet si njė forcė me kompetenca dhe detyra tė reja, organizim dhe funksionim tė ri dhe kalimi i Ministrisė sė FSK-sė nė Ministri tė Mbrojtjes.
1.) Projektligji pėr Ministrinė e Mbrojtjes – Mė kėtė Ligj bėhet riorganizimi dhe kalimi i MFSK-sė nė Ministri tė Mbrojtjes nė kuadėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės me qėllim tė mbikėqyrjes dhe kontrollit civil demokratik mbi FSK-nė me strukturėn e saj organizative qė siguron funksionalizimin e plotė dhe pėrmbushjen e pėrgjegjėsive tė saj.

Ministria e Mbrojtjes do tė harton dhe zbaton politikat e pėrgjithshme shtetėrore tė mbrojtjes nė nivelin strategjik, si dhe do tė ushtron funksionet e kompetencat e saj nė pėrputhje me Kushtetutėn.

Po ashtu, ky projektligj pėrcakton nė mėnyrė tė detajuar edhe kompetencat e Ministrisė, kompetencat e Ministrit tė Mbrojtjes e po ashtu edhe kompetencat e Sekretarit tė Pėrgjithshėm.

2.) Projektligji pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės – pėrcakton kompetencat, organizimin dhe funksionimin e FSK-sė , si forcė multietnike, profesionale, e armatosur dhe e autorizuar pėr tė shėrbyer nė vend dhe jashtė vendit, nė pajtim me mandatin e dhėnė kushtetues dhe ligjor nė mbrojtje tė integritetit territorial, qytetarėve, pronės dhe interesave e Republikės sė Kosovės, dhe e cila i nėnshtrohet kontrollit civil demokratik.

3.) Projektligji pėr Shėrbimin nė FSK – Ky projektligj rregullon kushtet e pėrgjithshme tė shėrbimit nė FSK si njė shėrbim i ndėrtuar mbi bazėn e parimit tė ligjshmėrisė, profesionalizmit, komandės, disiplinės, respektit, nderit, ruajtjes sė informacionit, komunikimit, jo diskriminimit dhe mundėsive tė barabarta, paanshmėrisė politike, transparencės dhe llogaridhėnies.

Ky projektligj pėrcakton kriteret e pėrgjithshme pėr shėrbim, parametrat e shėrbimit, kohėzgjatjen e shėrbimit, zhvillimin e karrierės, ndėrprerjen e shėrbimit, statusin e pjesėtarit tė FSK-sė, tė drejtat dhe detyrimet e pjesėtarėve dh ēėshtje tjera nė kuadėr tė shėrbimit nė FSK.

Ndryshe, ditė mė parė nga Amerika nė Kosovė, kanė arritur 24 automjete ushtarake “Humvee”.

Kėto automjete i kanė kushtuar buxhetit tė Kosovės rreth 7 milionė euro. Forcat e Kosovės do tė kenė edhe 27 automjete tė tjera “Humvee”, tė cilat janė donacion nga Ushtria Amerikane.



Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga AlbCr3w : 15-12-18 nė 19:30
AlbCr3w Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante