Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-04-05, 04:07   #1
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim LPK-ja perkujton Enver Hoxhen

Lėvizja Popullore e Kosovės shėnoi 20- vjetorin e vdekjes sė Enver Hoxhės

Nė Ferizaj u shėnua 20- vjetori i vdekjes sė Enver Hoxhės

Ferizaj 2005-04-11

Rreth 50 ferizajas, pas ndjekjes sė fjalimeve tė diktatorit komunist tė Shqipėrisė, Enver Hoxha, pėrmes videokasetave, kanė shėnuar tė hėnėn mbrėma 20-vjetorin e vdekjes sė tij, duke e vlerėsuar figurėn e Hoxhės si mė tė rėndėsishmen nė historinė e popullit shqiptar.


Njė Kėshill organizativ, qė tha se ishte politikisht neutral nė skenėn e sotme, pohoi se me shėnimin e 20-vjetorit tė vdekjes sė "xhaxhit Enver", dėshironte tė bėjė tė ditur qė historia e shqiptarėve nuk do tė ishte e plotė, pa hallkėn e Enver Hoxhės, i cili, siē thanė ata, i dha vulė gjatė 50 viteve tė sundimit tė tij.

"Nė historinė e pėrplasjeve tė pėrgjakshme dhe nė rezistencėn gjatė pėrjetimit tė tragjedive, populli ynė ka nxjerrė nė skenėn e historisė shumė figura legjendare, por Enver Hoxha ishte personaliteti mė i shquar qė ka njohur ndonjėherė historia e deritashme e Shqipėrisė", tha me njė patos patriotik, Remzi Hasani, nga Kėshilli organizativ dhe kryetar lokal i Lėvizjes Popullore tė Kosovės, parti e cila gjatė dy palė zgjedhjeve komunale, nuk ka siguruar asnjė vend nė kuvendin vendor.

Folėsit e tubimit pėrkujtimor, e vlerėsuan Enver Hoxhėn si njė strateg tė pashoq, reformator, mbrojtės fanatik tė integritetit tė Shqipėrisė dhe pėrhapės tė madh tė arsimit e shkencės ndėr shqiptarė. Sipas tyre, kosovarėt pėr njė kohė tė gjatė kanė luftuar pėr ēėshtjen kombėtare, “duke pasur si idol prijėsin Enver Hoxha”.

"Ne ecnim krenar, sepse e dinim se shqiptarėt kanė Zot. Dhe ky Zot ishte shoku Enver", u ėshtė drejtuar me njė ton emfatik pjesėmarrėsve, veterani i arsimit nė Ferizaj, Hajrush Reka.

Nė fjalimet e tyre, organizatorėt kanė kritikuar regjimet shqiptare pasenveriane, se e kanė kthyer Shqipėrinė nė njė vend lypsar, ndėrsa shqiptarėt - nė njė popull pa dinjitet kombėtar. Ata e kanė quajtur Enver Hoxhėn figurė, tė cilėn popujt e nxjerrin njė herė nė pesė shekuj.

Tubimi pėrkujtimor pėr shėnimin e 20- vjetorit tė vdekjes sė Enver Hoxhės, ka pėrfunduar me njė fjalim tė diktatorit shqiptar, tė vitit 1981, nė tė cilin ai dėnonte dhunėn e autoriteteve serbe ndaj kėrkesave tė drejta tė kosovarėve pėr liri kombėtare.


Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante