Protesta e grave tė Vlorės pėr dhunėn
Dhuna bashkėshortore ne vend ka marre pėrmasa te frikshme. Vetėm kėtė vit 17 gra janė masakruar nga burrat e tyre, sidomos pėr shkak te motiveve te xhelozisė.
Pėr kėtė arsye qindra vajza e gra vlonjate kane dale ne protestė, duke kėrkuar nga institucionet marrjen e masave. Marshimit ne rrugėt e Vlorės, ne ditėn ndėrkombėtare, kundėr dhunės ndaj grave iu bashkuan edhe zyrtare te institucioneve te Vlorės. Juristet propozojnė qe zgjidhja e kėtij problemi te realizohet me ligj, e konkretisht me njė ndryshim ne kodin e procedurės penale, me qellim qe ndjekja penale e familjareve dhunues te ndiqet pėrmes prokurorisė. Me ane te kėtij ndryshimi ne kod, synohet qe edhe kur e dhunuara tėrheq denoncimin, prokuroria te vazhdoje procedimin pėr autorin dhe ky i fundit te mos kėtė lehtėsim.