Tema: Bimet
Shiko Postimin Tek
Vjetër 04-09-09, 00:05   #1
~AnnA~
The End !
 
Avatari i ~AnnA~
 
Anëtarësuar: 11-11-08
Vendndodhja: atje ku ndjehem e huaj...
Postime: 7,509
~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm~AnnA~ i pazëvëndësueshëm
Gabim Bimet

Bimet janë gjallesa fotosintetike shumë qelizore, te pershtatura për te jetuar kryesisht ne mjedisin tokesor.
Siç dihet bimet gjatë veprimtarise se tyre, thithin nga toka kripera minerale dhe ujë dhe me pas i percjellin ato ne pjeset fotosintetike mbitokesore. Funksione te tjera janë aftësia pr rritje, kryerja e fotosintezez, depozitimi i lendeve rezerve, sigurimi i funksionit mbështetës etj.

Për te kryer gjithë këto procese, te bimet ndodhen grupe qilizash te veçanta ne formë, funksion e ndertim. Këto grupe qelizash ne biologji quhen inde.

Indet bimore ndahen ne dy grupe:

1 - Indet e perkohshme, meristematike ose embrionale, qe ruajnë aftësinë qe te ndahen gjatë gjithë jetës se bimes.

Sipas vendit ku ndodhen dhe sigurojne rritjen këto ndahen ne:
- meristemat e majave, qe rritin ne gjatesi kercellin, deget anesore dhe rrenjen.
- meristemat anesore ose te rritjes ne trashesi(te perfaqsuara nga kambiumi, felogjeni dhe perycikli).



2 - Indet e perhershme, qelizat e te cilave kryejne funksione te caktuara por humbasin aftësinë për tu ndare.
Këto ine rrjedhin nga indet meristematike dhe sipas funksionit qe kryejne ndahen ne:
- indet e mbulimit ose te mbrojtjes
- struktura me e perhapur e këtij indi është epiderma qe mbulon gjethet dhe kercejte e gjelbert. Ne pjesë te veçanta te epidermes ndodhen gojezat nëpërmjet te cilave bëhet kembimi i gazeve me mjedisin. Shpesh formohen qime epidermike.
- indet e percimit
- Sigurojne qarkullim e dy limfave kryesore. Limfes se paperpunuar (uji dhe kriperat minerale) dhe limfa e perpunuar (lendet qe rrjedhin nga fotosinteza)
Për këto dy limfa ka dy lloj enesh percuese.Për limfen e paperpunuar sherbejne gypat e drurit ose ksilema.
Për limfen e perpunuar sherbejne gypat e liberit ose floema.
- indet e mbeshtetjes ose mekanike
- sigurojne fortesi e qendrese.
Kolenkima siguron qendrese ne kercej e gjethe të reja.
Sklerenkima, e perbere nga qeliza te vdekura qe formojne fibrat ose fijezat.
Sklereidet, ndeshen kryesisht ne tulin e frytit te dardhes, ftoit etj
- indet parenkimore
- Janë qelizat qe perbejne tulin e gjetheve, fryteve e farave si dhe levoren dhe palcen.
Spas funksionit ndahen.
parenkima pervetesuse ku zhvillohet fotosinteza
parenkimat rezerve ku grumbullohet amidoni, proteina sheqernat etj
parenkimat ujembajtese, ne bimet e vendeve te thata.
parenkimat ajermbajtese, ne bimet e zhytura ne ujë
- indet te sekretimit
Quhen ndryshe tahitese dhe perbehen nga qeliza te cilat grumbullojne brenda tyre ose derdhin lende te tilla si qumështi bimor, rreshire, tanine etj


Burimi: BlogShkenca


__________________
¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨°º©©º°¨¨¨¨¨¨¨ °º©©º°¨¨¨¨¨¨¨°º©©º
Kush me lendon me ben te forte...Kush me kritikon me ben te rendsishme...Kush me ka inat me ben te çmuar..........
¸.•´¸.•´¨) ¸.•*¨)
(¸.•´ (¸.•´ .•´ : (´¸.•*´¯`*•-->>>> …~ A n n A ~…
¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"º••º°"˜¨¨¨˜"°

Herën e fundit është Redaktuar nga ~AnnA~ : 04-09-09 në 00:06
~AnnA~ Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë
Nyje Interesante