Tema: Nonda Bulka
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-12-11, 17:54   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nonda Bulka

Flet ish-bashkėshortja e shkrimtarit tė njohur

Qefser Bulka: Pengu i Nondės, njė dhomė muze

Pėr tė, ajo braktisi familjen. Edhe tani gjysmė shekulli mė pas, njė zgjedhje e tillė s'kapėrdihet lehtė nga familja. Atėherė, Qefseri ishte njė nxėnėse nė shkollėn pedagogjike, ndėrsa Nonda njė profesor 20 vjet mė i madh nė moshė. Historia e tyre, ishte vėrtetim i postulatit "Dashuria nuk njeh moshė". E, familjes sė saj, iu desh njė vit kohė pėr ta kuptuar e pranuar kėtė fakt. "Kemi kaluar 23 vjet jetė bashkėshortore dhe ruaj kujtimet mė tė mira", kujton ish-bashkėshortja e shkrimtarit tė njohur. Pėrveēse njeriu mė i afėrt i tij, ajo ishte dhe njė bashkėpunėtore e ngushtė, e madje edhe kritiziere. Qefseri, jeton nė shtėpinė ku e ka lėnė shkrimtari, nė njė apartament pranė Brrylit, nė katin e pestė. Edhe pse ėshtė tek tė 75-at, akoma i ruan tė freskėta tiparet e bukura, e kujtimet po tė tilla tė jetės me shkrimtarin. "Nonda e kishte pikė tė dobėt faktin se mund tė mė linte pa shtėpi. Ne s'patėm as fėmijė, dhe e vetmja trashėgimi qė mund tė mė linte ishte shtėpia", tregon ajo duke kujtuar momentet e trishta ku sėmundja e Nondės pushtonte ēdo ditė e mė tepėr trupin e tij, duke i helmosur shpirtin. Disa nga kėto momente, shkrimtari i reflekton edhe nė letrat e dėrguara miqve tė tij tė ngushtė, veēanėrisht Sterjo Spasses. "Por Nonda gjithmonė bėnte humor dhe sillte gaz nė shtėpi", kujton Qefeseri. Nė kėtė apartament, tregon ajo, ai jetoi dy muajt e fundit tė jetės sė tij. Pas marrjes sė shtėpisė, e vetmja dėshirė qė shkrimtari donte tė realizonte, ishte qė tė sistemonte veprėn e tij nė njė dhomė, gjė qė i kishte munguar gjatė gjithė jetės. Por vdekja s'e priti. Kjo ėshtė edhe ėndrra e Qefserit, kthimi i njė dhome nė muze ku do tė jenė tė ekspozuara tė gjitha veprat dhe objektet mė tė dashura tė shkrimtarit. Kėshtu, tė gjithė ata qė e adhuruan legjendėn e viteve '30, mund ta pėrkujtojnė duke vizituar vendin ku ai kaloi ditėt e fundit tė jetės sė tij. "Sė shpejti, do tė bėhet edhe ribotimi dhe pėrpunimi i veprės sė Nondės", tregon Qefseri. "Nonda, gjithmonė mė thoshte: Vepra e njė shkrimtari vlerėsohet pas 50 vjetėsh". Dhe si gjithmonė, ai kishte tė drejtė.


24 qeshor 1971, Bukuresht

Tė dashur shokė, Sterjo, Zisa, Fate
"L'inevitable, l'inexorable, l'ineluctable, l'irreparable ...erdhi. (E paevitueshmja, e papėrthyeshmja, e paluftueshmja, e pariparueshmja..). Po hyj edhe unė nė listėn e kandidatėve tė 50000-ve qė i venė pikė librit tė jetės, ēdo ditė nė turmėn e miliardave frymorėve qė mbėrthen globi..". Kėto mendime trazonin trutė e mija tė thartuara, ndėrsa aeroplani ēante qiejt. Kur zbrita, ndryshova mendim. Janė ato grackat e pabesa tė jetės qė shpesh tallen me ne. Mora penėn t'ju shkruaj shokė tė dashur. Se s'kam ē'bėj kėtu nė spital. Doktorėt mė panė nė fillim dhe janė optimistė. Na mbyti optimizmi... Kėto ditė do tė mė shikojnė me nge. Spitali i mirė..po spital..Optimizmi dhe pesimizmi alternohen si dita pas natės..po mė shumė natė se ditė, megjithėse verė.
Dokumentat e spitalit tė atyshėm rreth sėmundjes time nuk kanė ardhur, as nė ambasadė, as nė spital. S'di pse. Unė paraqita xhamat e biopsisė qė t'i ekzaminojnė ata. I kisha marrė me vete. S'di ēdo tė thotė shkenca, se ka raste kur shkenca i
ha m.. sėmundjes. Siē e shihni edhe nga kėto fjalė, shokė tė dashur, humori i
njė farė Nonda Bulka ėshtė dhj...fare. Ishallah t'i kthehet prapė, por si zorr e
kam. Tashti po e mbyll duke ju puthur tė gjithėve familisht. Sot i shkrova
edhe Qefserit - po ndryshe.
Juaji me dashuri,Nonda
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė