Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-06-13, 17:22   #2
King Street
Jeta Eshte TEATER
 
Avatari i King Street
 
Anėtarėsuar: 17-05-12
Vendndodhja: Dardani e Lashtė
Postime: 262
King Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėmKing Street i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Vrasjet politike , kush ėshtė prapa tyre ?

‘Bota sot”: A i mbani nė mend ndonjė nga personat qė kanė tentuar tė bėjnė atentat ndaj jush?

A.Salihaj: Unė e kam parė pėr pak sekonda vetėm fytyrėn e personit qė ma drejtoi armėn, tė tjerėt nuk kam arritur t’i shoh. Kanė kaluar njėmbėdhjetė vjet prej atėherė dhe unė, deri vonė nuk kisha asnjė informatė se kush ishin personat qė deshėn tė mė vrisnin. Si strukturė, e dija saktėsisht se janė njerėz tė SHIK-ut e tė krimit tė organizuar, tė gjithė njerėz tė strukturave kriminale tė PDK-sė. Ky nuk ishte rasti i parė qė kishin planifikuar tė mė vrisnin. Ata mė kishin kėrcėnuar sa e sa herė gjatė luftės e pas luftės, hapur, pėrmes mediave e publikisht, por edhe fshehtas. Dhe nuk ishte as rasti i fundit qė ata kishin menduar tė mė vrisnin. Ata edhe mė vonė mė pėrcollėn pandėrprerė dhe u munduan ta gjenin rastin qė tė mė vrasin. Unė fillova tė kem qysh atėherė, pas tentim atentatit tė parė, shumė informata lidhur me planet e tyre. Por, unė mora masat e duhura mbrojtėse qė tė mos i arrinin qėllimet e tyre kriminale. Vetėm pas disa vitesh mora njė informatė se kush kishin qenė dy nga personat qė deshėn tė mė vrasin mė 12 qershor 2000. Sot kam mė tepėr informata, por edhe ato ende kėrkojnė plotėsim dhe verifikim. Nė tentim-atentatin ndaj meje ishin persona nga shumė pjesė tė Kosovės, por edhe nga Ferizaj, tė cilėt e siguruan logjistikėn e vrasėsve. Kur erdhi Nazim Bllaca nė shtėpinė time pėr ta treguar rrėfimin e krimeve monstruoze, kur zbriti nė oborr, shikoi rreth e rrotull dhe mė tha: “Baci Adem, paska kėtu shumė ndryshime, pėrpara ka qenė ndryshe, unė kam qenė nė atė kohė shumė herė natėn kėtu nė ballkonin e shtėpisė tėnde dhe e kam ruajtur rastin me tė vra’’. Pra, njerėz nga Ferizaj e kishin pėrgatitur me kohė terrenin qė tė mė vrasin, madje edhe brenda nė shtėpinė time, para fėmijėve tė mi.
__________________
Fitova Pavarsin emrin e ka Kosova ,Faleminderitnga Zemra Ibrahim Rugova
King Street Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė