Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-10-11, 19:55   #6
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Idealet e lirisė

Tri shkronjat UĒK u bėnė ambrella nėn tė cilen pėr herė tė parė pa hezitur

pėr asnjė ēast hyri i mbarė populli shqiptar i

Kosovės. Nėn kėtė ambredhė
hyren shqiptarėt e tė gjitha trojeve etnike shqiptare dhe migracioni shqiptarė

nė mbarė rruzullin toksor. Fenomen i padegjuar dhe i paparė nder shqiptarė
nė periudhėn e kėtij shekulli qė po e lėmė pas. Kjo domosdoshmėrisht kushtėzoi
shtetin amė, tė gjitha partitė politike, tė dalin botėrisht mė idenė NJĖ KOMB
NJĖ QENDRIM. Nėn ambredhėn e kėsaj Levizje pėr ēlirimin e
Kosovės u bashkuan
tė gjithė ata qė pėr parti kanė kombin dhe pėr ideoligji kanė ēėshtjen
kombėtare. Tė gjithė i bashkoi ideali i lirisė.
REZISTENCA AKTIVE PAQĖSORE
Vitet qė kaluan ishin shumė tė rėnda pėr popullin shqiptar tė Kosovės,
posaqėrisht dhjėtvjetori i fundit. Regjimi i Beogradit pas fushatės histerike
disa vjeēare antishqiptare, mė ndihmen e tankave e shuajti autonominė e Kosovės.
Filloi serbizimi i Kosovės, ndersa shqiptarėt u bėnė qytetar tė rendit tė dytė.
Nė atė kohė nė Kosovė vepronte njė levizje e fuqishme demokratike
shtetformuese nė krye mė Lidhjen Demokratike tė Kosovės, e udhėhequr nga njė
grup intelektualėsh tė shquar pėr guximin e tyre dhe ishte njėra nga partitė mė
tė fuqishme nė botėn postkomuniste. Si lindi e u konstitue partia e parė
politike shqiptare e cila do t'i artikulonte kėrkesat politike tė shqiptarėve,
qė u pagėzue Lidhja Demokratike e Kosoves, shifet nga historiati i kesaj
partije:

..."Nė shtator dhe tetor tė vitit 1989, njė grup shkrimtarėsh
dhe intelektualėsh, nė kohėn e shqetėsimeve mė tė mėdha politike dhe shoqėrore
te ne, u pajtua, gati spontanisht, qė tė themelonte njė parti politike, e cila
do t'i artikulonte kėrkesat politike tė shqiptarėve dhe do tė bėhej nismėtare e
proceseve tė pluralizmit, qė ishin nė nismė nė vendet e bllokut tė atėhershėm
socialist. Iniciativa pėr themelimin e njė partie qė do tė pagėzohet Lidhja
Demokratike e Kosovės, doli nga shkrimtarėt Jusuf buxhovi, Ibrahim Berisha,
Mehmet Kraja dhe Xhemail Mustafa. Pas shumė bisedash, ata angazhuan koordinator
tė Kėshillit nismėtar Jusuf Buxhovin, i cili mori pėrsipėr kontaktimin me
intelektualėt e tjerė dhe hartimin e programit dhe statutit tė partisė.

Nisma pėr themelimin e Partisė u pėrkrah menjėherė pa rezervė nga dr.Ibrahim
Rugova, dr.Ali Aliu, Ajri Begu, Basri Ēapriqi e Ramiz Kelmendi, tė cilėt me
nėnshkrimet e tyre, pranuan tė bėhen anėtarė tė Kėshillit nismėtar pėr
themelimin e LDK-sė.
I kompletuar, Kėshilli nismėtar takohej herė pas here
dhe bisedonte pėr konturat e ardhshme tė partisė. Pa marrė parasysh vėshtirėsitė
e fillimit dhe ato tė kohės, u vendos qė nė punėn e mėtutjeshme tė themelimit tė
partisė tė pėrfshiheshin edhe intelektualė tė tjerė, tė profileve tė ndryshme.
Kėshtu, nė listėn e nismėtarėve u gjendėn edhe dr.Fehmi Agani (qė dha ndihmesė
tė konsiderueshme pėr versionin pėrfundimtar tė tekstit tė Programit tė
partisė), pastaj aktivistėt e palodhshėm dr.Bujar Bukoshi, dr.Zenel Kelmendi,
Zenun Ēelaj, dr.Jusuf Bajraktari, Mustafė Radoniqi, Hysen Matoshi e Neshet
Nushi, pėr t'u forcuar, mė nė fund, me akademikėt dhe shkencėtart tanė tė
nderuar: prof.dr.Idriz ajeti, prof.Mark Krasniqi, prof.Dervish Rozhaja, Anton
Ēetta dhe Zekiria Cana.
Bėrthama e Kėshillit nismėtar, e pėrbėrė prej
njėmbėdhjetė vetash (sa parashihej edhe me ligjin e atėhershėm federativ pėr
shoqatat e qytetarėve), u mblodh disa herė gjatė tetorit dhe nėntorit. Takimet
duhej tė dukeshin "spontane", andaj shumica e tyre mbaheshin nė kafenenė "Elida"
nė qendrėn tregtare "Boro-Ramizi". Ndėrkohė, nga gjysma e nėntorit dhe fillimi i
dhjetorit po krijoheshin konturat e qarta tė Programit tė partisė si dhe
statuti. Koordinatori Jusuf Buxhovi disa herė ua parashtroi anėtarėve tė
bėrthamės tė Kėshillit nismėtar pėrmbajtjen e Programit dhe tė Statutit, duke e
plotėsuar atė me vėrejtjet dhe propozimet qė i jepeshin nga njėmbėdhjetėshja, si
dhe tė tjerėt qė konsultoheshin. Nė javėt e para tė dhjetorit versioni i
programit ishte i gatshėm dhe ai u miratua. Mbetej pėr t'u caktuar dita dhe
vendi i mbajtjes sė kuvendit themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Kishte
propozime tė ndryshme, nga ato se kuvendi duhej mbajtur menjėherė nė heshtje,
deri tek ata qė duhej shtyrė pas vitit tė ri. Rrethanat pėrnjėmend ishin tė
tensionuara, ngase nuk dihej se si do tė reagonte pushteti i atėhershėm partiak,
i cili ishte nė shkatėrrim e sipėr. Pas shumė shqyrtimesh, u caktua data B 23
dhjetor 1989, pra, dita e shtunė.
Kuvendi themelues u vendos tė mbahej nė
lokalet e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, ku rėndom asokohe zhvilloheshin
qė tė gjitha vlimet shoqėrore dhe politike. Koordinatori i grupit u angazhua ta
bėnte paraqitjen ligjore tė mbajtjes sė kuvendit themelues nė polici, me tėrė
dokumentacionin, ashtu si e kėrkonte ligji i atėhershėm pėr mbajtjen e
manifestimeve dhe tubimeve publike. Policia nuk njoftoi se do ta ndalonte
kuvendin themelues tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, por as nuk dha pėlqim pėr
tė. Gjendja, pra, mbahej e tensionuar.
Duhet cekur se shtypi i atėhershėm nė
gjuhėn shqipe nuk botoi kurrfarė lajmi pėr ditėn dhe vendin e mbajtjes sė
kuvendit themelues tė LDK-sė, anipse Kėshilli nismėtar kėrkoi qė kjo tė bėhej.
Megjithatė, informimi u bė nė mėnyrė fare interne, gojė me gojė, duke njoftuar
ata qė dėshironin tė vinin nė kuvendin themelues. Tė shtunėn, nė mėngjes, diku
rreth orės 9, nė lokalet e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, u mblodh tash nė
pėrbėrje tė zgjeruar Kėshilli nismėtar pėr themelimin e Lidhjes Demokratike tė
Kosovės. Tė gjithė u pajtuan me Programin dhe Statutin e saj. U bisedua bukur
shumė pėr strukturėn udhėheqėse tė partisė. Qė tė gjithė ishin tė mendimit se
kryetar i saj duhej tė bėhej dr.Ibrahim Rugova, ndėrsa sekretar Jusuf Buxhovi.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė