Titulli: Mendimet tuaja mbi poetin Xhelal Ferizi- pseudonimin lirik?
Ah ky shekull qofte mallkue
sa shum zemra ka shkrumbue
sa shum koka ka shkurtue
sa shum vlera i ka shkelė
sa shum lidhe ka ne pranga e tel
fjalė mahnije e romane
veq pse duart i pat satane
kan burgose sa djem te ri
vasha te reja ne fat te zi
i kan kthye i kan shemtue
sa virgjine i kan dhunue
e kan shkelė fjalet magjike
e kan shkelė shqipnine etnike
e kan shkele edhe tokė e detin
msues dijetarin e poetin
edhe tjerė kah vlera amtare
gjuhe e shkolle e shkronjė shqiptare
nuk e lan fjalen e lirė
e kan lidhe kah do ne zingjirė
her ai turku me at shkja
grek romaku e kan tha
edhe tjere pushtues te zi
shum bullgar e kmishazi
gjuhes shqipe i kan pre udhė
kahdo fatin ja kan hudhė
oh kan djege sa dhe e zalle
e kan mbajte shqipnine ne halle
njiher turku pesqiind vjet
grek e shkja i kan nxi jetė
kah do shqipja ne troje te veta
la ne gjak i ka shkue jeta
prej bullgari e prej qetniku
njimij vjet ka pre qeliku
gjaku rrke ka ece si prrue
shum e krenat jan shkurtue
shum ka ra gjak si ujvare
shum kan vuajt tokat shqiptare
neper shekuj kan vajtue
kah do qyqet ku kan shkue
shum jan qele varre te reja
esht derdhe loti por si rrkeja
djepa e te ri sa shum jan pre
kah do shkelė hasmi mbi ne
kah do pjeke e djegė qatija
ne shkrumb e hi ka ra shqipnija
autori xhelal ferizi
|