Tema: Inva Mula
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-09-11, 19:52   #3
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Thumbs up Titulli: Inva Mula

Inva nė shfaqjen e Faustit



Nga Express mė 23 shtator 2011 nė ora 22:25
Inva Mula po flet nė radio pėr karrierėn e saj dhe pėr operan Faust. Hera e fundit qė opera ėshtė luajtur nė Paris, ka qenė nė vitin 2003.

Prodhimi i mėparshėm, njė triumf i vėrtetė, u luajt pėr mė shumė se njė ēerek shekulli, duke shenjuar njė brez tė tėrė. Pas 8 vjet mungese, drejtori i operas kombėtare tė Parisit, Nicolas Joel, ka vendosur t'ia rikthejė operan parizienėve.

Fausti do tė luhet nė Operan e Bastijės, deri mė datė 25 tetor. Pėr disa prej kritikėve, Nicolas Joel ka bėrė njė zgjedhje tė guximshme, por, po aq sa ishte e guximshme, mendojnė ata, po aq kishte ardhur koha qė publikut parizien t'i servirej sėrish kjo vepėr e rėndėsishme e repertorit francez. Vetėm koha do tė tregojė nėse ky “Faust” do t'i qėndrojė apo jo krahasimit me prodhimin e mėparshėm. Por, sikurse shkruante njėri prej kritikėve, pėr kėtė prodhim Nicolas Joel ka zgjedhur dy vlera tė sigurta, qė nuk e kanė shokun sot pėr sot nė botė nė rolin e Faustit dhe tė Margeritės, Roberto Alagnan dhe Inva Mulėn.

Por mbi operan duket se qėndron varur njė fat jo i mirė. Ditėn e premierės njė grevė e punonjėsve tė skenės pėr pak sa nuk rrezikon vetė shfaqjen. Ndėrkohė qė disa ditė pėrpara kėsaj opera u mbulua nga njė parfum skandali, pas largimit tė dirigjentit Alain Lombard. Nė fakt, sipas burimeve, ishte Roberto Alagna ai qė pas njė sherri me tė, i vuri kusht drejtorit tė operas: "o unė, o ai". Pėr dy ditė provat u pezulluan dhe artistėt qėndruan nė shtėpi. Pas dy ditėsh, drejtori Nicolas Joel zgjodhi tė mbajė tenorin dhe tė largojė dirigjentin. Nė fakt Roberto Alagna ėshtė mė i vyer pėr suksesin e operas. Gjatė intervistave qė ai jep pėr ne dhe pėr njė tjetėr televizion nga Kosova, del qartė nė pah njė komplisitet mes tij dhe Inva Mulės.

“Herėn e parė qė e kam kėnduar Faustin isha 20 vjeē. Tani jam 48, pra po bėhet njė kohė shumė e gjatė. Dhe merreni me mend, ēdo herė mrekullohem, sepse kjo muzikė ėshtė e magjishme. Dhe me Invėn ėshtė gjithmonė njė kėnaqėsi shumė shumė e madhe, sepse njihemi mirė, jemi si vėlla e motėr, dhe kjo tė lejon ta kėndosh veprėn nė njė mėnyrė mjeshtėrore”, thekson Algna.

Mė datė 10 tetor, Fausti do tė transmetohet direkt nė sallat e kinemave dhe nė televizionin France 3. Me fjalė tė tjera, opera do tė demokratizohet.

“Shumė nga teatrot kryesorė tė botės po e bėjnė, ta demokratizojnė. Kėshtu do tė kemi, - mendohet qė nė tė ardhmen do tė kemi mė shumė publik, do tė kemi njerėz mė shumė qė do tė vijnė, do tė synojnė tė vijnė drejt operas dhe do ta shikojnė qė nuk ėshtė vetėm pėr njė elitė”, shprehet Mula.

Pse, opera ėshtė nė krizė?

“Opera s'ėshtė nė krizė, se njerėzit kėrkojnė; janė 10 shfaqje tė ‘Faustit’ qė janė tė gjitha biletat tė shitura, nė njė teatėr qė ėshtė 2700 vende. Mund ta imagjinoni ēfarė krize mund tė ketė kjo opera?”.

Ky teatėr ofron mundėsi teknike pėr tė realizuar ēdo fantazi tė regjisorit. Por ky i fundit, qė e cilėson realizimin e tij modern, thotė se i ka mbetur besnik veprės.

“Konceptimi im pėr regjinė ėshtė tė vihem gjithmonė nė shėrbim tė veprės, duke sjellė njė maksimum informacionesh, sa mė shumė detaje, por duke mbetur nė shėrbim tė veprės. Dhe dua qė publiku ta shohė kėtė vepėr”, deklaroi Jean-Louis Martinoty.

Ai ka njė vlerėsim maksimal pėr Invėn, pėr tė cilėn thotė se pėrveē se njė soprano e shkėlqyer, ėshtė edhe njė aktore shumė e saktė. Ajo luan rolin e Margeritės, qė joshet nga Fausti. Ky i fundit ka bėrė njė pakt me djallin, Mefistofelin, nė kėmbim tė rinisė sė pėrjetshme.

Kur Fausti vret vėllain e Margeritės, Margerita cmendet. Si nė cdo opera, edhe kėtu ka njė dashuri tė pamundur. Por kėtu, Margerita shkon deri nė cmendi, duke vrarė fėmijėn qė ka pasur me Faustin. Pėr kėtė ajo ndėshkohet nė gijotinė.

Por nėpėrmjet vdekjes sė saj, Margerita i jep Faustit shėlbimin, pra pastrimin nga mėkatet. Ndėrkohė qė Roberto Alagna dhe Inva Mula i garantojnė operas suksesin e pritshėm.

Ndoshta njė ditė, mund t'i shohim tė dy nė Tiranė, ndoshta nė njė koncert tė madh, qė Inva po mendon tė organizojė, mė rastin e 100 vjetorit tė Pavarėsisė. Ky i dihet! (Top Channel)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė