Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-04-05, 17:36   #9
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bond
I nderuari 4peace, ky forum numeron mbi 4000 anėtarė tė regjistruar, dhe ėshtė shumė veshtirė tė ju shkohet per peni tė gjithėve, pra dua tė them se nuk egziston ndonjė metod e moderimit qe kishte per t'i kėnaqur tė gjithė.

Tė gjithė e dini se ne nuk e preferojmė dikaturen, censuren, imponimin e te menduarit asnjenit, prandaj me vie keq qe nuk mund tė bėjmė seleksionime (gjė tė cilėn nė mėnyrė tė terthortė ju po e kerkoni), por do tė perpiqemi tė jemi sa mė korekt per tė gjithė.
I nderuari Bondi
Po te filloja te qahem une per cdo imtesire, atehere do te me duhej te reagoj disa here ne dite. Une nuk pres te me shkoni apostafat mua per peni. Nese nuk e din po ta perkujtoj: atje ku s'me duket per penin tim NUK MARR PJESE FARE. Nese don mund te t'i numeroj me emra nenforumet qe nuk me shkone fare per peni. Megjithate po te them perafersisht: mbi 80% te nenforumeve nuk jane sipas penit tim. Dhe, meqe nuk jane te tilla - nuk marr pjese ne to. Ja sa e thjeshte eshte zgjidhja!

Megjithate, ajo per cka e kam bere postimin e meparshem ka qene problem konkret, e jo me bisht apo prapavije te caktuar. Konkretisht fjala ka qene per ofenziven e paskurpull te forumistes me nofken "Reana", e cila nuk ka lene gje pa prishur, atakuar... e cka di une. Rezultati i (mos)marrjes se masave nga ju:Pas tri ditesh jo te plota, ne vend qe te ndermirren masa AJO SHPERBLEHET ME TITULLIN E MODERATORES..
Rast shume identik me "ZERO COOL"-in e dikurshem. Meqe edhe ai sigurisht ka qene nje nder familjaret e stafit apo BOSSIT (dora vet) te forumit. Ne te kunderten do te ndodhte ndryshe.

Citim:
E kam cekur disa herė se kapitulli "Feja e Shqiptarit" nuk ėshtė i percaktuar vetėm per Islamin, Krishterizmin apo ndonji besim tjeter por pėr tė gjitha besimet tė cilat kan gjetur mbeshtetje tek shqiptarėt.
Me thuaj, te lutem, ne cilin vend e permenda se "Feja e shqiptarit" eshte forum musliman? Askund. Po atehere...?! Apo, mos dashte te ta perseris edhe nje here?! Si ne forumin Dardania.de ashtu edhe tek nenforumi "Feja e Shqiptarit" duhet te kene te drejte pjesemarrjeje te gjithe, pa dallim feje, ideologjie, gjinie, race... Mirepo, ajo qe kerkoj une eshte rregulli, permbajtja e rregullave nga te gjithe njesoj sikurse edhe trajtimi e aprovimi i po atyre rregullave njesoj edhe nga ana e juve moderatoreve.

Prandaj s'po e kuptoj une cfare te keqe na paska ketu?! Une personalisht nuk dua te jem i trajtuar ne menyre te vecante apo te gezoj privilegje me shume se dikush tjeter. Sic kam thene edhe herave tjera, personaliteti im si njeri nga mbi 4000 te tjeret, s'eshte me aq rendesi. Tekefundit une s'ndjehem i obliguar te marr pjese ketu me cdo kusht. As jetoj nga ky forum. Tash jam e neser... Ndersa ju si forum duhet te kujtoheni me shume nese deshironi te jeni ketu edhe neser...

Citim:
I nderuari 4peace kam njė pyetje per ju

Me thuaj sa herė u ndeshkuan shkrimet tuaja si 4peace, edhe pse ka diskutues tė cilėt keto afishime i konsiderojnė si tė demshme per shoqerinė dhe kombin nė pergjithėsi, (pergjigja ėshtė -asnjėherė).
Ka shkrime te miat qe meritojne te shlyhen. Ka edhe raste ku shkrime te tilla me jane shlyer e une as qe kam bezajtur fare. Nese ky lloj shkrimi shlyhet edhe ne te ardhmen - s'kam asgje kunder, megjithese kisha preferuar qe me kete rast te shlyheshin edhe shkrimet paraprake, te cilat jane reagim ndaj atyre shkrimeve.


Shkrimet tjera te postuara nga une, nese nga kushdoqofte konsiderohen te demshme... per to kisha pasur deshire te mesoja konkretisht. Meqe ata njerez qe i konsiderojne si te tilla duhet te japin fakte, ta deshmojne me fakte ate qe e konsiderojne te demshme, t'i demantojne ( gjithashtu me fakte) ato.... Vetem keshtu do te mund te qanin e vajtonin mbi pakenaqesite e tyre.

Perndryshe, sic thash edhe pak me pare, me perjashtim te atyre afishimeve ne forme reagimi te gjithe shkrimet tjera kane te bejne me fene... keshtuqe nuk shoh pengesa tjera perpos ndonje motivi tjeter me te ulet.


Cdo te mire!
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė