Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-05-07, 18:29   #46
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim Ajeti "El-Kursijj" dhe vlera e tij (TESBIH DOVA)-vazhdim

Komentimi i Ajetit Kursij

Allahu la ilahe il-la huve
- All-llahu ėshtė – s’ka tjetėr zot pėrveē Tij -

Nė kėtė fjali hasim nė mohim dhe pohim. Mohimin e sė drejtės pėr tė adhuruar dikė tjetėr pėrveē Zotit dhe pohimin e sė drejtės pėr tė adhuruar njė Zot tė Vetmin.

Taberiu nė tefsirin e tij, nė lidhje me kuptimin e kėsaj fjalie, thotė: ”Me kėtė bėhet e ditur se e kemi tė ndaluar tė adhurojmė dikė tjetėr pėrveē Zotit tė pėrhershėm dhe tė pėrjetshėm, i Cili nė kėtė ajet e ka cilėsuar Veten e Vet me kėtė cilėsi tė Tij”.[6]

Domethėnė, Zoti Qė duhet tė adhurohet, ėshtė Njė i Vetmi i Cili nuk ka rival. Askush, kushdo qoftė ai, nuk meriton tė adhu*rohet me asnjė lloj adhurimi. Nuk ka namaz, pėrkulje, sakrificė, betim, i cili do tė ishte i drejtė, pėrveē nė emėr tė Tij. As lutjet nė gėzime dhe nė vėshtirėsi, as kėrkimi i ndihmės nuk bėn tė bėhet pos nė emėr tė Tij. Edhe tavaf tė vlefshėm nuk ka pėrveē nė emėr tė Tij dhe rreth shtėpisė sė Tij. Ai ėshtė i Vetėm, nuk ka tjetėr.

Vlen tė theksohet se kjo fjali ka qenė bazė mbi tė cilėn ėshtė ndėrtuar thirrja e tė gjithė profetėve tė Zotit. Tė gjithė pejgambe*rėt kanė qenė tė thirrur nga Zoti qė t`i ftonin njerėzit pėr tė besuar nė Njė Zot - nė moneteizėm. “Ne nuk dėrguam asnjė tė dėrguar para teje e tė mos i kemi shpallur atij se: se nuk ka zot tjetėr pėrveē Meje, pra Mė adhuroni”.[7]

Tė gjithė tė dėrguarit e Zotit e kishin pėr obligim t`i thėrrisnin njerėzit pėr kėtė fundament: “Ne dėrguam nė ēdo popull tė dė*rguar qė t`u thonė: “Adhuroni vetėm Allahun e largojuni djajve (adhurimit tė tyre)...”.[8]

Kurtubiu, nė lidhje me domethėnien e kėsaj fjalie, thotė: “ Me kėtė kuptojmė adhurimin e tė vetmit Zot-Njė dhe braktisjen e tė gjithė tė adhuruarve tė tjerė, si: shejtanin, falltorėt, idhujt dhe gjithēka tjetėr qė shpie nė humbje tė njeriut, dalalet”.[9]

Nė Kur`an pėrmenden disa pejgamberė tė mėhershėm tė cilėt bazė tė misionit tė tyre kanė pasur thirrjen pėr besimin e njė Zoti tė vetėm dhe pėr braktisjen e ēdo adhurimi tjetėr si:

Nuhu a.s. ”Ne e patėm dėrguar Nuhun te populli i vet, e ai tha: “O pupulli im, adhuroni Allahun, nuk keni

zot tjetėr pos Tij. Unė kam frikė pėr dėnimin tuaj nė njė ditė tė madhe”.[10]

Hudi a.s: “Edhe te populli Ad-i (dėrguam) vėllanė e tyre, Hudin, e ai tha: “O populli im, adhuroni (njė Zot) Allahun, ju nuk keni zot pos Tij, a nuk po frikėsoheni“?![11]

Salihu a.s.: ”Edhe te (populli) Themud e dėrguam vėllanė e tyre, Salihun, e ai u tha: “O populli im, besoni Allahun (njė), nuk keni Zot tjetėr pos Tij...”[12]

Ibrahimi a.s.: “E Ibrahimi i porositi bijtė e tij me kėtė (fe), e edhe Jakubi. (u thanė) O bijtė e mi, Allahu jua zgjodhi fenė (isl*ame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetėm duke qenė musli*manė. E a ishit ju (ithtarė tė librit) kur Jakubit iu afrua vdekja, e ai bijve tė vet u tha: “Ē’do tė adhuroni pas meje”? Ata thanė: “Do tė adhurojmė Zotin tėnd, dhe Zotin e prindėrve tuaj: Ibrahimt, Ismailit, Is-hakut, njė tė vetmin Zot dhe ne vetėm Atij i jemi dorėzuar”.[13]

Shuajbi a.s.: “E nė Medjen (dėrguam) vėllanė e tyre Shuaj*bin. Ai tha: “O populli im, adhuroni Allahun (njė) ju nuk keni zot tjetėr pos Tij...”[14]


Me kėtė thirrje pėr besimin e drejtė nė Zotin, ishin tė poro*situr edhe ithtarėt e librit tė quajtur nė Kur`an, me emėrin - ehlul-kitab[15]: “…ata nuk ishin tė urdhėruar pėr tjetėr, pos qė tė adhu*ronin Allahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij, qė tė largo*hen prej cdo besimi tė kotė,ta falin namazin, ta japin zeqatin, se ajo ėshtė feja e drejtė”.[16]

Edhe i dėrguari i fundit nga pejgamberėt, Muhammedi a.s., ishte i urdhėruar qė tė vazhdonte me tė njėjtėn porosi kur ishte fjala pėr besim nė Njė Zot tė Vetmin: “Atėherė, dije se nuk ka zot tjetėr pos Allahut…”[17]

Kjo ishte gjeneza mbi tė cilėn Muhammedi a.s. thirri mbarė njerėzimin nė njė Zot: ”Thuaj (Muhammed): “O ju njerėz! Unė jam i dėrguar i Allahut tek tė gjithė ju. Allahut qė vetėm i Tij ėshtė sundimi i qiejve e i tokės, s`ka tė adhuruar tjetėr pos Tij. Ai jep jetė dhe Ai jep vdekje…”[18]
valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante