Tema: Muslimanja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-04-07, 10:43   #17
Lijanna
 
Anėtarėsuar: 12-06-06
Vendndodhja: (
Postime: 1,344
Lijanna e ka pezulluar reputacionin
Gabim


Pyetja:
A mund tė mė tregoni ēfarė ėshtė e lejuar tė bėhet nė namaz e ēfarė jo?


Pėrgjigje:
Falenderimet i takojnė Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi tė dėrguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokėt dhe tė gjithė ata qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.
Ėshtė njė pyetje shumė e pėrgjithėsuar, por mendoj se e keni fjalėn rreth lėvizjeve nė namaz, prandaj themi se nė ēėshtjen e lėvizjeve nė namaz kemi dy ekstremitete.
Ata tė cilėt janė mė rigoroz nė kėtė dhe nuk lejojnė asnjė lloj tė lėvizjeve nė namaz apo i kufizojnė shumė ato. Kėta thonė se nėse muslimani nė namaz lėviz tri herė me diēka qė nuk ka tė bėjė me namazin, si kruarja e mjekrrės apo ndonjė vendi tjetėr tri herė, atėherė namazi prishet.
Kjo ėshtė nė kundėrshtim me praktikėn e Resulullahut (salallahu alejhi ue selem), ashtu siē transmetohet se ai ia hapi Aishes derėn duke qenė nė namaz, pastaj nė namazin e shiut lėvizi pėrpara e mbrapa, falte namazin duke e mbajtur nė dorė Ebu Umamen (mbesėn e tij) dhe raste tjera.
Disa tė tjerė kaluan nė anėn tjetėr tė ekstremitetit ku lejuan pothuajse tė gjitha llojet e lėvizjeve tė nevojshme edhe tė panevojshme, pa asnjė kriter. Tek Dhe ata vėrehet njė mospėrfillje gjatė faljes sė namazit.
Tė gjitha kėto janė tė papranuara, por ajo qė ėshtė ndėrmjet kėtyre dy thėnieve konsiderohet e saktė.
Dijetari bashkėkohor i mirėnjohur Muhamed Salih Uthejmin (Allahu e mėshiroftė!) nė librin e tij “Serhu mumti” sqaron shumė qartė lėvizjet qė nuk konsiderohen si pjesė pėrbėrėse tė namazit duke e ilustruar me shembuj.
Ai tregon se lėvizjet qė nuk konsiderohen si pjesė pėrbėrse tė namazit mund tė klasifikohen nė pesė lloje:
1.Lėvizje tė obliguara (uaxhib)
2.Lėvizje tė preferuara (mendub)
3.Lėvizje tė lejuara (mubah)
4.Lėvizje tė urryera (mekruh)
5.Lėvizje tė ndaluara (haram)
1.Lėvizje e obliguar (uaxhib) konsiderohet ēdo lėvizje nga e cila varet vėrtetėsia e namazit. Shembuj pėr kėtė kemi shumė. Nėse njeriu e fillon namazin duke mos qenė i kthyer nga kibla (nga padituria) dhe vjen ndonjėri dhe ia tregon anėn e saktė tė kiblės, ai detyrohet tė kthehet nga ana e kiblės.
Shembull tjetėr: Nėse duke u falur i kujtohet se nė takijen e tij (kapelė) ka ndytėsirė, atėherė ai detyrohet ta heqė atė nga koka.
2.Lėvizje e preferuar (mendub) konsiderohet ajo lėvizje nga e cila varet qė namazi tė jetė mė i plotė. P.sh.: Nėse duke qenė nė saf e kupton se ai ka dalur pakėz pėrpara safit, atėherė preferohet tė lėvizė nga mbrapa pėr ta drejtuar safin. Apo nėse fillon tė falet dhe kupton se ka harruar tė mbulojė njėrin nga krahėt, atėherė i lejohet ta mbulojė atė. Apo nėse lėvizė pėr tė mbushur safin, etj.
3.Lėvizje e lejuar (mubah) konsiderohen lėvizjet e vogla e tė nevojshme apo lėvizje tė shumta e tė domosdoshme.
Shembull i lėvizjeve tė tilla: Nėse njeriu ėshtė duke u falur nė hije dhe ndien tė ftohtė dhe lėviz pak qė tė dalė nė diell (mė ngrohtė).
Apo e kemi rastin e Resulullahut (salallahu alejhi ue selem) ku transmetohet nė dy koleksionet mė tė sakta (Buhariu dhe Muslimi) se Resulullahu (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) falej duke e mbajtur Umamen (vajza e vajzės sė tij) nė dorė, kėshtu qė kur shkonte nė ruku e linte atė nė tokė dhe kur ngritej e merrte prap. Nė transmetimin e Muslimit ėshtė edhe shtojca se ai kėtė e bėnte duke qenė imam nė xhami.
4.Lėvizje e urryer (mekruh) konsiderohen tė gjitha ato lėvizje tė vogla, tė panevojshme dhe qė nuk varet nga ato vėrtetėsia e namazit, si shikimi i orės, fshirja e fytyrės, prekja e mjekrrės, etj.
5.Lėvizje e ndaluar (haram) konsiderohen lėvizjet e shumta tė njėpasnjėshme dhe tė panevojshme dhe kėto lėvizje e prishin namazin.

Alaudin Abazi
www.klubikulturor.com
__________________
Nė zemrėn e njeriut ka vetmi, tė cilėn nuk mund ta largosh pos duke iu drejtuar Zotit.
Lijanna Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė