Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-10-14, 12:03   #48
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Skėnder luarasi: NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (II)


Skėnder luarasi
NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (II)

Skėnder Luarasi gjykon ‘’Rilindasit’’ e Sterjo Spasses


NDAL FALSIFIKIMIT TE HISTORISE (II)
Skėnder Luarasi gjykon ‘’Rilindasit’’ e Sterjo Spasses

Romani historik - Pasaporta e kombit
Romani historik ėshtė pėr kombin siē ėshtė pasaporta pėr individin, i vlen pėr tė provuar identitetin e tij. Cdo pasaktėsi prish anėn autentike ndėrsa falsifikimin e dėnon ligji.
Romani historik pėr kombin shqiptar u tregon tė tjerėve edhe se nė ē'mėnyrė e ka ēarė udhėn e historisė sė tij - me lajkat e njė puthadori, apo si trimi me shpatė nė dorė?
Skėnder Luarasi

Skėnder Luarasi pėr Sterjo Spassen
E njoha Sterjo Spassen sė afėrmi mė 1946, kur punonim nė Komisionin Pedagogjik tė Ministrisė sė Arsimit. Ai dhe jo vetėm ai, por shumica nga tė dymbėdhjetė anėtarėt e Komisionit Pedagogjik tė Ministrisė sė Arsimit, beharin e motit 1946, pranoi tezėn se qenė bejlerėt e feudalėt qė e shkėputėn Shqipėrinė nga Turqia pėr tė shpėtuar pronat e tyre.
Nė atmosferėn e romaneve tė Sterjo Spases ndihet ky ndikim qė e helmoi pėr disa vjet edukimin kombėtar nė shkollat shqipe. Unė besoj se Sterjo Spasse, qė ėshtė prej shokėve tanė mė tė ditur e mė tė ngritur, ka gabuar ndaj Rilindasve sepse ka jetuar nėn frikėn e dy forcave: tė atij qė s'lė vend pa e pėrmendur nė romane, Maliq bej Frashėrit, dhe tė F. P., i cili mėsuesve u kishte futur datėn pėr njėzet e tetė vjet me radhė. Dhe kjo frikė Spasses ende s’i ka dalė as sot...
Por e gjykova mė shumė nė Konferencėn e Tretė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve kur ai tok me kolegėt shkrimtarė tė yshtur nga lart, na pėrjashtuan sė bashku me S.Malėshovėn e Y.Dishnicėn pse mbronim parimet demokratike dhe fjalėn e lirė…
Megjithatė, Sterjo Spassen e kam simpatizuar e pėrkrahur si koleg, edhe pse mbeti nė vatrėn tonė ku ka qėndruar nė anėn e vegjėlisė. Sojin e tij e kam mbrojtur publikisht, edhe kur qeveria e Zogut i shpėrnguli nga Gllomboēi, edhe nė gusht 1929, kur rinia korēare i ftoi tė demostronim sė bashku, por ata kėrkuan mbrojtjen e konsullit jugosllav dhe shkuan nė Jugosllavi. Mėma Shqipėri e rriti jetimin me qumėshtin e saj, e veshi, e mbathi dhe e arsimoi nė shkollė pedagogjike me bursė. Ai, ndonėse i lindur e rritur nė skaj tė largėt tė Atdheut tone, e nxuri gjuhėn tonė amtare mė shpejt e mė mirė se disa intelektualė a kryeintelektualė tė lindur e rritur nė kėrthizė tė Shqipėrisė. Dhe me zellin e njė bujku tė fortė e punėtor zuri vend nė kopshtin letrar tė Arbrit ku vlerėsohet e ndihet ndė r mė tė privilegjuarit.
Po pse fidanėt qė mbolli e lulėzuan, frutin na e japin tė hidhur? Ē'ka Sterjo Spasse qė popullit shqiptar ia ha bukėn dhe pėrmbys kupėn?

Letėr dėrguar shkrimtarit tė mirėnjohur Dritėro Agolli
Kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė,
I dashur Dritėro,
Lexova romanet Zgjimi e Pishtarė …
Populli shqiptar gjithmonė ka luftuar pėr lirinė e vet dhe ka ndihmuar edhe popujt e tjerė fqinjė tė fitojnė lirinė e tyre sidomos Greqinė, Italinė dhe Egjyptin. Shqiptari edhe mercenar gjithmonė ka ėndėrruar lirinė:
Si shqeratė kur kėrkojnė
Mėmatė me blegėrimė
Ashtu edhe Shqipėria
Po e kėrkonte lirine.
Njė nga vetitė mė tė larta tė shqiptarit ėshtė trimėria: Luftėtarėt e Ali Pashė Tepelenės, marshonin kundėr rusit e frėngut me kėngėn ‘’tamburxhi’’ dhe i zbrisnin nė tokė, i shtinin nė burg, ‘’atje tė kuptojnė se ē’janė vargonjt e sa rėndė rėndojnė’’:
Silihtar! Ēvishe kordhėn e tė Parit tonė;
Tamburxhi, kushtrimi ne shpresėn na shton;
Ju male qė shihni si zbresim nė zall,
Ja kthehemi mundės, ja nuk vimė gjallė!
Romanet e Sterjo Spases fillojnė nė mbarim tė luftės ruso- turke, kur Rusia cariste synonte t’ia shtonte kufirin Bullgarisė nga Deti i Zi gjer buzė Adriatikut. Nė kėtė ēast rreziku tė madh shqiptarėt provuan qė janė, siē e thotė Ismail Qemali: ’’ njė rracė e fortė qė koha nuk mund t’a mposhtė dhe kanė njė gjen kombėtar qė nuk vyshket nga ngjarjet e ndryshme.’’
Dhe shqiptari ia mori luftės:’’As pėr mua, as pėr ti, por pėr gjithė Shqipėri’’.
Populli shqiptar e ka ēarė udhėn e historisė me shpatė nė dorė. Por Sterjo Spasse nuk beson nė kėtė tė vėrtetė. As nė njėmijė e treqind dyfeqet te gryka e Kuēit, as nė pushkėt qė krisėn n’Urė tė Zenicės, faqe flotės sė Fuqive tė Mėdha, as nė betejat e pėrgjakshme tė Shtimbjes e tė Stivovės, as tė Cernalevės, a tė Prizrenit. Po si ta besojė Spassja se shqiptarėt mund tė jenė trima kur nuk kanė nė krye vojvodat e Goēe Delēevit, Kokėn dhe Dhamjan Grujevin, ‘’Zemra e Komitetit maqedonas UMRO’’!
Nė jetėn time kam parė dy marshime bijsh tė Nėnės Shqipėri: njėrin me sytė e mendjes sė Sterjo Spasses, tė dytėn me sytė e ballit tim. Sterjo Spasse e nis romanin ‘’Zgjimi’’ me marshin qė kėndojnė pesė taborė lebėr duke hyrė nė sheshin e hyqymetit nė Korēė:
Festė e kuqe na zi sitė,
Na veshėn si arixhitė,
Na dhanė nga tri kacidhe,
Fati inė qiramidhe…
Janė katėr vargje tė marshit vajtimtar qė kėndojnė pesė taborrė djem tė Labėrisė. Ata i kanė shėrbyer Sulltanit pesė vjet si asqerė. Tani, pasi i kanė lėnė tė ēlodhen njė mot nė vatrėn e tyre, koshadhet turq i kanė shkėputur nga gjiri i nėnės dhe nisur me zor pėr nė Anadoll, qė t'i shėrbejnė Sulltanit edhe pesė vjet tė tjerė, kėsaj radhe si redifė. Pas tri ditėsh udhėtimi, tė nisur nga Tepelena,'' kėta pesė taborė asqerėsh tė reckosur, kėmbėzbathur, me opinga tė shqyera, qė mezi mbaheshin nė kėmbė'', arrijnė nė Korēė, ku i lenė tė marrin frymė nė sheshin e hyqymetit e tė hapsanės.
''Asqerėt'', shkruan Spasja, ''si njė kope e liruar nga vatha, u pėrhapėn nė sheshe; …ndonjė habitej nga muret e hyqymetit e vinte rrotull si pulė e shushatur. Disa grupe-grupe, ranė nė lumė dhe turbulluan edhe mė keq atė pak ujė qė kishte teptisur nga mali i Moravės atė natė me shi. Qytetarėt, gojėhapur, shihnin kėtė kope redifėsh laramane nė veshje dhe laramane nė sjellje.‘’
Marshimin e dytė e pashė njė ditė gushti tė vitit1912. Katėr ēeta tė kryengritėsve shqiptarė marshonin nga katėr anė drejt zemrės sė Korēės: Gani Butka nga rruga e Kolonjės, Spiro Ballkameni nga rruga e Follorinės, Qamil Panariti nga rruga e Pazarit dhe Menduh Zavalani nga rruga e Pogradecit. Ē’bukuri burrnore mė panė sytė atė ditė dhe ē’kėngė trimash mė dėgjuan veshėt, kur u mblodhėn gjithė ēetat nė rrugėn e Shėngjergjit pėrpara shkollės shqipe!
Ēeta e Ganiu kėndonte: ‘’Pėr mėmėdhenė! Pėr mėmėdhenė!’’
Ēeta e Spiros: ‘’Sa tė rrojė gjithėsia!’’
Ēeta e Qamil Panaritit: ‘’O trima luftėtarė‘’
Ēeta e Menduh Zavalanit: ‘’Merr uratėn bir prej meje.’’
E them me veten time: Nė qoftė se kėta katėrqind veta i dhanė Korēės atė madhėshti kombėtare, ē’madhėshti do t’i kenė dhėnė Shkupit, kryeqytetit tė Kosovės atėhere, ata dyzet mijė trima shqiptarė tė veriut kur marshuan drejt hyqymetit nėn udhėheqjen e Isa Boletinit, Bajram Curit e tė Idriz Seferit?...
Me pėrshėndetje
Skėnder Luarasi

Sterjo Spasja pėr Korēėn ’’lule’’
Dhe si na e paraqet Sterjo Spasja Korēėn, sa zė fill cikli i romaneve ''Rilindasit''?
Korēa lule, Korēa e Naum Bredhasit dhe e Themistokliut, sipas Spasses, nuk ka karakter shqiptar; banorėt e saj heterogjenė nuk duan t’i shohin me sy bijtė e Labėrisė.
''Uuu, ē'fytyra tė shėmtuara qenkan kėta!'' thotė njėri nga sehirxhinjtė pėr radifėt labėr para Hyqymetit. ''Eh, ē'palikarja janė ata tė dhikamas!''- thotė tjetri pėr tė mburrur andartėt grekė. ''Mos janė tė burgosur?'' dyshon njė kalama.
''Si i kini hallet, o vėllezėr? pyet njė ish-hoxhė tre radifė nga Gora. ''Ju pėrplasi shqota kėndejza kėshtu tė rraskapitur?'' dhe ''Si qėlluat qė qėnki vetėm tanėt?''
''Tė tre radifėt , naa, i hapėn sytė'', na thotė Spassja; se qyqarėt nė fshatrat e Korēės rrojnė, por ēuditen qė edhe banorėt e saj si ata flasin, ''venēe''
''Grupi me redifė lėvizi e u shty tutje si njė pėrbindėsh i pėrēudnuar me pesė krerė duke lėnė prapa, bashkė me pluhurin, edhe jehonėn e kėngės labe:
''…ēuditem se qish duron,
si s'pėlcet t'ja bėjė bom''.
Neve lexuesive, kur mbarojmė tė dy romanet na mbyt jehona e kėngės sė Spasses, me atė refrenin ndjellakeq ogurzi nga fillimi edhe gjer nė fund ''Korēė, moj e zeza Korēė''
…Nė njė kohė me kėngėn tek ''Zgjimi'' por nė kundėrshtim diametral me njėra-tjetrėn, doli nga shtypi kėnga e njė djali nga Labėria:
''Histori e lashtė, histori e vjetėr…
ēdo pėllėmbė vendi te neve ka sedėr,
Armikut i derdhet posi njė kuēedėr…
Gjithnjė nė luftė si rrallė komb tjetėr.
I pėrmendim qė t'i lexojė kushdo dhe tė vendosė se cila nga tė dyja shpreh tė vėrtetėn historike tė Shqipėrisė


petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė