Tema: Ali podrimja
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-10-11, 19:37   #10
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ali podrimja


Ali Podrimja


I.
Pėr herė tė parė ai kishte zbritur nė Pragė dhe kishte takuar njė nėnė ēame, vogėlushi i kishte pėshpėritur unė jam Lumi, do e mund detin. Poezia ėshtė njė udhėtim drejt sė panjohurės, ka thėnė njė i urtė. Shkrimi i saj ėshtė punė sizifi. Nuk lind kur duam ne. Latohet derisa tė vilet maksimumi nga fjala. Pėr tė gjallė tė autorit krijimi ėshtė qenie e “gjallė”, lėvizėse. Pėr shkak tė njė fjale, figure a strofe, autorėt shpesh u kthehen teksteve. Edhe nė Letrat shqipe ka shembuj. Poezia konsiderohet diēka hyjnore, ngėrthen nė vete dhe misterin. Vlerėn nuk e pėrcakton sasia. Poetėt mbahen mend edhe pėr njė poezi. Ajo qė nuk vdes, tė vė nė veprim vazhdimisht. Lumi im, nuk simbolizon vetėm fatin e tij tragjik. Aventurėn time tė bezdisshme nė kėrkim tė sublimes nuk ia kam borxh vetėm kėsaj qenieje…
II.
a) Ēėshtja ēame vazhdon tė bėhet shqetėsim dhe i tė tjerėve. Znj. Hillari Klinton e ngriti para Senatit Amerikan, po kėtė e bėnė edhe dy eurodeputetė nė Parlamentin Evropian. Triumfi i sė drejtės ėshtė dhe triumf i ndėrgjegjes. Se kur do tė mbyllet kjo plagė e moēme, nuk varet nga ne shqiptarėt. Mirėkuptimi i ndėrsjelltė i dy popujve mė tė vjetėr nė Ballkan, grekėve dhe shqiptarėve, do tė hapte faqe tė re nė kohė tė modernitetit. Botimi i antologjisė “Eni vjen prej Ēamėrie” kishte pėr qėllim tė vetėdijėsonte njeriun se liria u takon tė gjithėve dhe akėcili komunitet ka tė drejtė tė mbrojė hapėsirėn dhe identitetin e vet. A do tė ngadhėnjejė arsyeja mbi tė keqen? Le tė besohet se Ballkani, mė nė fund, do tė lirohet nga gjaku i zi…
b) Shqiptarėt e grekėt nuk janė tė sotėm. I afron diēka e largėt. Lypset tė mėsohet edhe nga e kaluara. Tė kujtohet ajo qė tha Prometeu i Eskilit:
S’do t’i pėrmend, po do tė flas pėr pikėn
E fundit tė shtegtimit tėnd, kur erdhe
Nė fushėn e Molosėve ku majė
Njė mali ngrihet lart’ Dodona-froni,
Orakulli i Zeusit Tesprotian,
Atje, gjė fort pėr t’u ēuditur, ty,
Mjaft qart’ e hapur lisat ligjėrues
Tė shpallėn grua tė zgjedhur tė vet’ Zeusit.
Tė josh ky emėr? Tė pėlqen? E ndukur
Nga zekthi i tėrbuar me vrap ti rende
Drejt gjirit Rea nė det. Pastaj u ktheve
Si njė e marrė nga tėrbimi prapa,
Por dije se nė tė ardhmen gjiu i madh,
qė ti kalove, emrin tėnd do marrė,
Jonian do quhet, qė tė mbajnė ment
gjithmonė njerėzit shtegtimet e tua.
(Nga “Prometeu i mbėrthyer”)
c) ”Eni vjen prej Ēamėrie”, varg ky i Naimit, i cili i rri bukur librit, mbetet i hapur, sensibilizues, njerėzor; artikulim qė nuk e lė tė qetė ndėrgjegjen. Jam i vetėdijshėm se ky libėr do tė vazhdojė tė shkruhet edhe nė tė ardhmen, tė pasurohet me vlera e ide dhe bėmat tė mos interpretohen vetėm nga kujtesa historike… “Eni vjen prej Ēamėrie” bėn tė quhet rezolutė shpirtėrore e gjeniut krijues shqiptar mbi ēėshtjen ēame. Filloi tė shkruhet, ndoshta mė herėt, se kur u shfaq De Rada. Tragjikja ēame u bė shqetėsim i tė gjithė brezave tanė. Nė kujtesė na u ngulitėn detaje, toponime, tempuj, fjalė e bėma se shpėrbėrja ēame ishte vdekatare. Njė madhėshti e dhembshme e lashtėsisė sonė, siē ėshtė Dodona, qė ngrit nė kult, nuk ka krijues tė mos e ketė kujtuar. Edhe krijuesit e historianėt grekė treguan interesim. Nė tekstet e librat e tyre, nė mėnyrė tė pavetėdijshme, ndoshta, tesprotianėt lėviznin e dėshmonin diēka tjetėr, ēamėt e sotėm. Andaj Ēamėria nuk mbeti enigmė, trillim, por realitet i hidhur qė grith ndėrgjegjen njerėzore. Tek besohej se tragjikja ēame, ndjekjet shtazarake e vrasjet harroheshin; se mbylleshin siē e kishin paramenduar aneksuesit, filloi tė problematizohet nga tė huajt; reagimet e tekstet e tė cilėve sapo i lexon vėren shthurje njerėzore e morbiditet, e padrejtėsi qė nuk mund t’i ketė hije as qytetėrimit tė sotėm. Turpėrohesha nga vetja pse heshtja. A bėn tė varrosen faktet dhe tė na ndėshkojė historia? Mbėshtetja Milan Kunderėn se “njė komb i cili humb dijen e sė kaluarės, gradualisht e humb edhe veten”. Pra, libri nuk pėrfundon se Ēamėria shkruhet e interpretohet edhe nga tė tjerėt, tė cilėt, proceset e tė drejtės njerėzore i kuptojnė ndryshe nga aneksuesit. Megjithatė, frika ekziston nga e ardhmja. Ndėrgjegjja ndodh tė errėsohet, siē ka ndodhur shpesh, kur ēėshtja shqiptare ėshtė hedhur nė bixhoz…
d) Qenia kombėtare vihet para njė sfide harrestare… Eni vjen prej Ēamėrie ėshtė libėr i memories sonė, i guximit intelektual dhe njerėzor.
III.
1. Vetė emėrtimi i sprovės antologjike (2) “I kujt je Atdhe” vė nė spikamė hulumtimin, si dhe angazhimin e poetėve, qė mundėsuan tė merrem me njė ēėshtje madhore. Nė familjen njerėzore akėcili popull bėn ēmos tė veēohet bile edhe me njė shenjė. Kohėt moderne sjellin tė papritura nė shumė rrafshe dhe vėshtirė tė pėrballohen.
2. Para tė panjohurės, ku nuk dihet asgjė, si e kur mbyllet marshimi ynė nacional, i filluar qė nga lashtėsia ndoshta, ndodh tė vihet nė pyetje kodi etik dhe ekzistencial. Nuk bėn tė na befasojnė pyetje tė ndryshme qė shtrohen nga krijuesit, sidomos nė kohė kaosi, avarie, kur atdheu na shndėrrohet edhe nė monedhė, nė leckė…
3. Ajo qė ndodh rreth nesh, ka edhe gramatikėn e gjallimit, po qe se dimė t’i themi bėmat nė kohėn kur lypset guxim dhe mjeshtri, artikulimi, idetė e ngritura, gjuha, figurshmėria, do i sensibilizojnė edhe qendrat e vendosjes?
4. Me “I kujt je Atdhe”, nuk ballafaqohemi vetėm me veten tonė. Shtrohen edhe ēėshtje tė tjera, qė lexohen dhe interpretohen si kėrkesa tė njė kolektiviteti njerėzor.
Ndjenja e pėrkatėsisė sa vjen e bėhet mė e theksuar te krijuesit tanė. Nė mozaikun njerėzor duan ta shohin shenjėn e vet. Unė kėtė e kuptoj si vetėdijesim e kurajė krijuese.
5. Tė mbrosh identitetin do tė thotė se nuk je humbės, e as nuk e pranon poshtėrimin. Vlen ta kujtojmė njė mesazh tė Tufės: Shqipėria ėshtė mė e madhe se toka e saj… Nga njė mesazh tė themi nacional, mund tė ngrihet dhe njė rezolutė pėr ēėshtjen e Etnisė, nėse shteti shqiptar nuk e ka. Do tė thotė se Krijuesi shpirtėrisht e emocionalisht ėshtė mė afėr Atdheut dhe Kombit se Pushtetari. Kėtė mund ta ketė sjellė dhe dorė e huaj ose pėr interes personal ėshtė gozhduar pėr karrige…
6. Xhorxh Ourelli thoshte se nuk ulej tė shkruante, po qė se teksti i tij nuk ngrit ndonjė ēėshtje. Kjo dėshmon pėr angazhimin e krijuesit tė njėmendtė. Mbi konturat e misterit tė quajtur politikė u ngrit edhe ekzistenca, edhe identiteti, edhe paqja njerėzore. Pra, asgjė nuk ekziston qė nuk ėshtė politike, madje dhe njė pėshpėritje intime, edhe njė vijė e hedhur nė letėr…
Nė sprovėn poetike (2) “I kujt je, Atdhe” enigma qėndron nė vetė titullin, nxjerrė nga gjysėmvargu i Beqė Cufajt, qė mundėsoi t’u rikujtojė “jashtėplanetarėve” ē’ėshtė dhe i kujt ėshtė atdheu. Poeti anglosakson, Frosti, ndėr ēėshtjet kryesore tė poezisė sė tij vė ēėshtjen e atdheut. Fjalėt e urta dhe epet Borhesi i konsideronte pėr lekturė tė parė, ku kėrkonte magjinė e fjalės. Dhe, siē thotė Sabato “Borhesit atdheu i jep dhembje”
Me tė drejtė kritika e quajti se ai ishte vetė Argjentina.
Fatkeqėsisht, te ne atdheu ndodh tė shikohet si plaēkė e hedhur ndanė udhė, si vrimė e zezė; mė tepėr parapėlqehet diēka triviale. Por, ēfarė e pėrcakton identitetin dhe mund tė ketė baraspeshė me atė qė e ka dhe atij qė i mungon?
Kisha pėrqendruar shikimin te Kodikėt e Beratit dhe kisha kujtuar tė parėt tanė se me ēfarė xhelozie mbronin shenjėn tonė. Tek e shikoja pastaj njė fotografi tė Nėnės Terezė tė bėrė nė Kryegjyshatėn Botėrore tė Bektashinjve nė Tiranė (22 mars 1991, Dita e Sulltan Nevruzit) kisha lexuar tolerancėn shqiptare qė kishte fascinuar edhe metropolet. Dhe, nė Ditėn e Lumnimit tė saj nė Vatikan, derisa njė engjėllushe nga tejatlantiku, diēka pėrrallore mė ishte hedhur nė qafė, nė krye tė vendit kisha parė kreun e Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve. Mund tė ekzistonte tekst mė domethėnės pėr mirėkuptimin e besimeve brendashqiptare? Nga ekranet TV-ve nuk zbriste libri i poezive “Mėsomė tė dua“ i Nėnės Terezė. Kishte hequr tė zitė e ullirit derisa e kisha pėrpiluar. Kėshtu, maratona e filluar nga Iliria e Shėn Albanit e deri te shkulja e gurit e gurit nė Koshare, ndodhi nga shkaku i njė cope dheu qė quhet atdhe e qė tregon se kush je.
Vėrtetė, i kujt je atdhe? Apo qenkemi, siē thotė Visar Zhiti: Komb pa popull?
IV.
Sprovat qė i botova viteve tė fundit masmedia dhe kritika i quajti dhe antologji. Falėnderoj, po ashtu, dhe ata qė zunė thua nė to dhe nuk e pashė tė arsyeshme tė merrem me ta dhe as me tė ashtuquajturit “teoricienėt” e artit poetik. Sprovat i konsideroj gjymtyrė tė njė antologjie tė ardhshme, ku mund tė bjerė dhe ndonjė poet i prezantuar, se nė njė antologji kombėtare nuk ka vend pėr tė gjithė. Edhe sprovėn “I kujt je Atdhe”, vetėm e njė krahu gjuhėsor, pėrfaqėson ca krijues tė viteve ’90-ta nga Shqipėria e Jashtme, pra nuk e shoh nė kuadėr tė tėrėsisė kombėtare. Arsyeja e botimit tė sprovave ishte tė vė nė lėvizje poetėt, tė hulumtoj tė bukurėn qė vetė flet, t’i nxis botuesit pėr projekte tė tilla. Ata qė mendojnė ndryshe, i uroj pėr guxim…

(Ulpianė - Tiranė)
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė