Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-03-12, 12:37   #5
petrol
 
Anėtarėsuar: 12-12-11
Postime: 74
petrol i dashurpetrol i dashurpetrol i dashur
Gabim Re: Theofan Stilian Noli (Fan Noli)


Shkrimin e botoj nė nderim tė personalitetit tė madh tė kombit shqiptar, Hirėsisė sė tij, Theofan Stilian Nolit, mik i shtrenjtė i gjyshit, babait dhe xhaxhait tim.


Petro Luarasi
Na bashkoi pėrkujtimi i Hirėsisė sė tij, Theofan Stilian Nolit


Theofan Stilian Noli (6.1. 1882 – 13. 3. 1965) kryeministėr i Shqipėrisė pėr disa muaj, themelues i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare, veprimtar demokrat, dijetar, poet, pėrkthyes e historian, pėrfaqėson njė nga personalitetet mė tė shquara tė kombit shqiptar.
Tė pėrmallur pėr kujtimin e tij, njė grup besimtarėsh ortodoksė kėrkuan qė tė mbahej njė meshė nė katedralen e apostujve Pavėl dhe Shėn Asti nė Durrės. Episkopi Nikolla e pranoi kėrkesėn dhe mesha u mbajt nė datėn 13 mars, paradite, me njė pjesėmarrje tė gjerė atdhetarėsh shqiptarė, besimtarė tė tė gjitha feve, tė ardhur nga Tirana, Elbasani, Korēa e Shkodra, me intelektualė tė qytetit tė Durrėsit, pėrfaqėsues tė shoqatave, etj Merrnin pjesė Episkop Nikolla, Arkimandrit Kozma Prifti, Atė Spiro Tola, Atė Spiro Qosja, Atė Asti Beshiri, etj.
Tė pranishmit u ftuan edhe nė njė takim miqėsor ku foli Episkopi Nikolla me hierarkė tė tjerė tė katedrales , disa nga pjesėmarrėsit si dhe u recituan disa poezi tė imzot Nolit. Mesha dhe takimi u pėrshkruan nga njė nderim e mirėnjohje e thellė ndaj veprės sė tij tė paharrueshme, jo vetėn pėr kishėn ortodokse autoqefale shqiptare, por edhe mbarė kombit shqiptar. Pjesėmarrėsit ndjeheshin tė kėnaqur qė pas kaq kohėsh u realizua nė Katedrale njė pėrshpirtje pėr kėtė personalitet tė shquar. Mė pas pėrfaqėsues tė kishės ortodokse dhe tė pranishmit shkuan tė shohin mbetjet e kishės sė Shėn Spiridonit si dhe biseduan mbi rrezikun e shembjes qė i kanoset selisė sė dikurshme tė Mitropolisė.
Theksoj qė u ndjeva i mjerė pėrpara rrėnojave tė Kishės Legjendare, portikut tė mykur dhe portės sė kalbur, nė atė vend tė bekuar ku ka meshuar pėr pesė vjet edhe Fan S.Noli. Madje atje nuk kishte as edhe njė pllakė pėr bė ( dikush na sqaroi se ajo qe vendosur andej nga bulevardi, ku syri nuk tė kapte asnjė dėshmi trashėgimie historike?!) Me kėtė rast njė pėrfaqėsues i kishės ortodokse, me pikėllim na sqaroi se punėt qenė edhe mė keq, pasi vetė selia qendrore, nė krah tė gėrmadhave tė kishės , ku dikur jetonte e punonte Kryepeshkopi i Durrėsit dhe i gjithė Shqipėrisė, hirėsia e tij Fan Noli, po shtegtonte mbi gjurmėt e simotrės mė tė vogėl. Ky thesar fetar e historik na zotėrohej nga dy familje hallexhinjsh tė cilat shteti, nuk paskish qenė nė gjendje t’iu gjente tjetėr banesė qoftė edhe pėr hir tė ligjit pėr mbrojtjen e vlerave tė tilla madhore. Mu kujtuan histori tė ngjashme objektesh tė ēmuara tė rrėnuara nė pėrpjekjen e dėshpėruar qė tė ndryshojė diēka pėr mė mirė.
Edhe njė tjetėr dėshmi: Nė vitin 1965, dy vjet pas ndarjes nga jeta tė Fan S.Nolit, erdhi nė Shqipėri zėvendėsi i tij At Artur Liolini i shoqėruar nga klerikė tė tjerė. Ai i deklaroi popullit e qeverisė shqiptare se Fan Noli ia kishte lėnė si amanet qė kishėn e Shėn Spiridonit nė Durrės ta mirėmbanin e ta rregullonin mirė. Nuk kaluan as dy vjet dhe qeveria ia vuri kazmėn. Tashmė nė demokraci nė ish-oborrin e kishės famėmadhe ndrit krenare njė ndėrtesė moderne qė nxjerr mė nė pah rrėnojat e nxirrosura tė memorjes sonė historike dhe skamjen e ndėrgjegjes sonė kombėtare!
Gjithsesi u kėnaqa pa masė nga ky aktivitet pėrkujtimor : Hiresia e tij Fan S.Nolit, edhe pse i vdekur, na bashkoi pa dallim feje ne nipėr e pasardhės atdhetarėsh tė shquara ku pėrmend si shembull z.Gjon Kaēorri , z.Ali Korēa, z.Perikli Jorgoni. Ne ndjemė njė gėzim akoma mė tė madh sepse me hierarkėt ortodokse shqiptare, nė ambjentin e Katedrales se apostujve Pavėl dhe Shėn Asti nė Durrės, u bashkuam natyrshėm rreth flamurit tonė kombėtar. U ndamė nga njėri-tjetri me urimin qė tė takohemi pėrsėri me ngjarje tė gėzueshme dhe arritje mė tė mėdha.
Imazhet E Bashkangjitura
Tipi Dosjes: jpg 1 Fan noli_-300x225.jpg (20.3 KiloByte, 1 shikime)
petrol Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė