Titulli: Urime 5 vjetorin e pavarsisė sė Kosovės
Newborn pėson tjetėr ndryshim
Flamujt e shteteve qė njohėn pavarėsinė e Kosovės gjatė 5 vjetėve do tė zėnė vend nė monumentin simbol tė pavarėsisė, Newborn.
Autori i obeliskut tė pavarėsisė, Fisnik Ismajli, e ka marrė kėtė iniciativė vetėm pak ditė pasi Kėshilli Organizativ pėr shėnimin e Pesėvjetorit tė Pavarėsisė vendosi qė ti kthente ngjyrėn e verdhė.
Ai thotė se pėr kėtė nuk ka marrė leje, sepse njė gjė tė tillė ia jep e drejta e autorit, ndėrsa shpjegon se qėllimi i kėtij aktiviteti ėshtė falenderimi i shteteve qė kanė njohur Kosovėn.
Kam kėrkuar pėr 5 vjet pėr ta lyer ndryshe dhe jam refuzuar. Kėshilli Organizativ merr njė vendim pa mė konsultuar mua. Ai ka injoruar kėrkesėn time dhe e ka lyer me njė ngjyrė qė po na kthen mbrapa 5 vjet. Newborn-i duhet lyer ēdo vit ndryshe pėr tė dhėnė njė porosi tė re, deklaron Ismajli.
Kėtij aktiviteti iu bashkangjitėn edhe tė rinj qė ishin ftuar nėpėrmjet rrjetit social Facebook nga Ismajli, i cili thotė se disa herė ka kėrkuar qė tė ndryshohet pamja e obeliskut, por kjo nuk ka ndodhur mė herėt.
Kjo tregon dy porosi, pėrparimin dhe falenderimin pėr shtetet qė na kanė njohur, por dhe se kjo ėshtė e vetmja arritje e Kosovės, meqenėse situata kėtu ėshtė shumė e mirė dhe nuk na kanė njohur as 100 shtete. Ajo i bėn thirrje qeverisė qė tė punohet mė shumė pėr njohje tė tjera, shton Ismajli.
Nė Kėshillin Organizativ pėr shėnimin e Pesėvjetorit, tė kontaktuar nga Top Channel nuk kanė treguar nėse do tė ndėrhyjnė prapė, vetėm se kanė thėnė se kėrkesa pėr tu ngjyrosur me tė verdhė ky obelisk ka qenė e Ismajlit dhe e kompanisė sė tij, gjė qė ėshtė mohuar nga vetė ai.
Ismajli ka treguar se iniciativa e tij nuk ka tė bėjė me subjektin ku ėshtė anėtar, lėvizjen Vetėvendosje. Sipas tij, 98 flamujt nė Newborn do tė qėndrojnė tė vendosur deri nė pėrvjetorin e gjashtė tė Pavarėsisė sė Kosovės.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
|