Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 07:39   #4
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

FJALA E AUTORIT

Falėnderimi i qoftė All-llahut qė e ka dėrguar Pejgamberin e vet me Shpalljen e fesė sė vėrtetė, e cila do tė ngritet mbi tė gjitha fetė tjera. Falėnderimi i qoftė All-llahut qė e ka dėrguar atė tė dėshmojė, tė pėrgėzojė, tė porositė dhe tė ftojė te Sunduesi i vet, duke bartė fenerin ndriēues. Falėnderimi i qoftė All-llahut qė na dhuroi Pejgamberin tonė e ta kemi si shembull tė bukur pėr tė gjithė ata, tė cilėt e duan shumė dhe e lavdėrojnė shumė All-llahun dhe i shpresojnė Ditės sė gjykimit.
All-llahu im i dashur, bekoje dhe sjelli salavat dhe selam atij, familjes sė tij, farefisit dhe shokėve tė tij dhe atyre, tė cilėt e pasojnė atė nė veprat e mira gjer nė Ditėn e Gjykimit. Dhuroju atyre nga buri­met e mėshirės Tėnde, nga burimet e kėnaqėsive Tua dhe nga burimet e furni­zimit Tėnd.
E, pastaj: Jam i lumtur qė liga botėrore islame - Rabita shpalli konkursin pėr "Es-Siren" mė tė mirė, nė Kongresin Es-sire, tė mbajtur nė Pakistan, nė muajin rebiul-evvel tė vitit 1396 h.
Konkursi ka qenė i tipit publik pėr tė gjithė myslimanėt e botės, ndėrsa tema ka qenė "Es-Siretun-Nebevijjetu", e mbi ata qė e kanė dhėnė idenė pėr kėtė studim shkencor, njė mijė mijėra herė le tė jetė salavati dhe shpėtimi.
Ka qenė kjo nxitje e madhe pėr tė gjithė shkrimtarėt dhe shken­cėtarėt e kėsaj fushe pėr tė bėrė pėrpjekje maksimale pėr t'u paraqitur nė konkurs. Besoj se kjo pėrpjekje do tė jetė e frytshme dhe me vlerė tė madhe pėr gjeneratat e ardhme. Me tė vėrtetė, jetėshkrimi i Resu­lull-llahut a.s. ėshtė i jashtėzakonshėm. Sepse ėshtė jetėshkrim pej­gamberik ku paraqitet shėmbėlltyra Muhammedane qė ndryshon nga tė gjitha jetėshkrimet tjera. Salavati dhe selami qoftė mbi ty, o Pej­gamber i All-llahut!
Kur tė vėshtrojmė mė me pėrpikėri, vėrejmė se Sira ėshtė burim i vetėm nga i cili rrjedhin ēėshtjet praktike tė jetės sipas Islamit, me vlera tė jashtėzakonshme pėr lumturinė e tėrė gjinisė njerėzore.
Jam i lumtur pėr miratimin e vendimit qė tė marr pjesė nė kėtė konkurs fatlum, por i bėj vetes pyetje: ku gjendem unė kėtu, dhe kush jam unė kėtu, qė do tė mund tė hedhė njė rreze drite nė jetėn e mė tė zgjedhurit dhe pėr All-llahun mė tė dashurin nga tė gjithė Pejgamberėt, Resulull-llahut a.s. Unė jam njeriu i cili kam fat tė madh dhe pėrjetojė kėnaqėsi tė madhe kur gjendem nė "shoqėri" me Resu­lull-llahun a.s.
Dashuria ndaj tij ngroh zemrėn time dhe mė jep shtytje, vullnet pėr tė jetuar, mė jep kurajo qė tė mos humbė guximin e tė mos ligė­shtohem dhe tė mos rrėshqas nė ambiset e errėsirės. Mė mėson tė jetojė nė mėnyrė tė denjė dhe tė vdes nė mėnyrė tė denjė si anėtar i popullit mė tė zgjedhur, ummetit tė Resulull-llahut a.s.
Lus All-llahun xh.sh. qė me shef'atin e tij, tė mi falė mėkatet.
Nė fund do tė them diē shkurtimisht pėr mėnyrėn e punės time nė kėtė libėr:
Para se tė filloja ta shkruaj kėtė punim, kam pasur nė konsideratė se kjo duhet tė jetė e njė volumi tė mesėm. I kam ikur detajizimeve tė gjerėsishme sikurse edhe shkurtimeve tė pavlefshme. Nė shumė vepra burimore tė "Sires" kam lexuar gjerėsinė e madhe pėr gjėrat jo aq tė rėndėsishme, pėrkatėsisht pėr ndodhitė epizodike, si dhe radhitje dhe renditje tė llojllojshme tė betejave, andaj nė raste tė tilla jam pėr­pjekur tė jem i pėrpiktė me qėllim qė tė arrijė gjer tek e vėrteta e saktė. Ngjarjet dhe ndodhitė i kam vėshtruar nga shumė aspekte tė ndryshme, pėrderisa nuk vendosa qė nė konturet e punimit tim tė pėrfshihet ajo qė ėshtė mė e qarta dhe, sipas mendimit tim, mė e sakta.
I kam ikur komentimit tė argumenteve, sepse kjo shpien gjer tek gjerėsia e panevojshme, por ndoshta i kam theksuar disa prej tyre, atėherė kur frikėsohesha se lexuesi do tė habitej, ose kur kam vėrejtur se tė gjithė autorėt, pėrkundėr tė vėrtetės, kanė ndjekur rrugė tjetėr.
O All-llahu im, mė pėrcakto pėr tė mira nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr. Ti vėrtetė je Ai i cili falė, i cili meriton dashuri. Ti je Sundues i Arshit tė lavdishėm.
Mė 24. 07. 1396 h./ 23. 07. 1976
Safijju-R-Rahman El-Mubarekfuri
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė