Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 07:43   #6
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ibrahimi a.s. kohė pas kohe vinte nė Mekė pėr ta vizituar familjen e vet tė braktisur. Nuk dihet saktėsisht numri i kėtyre udhėtimeve, por histo­ria i ka shėnuar katėr. All-llahu xh.sh. pėrmend nė Kur'an se Ibrahimi a.s. ka parė ėndėrr se duhet ta pres (flijojė) djalin e tij Ismailin, andaj kur deshti ta bėnte kėtė vepėr, All-llahu xh.sh. tha: "E kur ata tė dy iu dorė­zuan urdhrit tė Zotit dhe kur e pėrmbysi atė (djalin) me fytyrė (me ballė) pėr toke, Ne e thirrėm atė: "O Ibrahim!" Ti tashmė e zbatove ėndrrėn! Ne kėshtu i shpėrblejmė tė mirėt! Vėrtet, kjo ishte sprovė e qartė. Ne e shpaguam atė me njė tė therur (kurban) tė rėndėsishėm." (37, 103-107).
Nė Gjenezė, nė librin e parė tė Dhiatės sė vjetėr thuhet se Ismaili ishte trembėdhjetė vjet mė i moēėm se Is'haku. Tregimi dėshmon se kjo ka ndodhur para lindjes sė Is'hakut, sepse lajmi i parė pėr Is'hakun pėr­mendet pas rrėfimit tė shkruar nė tėrėsi mbi Ismailin. Nė kėtė rrėfim pėrmendet sė paku njė udhėtim i Ibrahimit a.s. para moshės madhore tė Ismailit, ndėrsa tri udhėtime tė tjera i pėrmend Buhariu, transmetuar nga Ibėn Abbasi r. a., e ky drejtpėrdrejtė nga Resulull-llahu a.s.[1]
Ismaili rritet dhe bėhet njė djalosh i bukur e i pashėm. Gjuhėn ara­be e mėson nga fisi Xhurhum. Kėta e pėlqejnė shumė, andaj e mar­tojnė me njė vajzė nga fisi i tyre. Ndėrkohė i vdes nėna, e ndodhė qė Ibrahimi a.s. niset nga Palestina pėr ta vizituar Haxheren dhe tė birin, Ismailin.
Nė Hixhaz mbėrrinė pas martesės sė Ismailit. E kėrkon Ismailin nė shtėpi por nuk e gjenė, e takon vetėm bashkėshorten e tij dhe e pyet pėr Ismailin, si ėshtė dhe si jeton. Ajo ankohet nė varfėri, e Ibrahimi a.s. e porosit atė qė t'i thotė Ismailit ta ndėrrojė pragun e shtėpisė. Ismaili e kup­ton porosinė e babait dhe ndahet nga kjo grua e martohet me njė tjetėr, me tė bijėn e Mudad b. Amrit, kryeparit tė moēėm tė fisit Xhur­hum.[2] Pas kėsaj martese tė Ismailit, Ibrahimi a.s. pėrsėri vjen nė vizitė dhe pėrsėri nuk e gjenė Ismailin nė shtėpi, andaj e pyet gruan e tij se si ėshtė dhe si jeton? Ajo e falėnderoi All-llahun xh.sh. pėr ēdo gjė, e ai porosit Ismailin qė kėsaj radhe te pėrforcojė pragun e shtėpisė. Pastaj Ibrahimi a.s. kthehet nė Palestinė.
Ibrahimi a.s. vjen pėr tė tretėn herė, dhe e gjenė Ismailin duke mprehur shigjeta nėn kurorėn e njė druri afėr burimit Zem-zem. Nisen njėri pėrballė tjetrit, sikur djali ndaj babės apo baba ndaj djalit. Takimi i tyre mė nė fund ndodh, pas njė kohe aq tė gjatė. Babai plak vėshtirė mund t'i fshihte lotėt e gėzimit para birit tė vet, e edhe i biri i ndershėm dhe i mirė vėshtirė mund tė fshihte gėzimin para babės tė vet. Njė kohė ata qėndruan sė bashku. Kėsaj here i ndėrtojnė themelet mbi tė cilat e ngritėn Ka'ben. Ibrahimi a.s. u komunikon njerėzve t'a kryejnė haxh­xhin ashtu siē ka urdhėruar All-llahu xh.sh.
All-llahu xh.sh. i ka dhuruar Ismailit dymbėdhjetė djem. Djemtė e tij quheshin: Nabit apo Nabajot, Kajdar, Edbail, Mibsham, Mishmaa, Devmen. Misha, Hudad, Jetmen, Jatur, Nefis dhe Kajdeman.
Prej tyre u shtuan dymbėdhjetė fise. Nė fillim qė tė gjithė qėndro­nin nė Mekė. Merreshin me tregti. Udhėtonin rrugėve tregtare nė rela­cionin Jemen-Sham-Egjipt dhe anasjelltas. Pas njė kohe kėto fise shpėr­ngulen nė mbarė Arabinė, madje edhe jashtė saj. Shumė prej tyre harro­hen, pėrveē fiseve Nabit dhe Kajdar. Nė veri tė Hixhazit lulėzon kultu­ra e El-Enbatėve. Ky popull krijoi njė pushtet tė fortė tė cilit iu nėn­shtruan fiset pėrreth. Kryeqendrėn e kishin nė Batra. Askush nuk guxonte t'u kundėrvihej, gjersa nuk erdhėn Bizantinėt, tė cilėt edhe i nėnshtruan.
Profesor Sulejman En-Nedeviu, nė studimin e vet shkencor, para­shtron mendimin e vet se prijėsit e fisit Gassan (Gassasinė), sikurse edhe ensarėt nga fisi El-Evs dhe El-Hazrexh nuk e kanė prejardhjen nga kahtanėt, por nga familja e Nabit b. Ismailit, pėr ēka dėshmojnė gjurmėt historike tė tyre nė ato vende.[3]
Tė bijtė, pėrkatėsisht, pasardhėsit e Kajdarit kanė mbetur nė Mekė ku janė familjarizuar. Brezit tė tyre i takojnė Adnani dhe i biri i tij, Me'adi. Pėrmes tij arabėt Adnanijė kanė mbajtur nė mend origjinėn e vet. Adnani ėshtė gjyshi i njėzetenjėtė nė brezin familjar tė Resulull-llahut a.s. Ėshtė shėnuar se Resulull-llahu a.s. gjatė pėrmendjes sė ori­gjinės sė vet, ka ardhur gjer tek Adnani e atėherė ėshtė ndalur duke thė­nė: "As shkruesit nuk do tė ishin tė sigurt pėr babėn para Adnanit." Nė tė kaluarėn ai nuk ka shkuar mė larg se Adnani. Me kėtė pajtohen edhe shumė dijetarė, andaj nė origjinėn e Resulull-llahut a.s. nuk shkojnė pėrtej Adnanit duke u bazuar nė hadithin e pėrmendur. Ata thonė se prej Adnanit e gjer te Ibrahimi a.s. ekzistojnė dyzet brezni.[4]
Pasardhėsit e Me'adit janė shtuar nga i biri i tij Nezari, i vetmi pas­ardhės i tij mashkull. Ai i ka pasur katėr djem, nga tė cilėt rrjedhin katėr fise: Ijjad, Emmar, Rebiah dhe Mudar. Dy tė fundit janė numerikisht tė mėdha dhe tė njohura nė histori pėr nga nami dhe autoriteti.
Nga fisi Rebiah dolėn personalitete tė rėndėsishme historike nė kohėn paraislamike. Kėta janė: Esed b. Rebia, Abdul-Kajsi, dy djemtė e Vailit: Bekri dhe Taglubi, pastaj Hanife etj.
Populli Mudar, me lidhje martesore dhe numerikisht tė shumtė, u nda nė dy fise tė mėdha: Kajs b. Mudar dhe Ilijas b. Mudar. Nga Kajs b. Mudari pasojnė fiset: Benu Sulejm, Benu Havazin, Benu Gaffan, ndėr­sa nga Gaffanėt janė: Abesi dhe Dhubjan Eshxh'i dhe Gani b. Easari.
Nga Ilijas b. Mudari pasojnė: Temim b. Merre, Hudhejf b. Mudri­ke, Benu Esed b. Hudhejme dhe pasardhėsit e Ken'aneh b. Hudhejmes.
Nga Ken'aneti pasojnė kurejshitėt, dhe atė djemtė e Fihėr b. Malik b. Nadar b. Ken'anetit. Kurejshitėt me kohė u ndanė nė shumė fise, e mė tė njohurat janė: Xhuhm, Sehm, Adijj, Mahzum, Tejmi, Zehra, ndėrsa pasardhėsit e Kussaj b. Kelabit janė Abduddar b. Kussaji, Abdu Menaf b. Kussaji dhe Esed b. Abdul-Uzza b. Kussaji.
Fisi Abdu Menaf degėzohet nė katėr familje: Abdu-sh-Shems, Neufel, El-Muttalib dhe Hashim, kurse prej familjes Hashim, All-llahu xh.sh. e ka zgjedhur Pejgamberin tonė, Muhammedin a.s., djalin e Abdullah b. Abdul-Muttalib b. Hashimit.[5] Resulull-llahu a.s. ka thėnė: "All-llahu e ka zgjedhur Ismailin nga bijtė e Ibrahimit, e Ken'anen nga bijtė e Ismailit, e kurejshitėt nga bijtė e Ken'anit, ndėrsa nga kurejshitėt i ka zgjedhur Benu Hashimitėt, e mua nga Benu Hashimitėt."[6]
Transmetohet nga Abbas b. Abdul-Muttalibi, i cili ka thėnė: "Resu­lull-llahu a.s. ka thėnė: "All-llahu i ka krijuar krijesat, e mua mė ka zgjedhur me origjinė nga brezi mė i mirė, nga fisi mė i mirė dhe nga familja mė e mirė. Unė jam, pra. mė i miri edhe sipas virtyteve edhe sipas origjinės."[7] Kur u zgjerua fisi Adnanit, ata u shpėrndanė nė tėrė Arabinė. Janė vendosur nėpėr shpatie tė kodrave dhe nėpėr lugina pje­llore. Pasardhėsit e Bekėr b. Vailit, Abdul-Kajsit, dhe pasardhėsit e Te­mimit u vendosėn nė Bahrejn dhe mbetėn aty.
Fisi Benu Hanife b. Sa'd b. Ali b. Bekėr u vendos nė Jemame dhe nė qytezat pėrreth, ndėrsa pasardhėsit tjerė tė Bekėr b. Vailit u vendo­sėn nė trevat prej Jemames gjer nė Bahrejn, dhe atė gjer te portet Sejf dhe Kazimet nė bregdet dhe nė shpatiet e rajonit Sevad nė Irak. Fisi Taglib u vendos nė luginėn e lumit Eufrat. Disa familje kanė jetuar sė bashku me fisin Bekėr. Fisi Benu Temim u vendos nė stepet (fshatrat) e Basrės. Benu Sulejmėt (Selimėt) mbetėn nė afėrsi tė Medinės nė lugi­nėn Vadil-Kura dhe Hajber nė lindje tė Medinės e gjer tek dy kodrat (Xhebelejn) - tė cilat shtrihen deri nė El-Xherre. Nė Taif u vendos fisi Thekaf, kurse fisi Hava­zin nė lindje nga Meka nė shpatiet e Evsasit nė rrugėn ndėrmjet Mekės dhe Basrės. Benu Esedėt u vendosėn nė pjesėn lindore tė Tejmit dhe nė perėndim nga Kufa, e mes tyre ishin shtėpitė e Buhtur b. Tajjit. Largėsia prej tyre gjer nė Kufe ka qenė pesė ditė ecje. Dhubjani u vendos mes Tejmit dhe Havranit Familja e Ken'anit ngeli nė Tuham, ndėrsa Mekėn dhe luginėn e saj e banuan kurejshitėt tė cilėt, pasi ishin tė pėrēarė, i bashkoi A'ta-Kus b. Kulabi, i cili i bėri tė njohur e me famė qysh para Islamit.[8]

[1] Sahihu-l-Buhari: I/475, 475.

[2] Kalbu-xhezireti-l-Arebi: 230.

[3] Tarihu erdi-l-Kur'ani: II/78-86.

[4] Rahmetun li-l-alemin: II/7, 8, 14, 15, 16 dhe 17.

[5] Muhadaretu tarihi-Umemi-l-islamijjeti, nga El-Hudariu: I/14 dhe 15.

[6] Transmeton Muslimi nga Vail b. El-Eska'u, II/245 dhe Tirmidhiu: II/201.

[7] Tirmidhiu, nė kaptinėn pėr vlerat e Resulull-llahut a.s.: II/201.

[8] El-Hudariu: I/15 dhe 16.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė