Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-03-07, 07:44   #8
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Pushteti nė Hira

Persianėt sundonin me Irakun dhe me zonat e tij kufitare, sidomos gjatė sundimit tė Karashit tė Madh, prej vitit 559 gjer nė 527 p.e.r. Askush nuk i trazonte gjersa nuk ua tund fronin Aleksandri i Maqe­donisė, nė vitin 326 p.e.r.
Ai fut pėrēarje mes tyre, e pastaj nė Irak sundojnė mbretėrit Tavaif, pushteti i tė cilėve zgjatė gjer nė vitin 230 p.e.r.
Nė kohėn e kėtyre sundimtarėve kahtanėt migrojnė dhe zaptojnė shpatiet pjellore tė Irakut. Atyre u shoqėrohen edhe disa grupe adnani­jėsh, kėshtu qė i zmbrapsin mbretėrit Tavait nė luginėn e Eufratit.
Persianėt pėrsėri kthejnė pushtetin nė kohėn e Erdishirit, theme­luesit tė shtetit sasadin, nė vitin 226 p.e.r. Ai i bashkon Persianėt dhe i robėron arabėt, tė cilėt jetonin nė pjesėt kufitare tė mbretėrisė sė tij. Ky ka qenė shkaku qė fisi arab Kuda'at tė tėrhiqet prej kėtyre viseve dhe tė vendoset nė Sham.
Gjatė kohės sė sundimit tė Erdishirit, nė rajonin e Hirasė sundonte Hudhejme El-Vedahi. Ky njėkohėsisht ishte sundimtar i arabėve tė tjerė, tė cilėt jetonin nė shkretėtirėn irakiane, kurse nėn sundimin e tij bien edhe fiset nga Arabia - Rebiah dhe Mudar.
Erdishiri vėren se nuk do tė mundet qė drejtpėrdrejtė tė sundojė nė Arabi dhe se arabėt nuk do tė mund t'i ndalė nga sulmet e tyre nė viset kufitare tė mbretėrisė sė vet, andaj vendos qė si sundimtar t'a emėrojė njė arab, i cili do tė jetė besnik ndaj tij. Kėshtu arabėt do tė ishin tė mirėseardhur nė luftė kundėr Bizantit, dhe arabėt e Irakut do tė kishin pėrparėsi ndaj arabėve tė Shamit, tė cilėt tanimė ishin nėn sundimin e Bizantit.
Mbreti i Hirasė, Hudhejme gjithnjė e mbante tė pėrgatitur njė ēetė kalorėsie pėr shuarjen e kryengritjeve. Vdiq nė vitin 268. tė erės sė re.
Pas vdekjes sė Hudhejmes, nė Hira sundon Amėr b. Adijj b. Safėr El-Lahmi, sundues i parė nga Lahmitėt. Ky qėndron nė pushtet derisa Persi­anėt nuk e vendosin Kubadh b. Ferjuzin. Nė kohėn e tij paraqitet Mazdaku, i cili fillon tė propagandojė dėshirėn e madhe pėr liri (liber­tizmin). Ithtar i tij ka qenė Kubadhi si dhe shumė shtetas tė tij. Kubadhi i dėrgon sunduesit tė Hirasė, Mundhir b. Mause-Semait, njė ftesė qė t'i bashkohet kėsaj lėvizjeje dhe tė pranojė idenė e tij. Ky refuzon kėtė ftesė, andaj Kubadhi e shkarkon nga pushteti, e nė vend tė tij emėron El-Harith b. Amėr b. Haxher El-Kindijjin, i cili i pėrgjigjet ftesės sė tij.
Kubadhi pas veti e lėnė nė pushtet Kisra Enu Shirevahin, armikun e madh tė libertinizmit, i cili e vret Mazdakun dhe shumė ithtarė tė tij, pastaj e kthen Mundhirin pėr sundimtar tė Hirasė. Gjithashtu ka dashur qė ta nėn­shtrojė edhe El-Harith b. Amrin, por ky ikė tek fisi Kuleb dhe aty mbetet gjer nė vdekje.
Sundimi i Mundhirit vazhdon njė kohė tė gjatė, sepse atė e trashė­gonin trashėgimtarėt e tij. Kjo ka qenė dinasti e vėrtetė. Kur nė post vjen Nu'man b. Mundhiri, Kisrai hidhėrohet nė tė dhe (pas njė shpifjeje - spiunimi qė ia bėnė Zejd b. Adijj El-Ibadiji) e fton nė kryeqendrėn e vet. (Nu'mani largohet fshehtazi dhe shkon tek Hani b. Mes'udi, krye­pari i fisit El-Shejban, tė cilit ia dorėzon nė ruajtje familjen dhe pasuri­nė e vet). Pastaj shkon te Kisrai, i cili e hedh nė burg dhe aty mbetet gjer nė vdekje.
Nė vend tė tij pėr sundimtar tė Hirasė e emėron Ijjas b. Ka'bist El-Tajjin, dhe i urdhėron qė tė kėrkojė nga Hani b. Mes'udi t'ia dorėzojė atė qė gjendet tek ai. Mirėpo Hani kėtė e refuzon kategorikisht, andaj Kisrai i shpall luftė. Ai sė shpejti e pėrgatitė kėmbėsorinė e kalorėsinė dhe i vėrsulet Ijjasit. Mes dy ushtrive zhvillohet njė luftė e ashpėr tek vendi Dhi-Kar. Benu Shejbanėt korrin fitore tė madhe, tė cilėn Persia­nėt nuk mund ta mohonin. Kjo ishte hera e parė qė arabėt tė dalin fitues kundėr tė huajve. Kjo ka ndodhur menjėherė pas lindjes se Resu­lull-llahut a.s. i cili u lind tetė muaj pas emėrimit tė Ijjas b. Ka'bisit pėr sundues tė Hirasė. Ndėrkaq, pas Ijjasit, Kisrai pėrsėri rivendosė pushte­tin e vet dhe pėrsėri e emėron njė mėkėmbės arab nga Ali Lahmėt (familja e Lahmit). Prej Lahmitėve pushtetin pėrsėri e merr El-Mun­dhiri, i njohur me pseudonimin M'arur, i cili sundon vetėm tetė muaj. Atė e mposhtė Halid b. Velidi me ushtrinė myslimane.[1]
Pushteti nė Sham

Nė periudhėn kur arabėt bėnin dyndje masive, nė Sham arrinė fami­lja Kuda'at dhe vendoset aty. Ata janė me origjinė nga Sulejh b. Hel­vanėt, prej tė cilėve rrjedhin Dexhxham b. Sulejtėt, fisi mė i njohur me emrin Dexhxhaim.
Bizantinėt i pėrdornin kėta si mburojė tė gjallė nga sulmet tokė­sore tė arabėve, dhe si mbrojtje tė fortė kundėr Persianėve. Por kėta marrin pushtetin nga Bizantinėt dhe sundojnė njė kohė tė gjatė. Sun­dimtari mė i njohur Dexhxhaim ka qenė Zijad b. El-Hubevleti. Nė histori sundimi i tyre pėrmendet prej fillimit gjer nė mbarim tė sheku­llit tė dytė tė erės sė re. Ata pushojnė sė sunduari pas ardhjes sė Ali Gassanėve, familje kjo e cila i mposhtė Dexhxhaimėt, andaj Bizantinėt i emėronin kėta si sundimtarė tė arabėve tė Shamit. Udhėheqėsi i tyre ka qenė Devmet Xhendeli.
Sundimtarėt Gassanė nė Sham janė emėruar si mėkėmbės tė mbre­tėrve bizantinė gjer nė shpėrthimin e betejės sė Jermukut, mė vitin 13 hixhrij. Mbreti i tyre i fundit, Xhebel b. Ejhami i nėnshtrohet Islamit nė kohėn e Umer b. Hattabit r.a., sundimtarit tė besimdrejtėve.[2]
Pushteti nė Hixhaz

Ismaili a.s. ka qenė personaliteti mė i shquar nė Mekė dhe kryepari i pėrhershėm i Ka'bes gjatė tėrė jetės sė vet.[3] Ka jetuar 137 vjet.[4] Pastaj e zėvendėsojnė tė bijtė Nabiti, pastaj Kajdari e disa thonė Akisi.
Pas tyre me Mekėn udhėheqė gjyshi i tyre, Medad ibėn Amėr Xhur­humi. Kėshtu qė e tėrė qeverisja e Mekės ishte nė duart e tyre. Tė bijtė e Ismailit kanė qenė tė nderuar dhe me famė nė saje tė autoritetit tė babės dhe gjyshit tė tyre, ndėrtuesve tė Ka'bes, por ata nuk kanė pasur pushtet mbi Mekėn.[5]
Kaluan shumė kohė, e pasardhėsit e Ismailit nuk patėn sukses tė kenė ndonjė pozitė tė lartė nė pushtet. Ata dalngadalė harrohen, pėrde­risa nuk dobėsohen Xhurhumėt para ardhjes sė Buhatanaserit. Qysh atėherė mbi qiellin mekas fillon tė ndriēojė ylli politik i adnanijėve, siē do tė tregojnė edhe ndodhitė e ardhshme. Veēanėrisht kjo shihet nė luftėn e Buhatanaserit kundėr arabėve nė Dhate Irk. Komandanti i arabėve nė kėtė luftė nuk ka qenė nga Xhurhumėt.[6]
Tė bijtė e Adnanit shpėrndahen nėpėr Jemen nė kohėn e luftės sė Buhatanaserit, nė vitin 587 p.e.r.
Barmijahu dhe Me'adi nisen pėr nė Sham kundėr dėshirės sė Buha­tanaserit, andaj ky shton presionin e vet e Me'adi kthehet nė Mekė. Nga Xhurhumėt e takon vetėm Xhershem b. Xhelhemetin dhe martohet me bijėn e tij Mu'anaten e cila e lind Nezarin.[7] Pas kėsaj ndodhie gjendja e Xhurhumėve keqėsohet. Jeta e tyre bėhet gjithnjė e mė e vėshtirė, andaj fillojnė tė ushtrojnė dhunė ndaj vizituesve tė Mekės dhe lejojnė shpėr­ndarjen e pasurisė sė Ka'bes.[8] Kėto ngjarje i hidhėrojnė dhe i pezma­tojnė adnanijėt. Kur fisi Huza'ah vjen nė Meri Dhahran dhe shohin se adnanijėt janė duke ikur prej xherahimijėve, shfrytėzojnė rastin dhe mbeten nė pushtet me ndihmėn e adnanijėve, tė cilėt kthehen t'i ndih­mojnė Huza'atėt. Mė sė shumti u ka ndihmuar Benu Bekėr ibėn Abdu Menaf ibėn Ken'aneti. Ata vėrsulen kundėr Xhurhumėve dhe i pėrzėnė larg Mekės, e pastaj e marrin qeverisjen mbi Mekė, nė gjysmėn e shekullit tė dytė tė erės sė re. Kur fisi Xhurhum niset nė mėrgim, ata mė parė fshehin nė pusin Zem-zem ca gjėra me vlerė nga Ka’bja, pastaj e mbulojnė mirė qė tė mos duket fare pozita e tij.

[1] "Tahiru-l-alemi-l-Islami" nga Hudariu: I/29-32.

[2] Libėr mėsimi "Tarihu-l-alemi-l-Islami": I/34. "Erdul-Kur'ani", II/80-82.

[3] Kalbu-xhezireti-l-Arebi, f. 230-237.

[4] Sifru-l-tekvim 17:25 "Gjeneza" Libri i Dhiatės sė vjetėr.

[5] Kalbu-xhezireti-l-Arebi, f. 230-237, Ibni Hisham: I/111-113. Ibni Hishami shkruan se nė Mekė ka udhėhequr vetėm njėri nga djemtė: Nabiti.

[6] Kalbu-xhezireti-l-Arebi, f. 230.

[7] Rahmetun li-l-Alemi, II/48.

[8] Kalbu-xhezireti-l-Arebi, f. 231.
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė