Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-05-07, 22:43   #21
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Hulumtimet e shumta dhe studimet shkencore tė vazhdueshme kanė zbuluar dhe vėrtetuar se kjo bimė adhuruese”dhe “ misterioze, “ Tobaco “pėrmbanė nė pėrbėrjen e vet, shumė lėnde toksike,-joshė se- ambjetuese, tė rrezikėshme –vdekjeprurėse ;qė gjatė pirjes , nė tymin e cigares, nga djegja e saj, nė njė temperaturė 700-800 gradė, “ notojnė “ mbi 4 mijė trupėza ( korpuskula ) gazoze ;nga tė cilat 43 llojė janė lendė kancerogjene. Midis tyre janė identifikuar mė sė miri dhe mė sakt nga sasia, toksiciteti, rrezikshmėria dhe nga veprimi irritues : nikotina, oksidi i karbonit( C 0 ) , si dhe njė serė pėrberės tė tjerė helmues, si arseniku, acidi sulfhidrik, piridina, benzopireni, acidi cianidrik, katrani, formaldehidi etj. etj..( 1.4.10.12.)

Nikotina ėshtė quajtur me kėtė emėr nga Linne me 1735, kushtuar ambasadorit Jean Nicot, i cili ishte i pari qė i dhuroj kėtė bimė “fantastike” . mbretereshės Katerina nė vitin 1560 ( 10 ). Nikotina ėshtė njė alkaloid toksike, , me veti droge tė fuqishme , me aftėsi depėrtimi (futjeje) nė organizmin e njeriut; por dallohet nga stupefiantėt, sepse ka veprim tė ngadalshėm dhe nuk shfaq halucilacione. Kjo lendė ka efekte farmakodinamike tė shumta, tė shprehura me veprime paradoksale, apo bifazike, tė shfaqura me rreagime stimuluese dhe efekte relaksuese apo frenuese; tė varura dhe tė ndikuara nga sasia, nga mėnyra e marrjes me inspirim apo lokal, nga nėnproduktet metabolike tė saj, si nomikotina,metaniko tina, oksinikotina, kotinina etj., si dhe nga pėrgatitjet e cigareve ose tė vet llojit tė duhanit.(1. 4. 6.10.12.)

Efekti irritues dhe toksik i nikotinės shfaqet qysh nė fillim tė pėrdorimit tė saj, nė fazėn e parė tė pirjes sė duhanit; duke shkaktuar shtim tė adrenalinės, noradrenalinė s dhe tė dopaminės , qė veprojnė duke eksituar sistemin nervor simpatik. Njė efekt i till vjen edhe nga rritja e lendėve hormonale si tė katekolamineve, kortizolit dhe vasopresinės, qė tė gjithė sėbashku influencojnė nė shtimin e funksionit tė sistemit zemėrenor. Po nė kėtė stad rriten nė gjak glicemia( sheqeri nė gjak), acidi laktik e acidi piruvik. ( 1.10.12.)

Efekti frenues apo relaksues i nikotines, shfaqet, kur ajo vepron nė mėnyrė tė fuqishme sic ndodh kur pėrdoren doza tė medha nė rast helmimi akut, ose kur pihet njė sasi e konsiderueshme cigaresh njera pas tjetrės , nė njė periudhė shumė tė shkutėr kohe dhe sidomos nė njerzit e pamėsuar; ku mund tė simulohen shumė semundje somatike; tė shoqėruar me frenim tė sistemit nervor, me tė vjellura, ulje tė presionit arterial, me ērregullim tė pamjes, me paralizim tė frymėmarrjes dhe tė zemrės ;duke u shkaktuar njė gjendje te rėndė, pa ndjenja dhe bije nė koma. ( 1. 12.) Njė rast i till na kujtohet nga praktika klinike, ku njė personel i mjekėsisė na u paraqit me ndjenjėn e frikes tė njė “krize tė zemrės”tė shoqėruar me shumė shqetėsime, tė shkaktuar vetėm nga pirja e tepėrt e duhanit.

Nikotina ka efekt toksikė me spektėr tė gjerė dhe tė gjithėanshėm veprimi. ( 1 . 12.) Ajo ka cilėsi aterogene, mbasi favorizon aterosklerozė n( ngurtėsimin) e enėve tė gjakut, nėpėrmjet dėmtimit tė endotelit tė enėeve tė gjakut., duke formuar aty vatra-folesh ,ku vendoset kalcium, qė kthehen mė pas nė pllaka ateromatoze, me depozitime tė trombociteve Nikotina shton koncentrimin e fibrinogjenit nė gjak dhe favorizon mpiksjen e gjakut dhe ndikon nė formimin e trombit, i cili mund tė shkaktojė incidente tė rėnda trombotike, nė enėt e gjakut tė zemrės, nė tru, nė anėsitė dhe kudo. Nikotina ngushton enėt e gjakut, duke shkaktuar vasokontrikcionin e tyre, nėpėrmjet shtimit tė trombokasnit A2, rrit nivelin e faktorit VII nė plazmėn e gjakut dhe tė fibrinogjenit , shton viskozitetin e gjakut dhe favorizon zėnien e enėve kuror tė zemrės , qė mund tė ndodh nė 50 % tė rasteve .Nikotina sjellė ndryshime hemodinamike nė sistemin zemėrenor, tė shoqėruar me rritje tė dukshme tė frekuencės sė zemrės, tė rritmit dhe tė ērregullimeve te tij. Rrit vlerat e shifrave tė presioit arterial. Shton nivelin e hematokritit nė gjak dhe zhvillimin e neuropatisė optike, duke sjelle humbjen e shpejtė (akute ) tė pamjes pa shkaktuar dhembje.Ajo ndikon nė pėrparimin e retinopatisė tė shkaktur nga diabeti i sheqerit dhe nga hipertensioni arterial. Favorizon rritjen e policitemisė relative( shtimin e ruazave tė kuqe), tė fibrinogjenit dhe tė aktivitetit tė trombociteve. . Ajo rrit mundėsine e deformimit tė eritrociteve, duke i kthyer ato nė njė masė amorfe pa formė , nė llucė. Predispozon pėr shtimin e incidenteve hemorragjike nė cipat e trurit ( subaraknoidale) , nė tru dhe shkakton iskemi trunore.

Ajo influencon ndaj kolesterolit, i cili formohet nė dy forma. Nė mėnyrė endogjene nė organizėm nga mėlēia e zezė dhe potencohet edhe nga ndikimi egzogjenė, nga jashtė , nėpėrmjet marrjes sė ushqimeve kryesisht me origjinė shtazore. Njė rol tė veēant si faktor i jashtėm luan edhe nikotina, qė rrit sasinė e kolesterolit tė pėrgjithshėm, tė acidit yndyror tė lire dhe nxit mėlēinė e zezė tė prodhoj lipoproteide .Shton VLDL, LDL dhe trigliceridet; qė janė komponente tė rrezikshme nė formimin e aterosklerozė s, nė ngushtimin e arterieve dhe shtojnė shansin pėr S.I.Z.(sėmundje iskemike tė zemrės) nė 25 % tė rasteve. (1. 10. 12.)

Monoksidi i karbonit (C.O), si komponenti dytė dhe me rrezikshmėri tė lartė nė pirjen e duhanit, ēlirohet nga tymosja e cigares nė njė temperaturė mbi 800 graė dhe futet nė organizmin e njeriut, nė gjak, nėpėrmjet inspirimit tė sistemit tė frymėmarrjes, nė njė sasi prej 369 ml., kur pihen 20 cigare nė ditė. C.O ka afinitet tė lart rreth 200 herė, pėr tu lidhur me hemoglobinėn, duke formuar njė komponent- lidhje tė dėmshme nė gjak , tė quajtur karbooksihemoglobinė , e cila pakson volumin e kapacitetit tė oksigjenit nė gjak dhe vėshtirėson me oksigjen indet e organizmit. C.O ndikon nė agregacionin ( ngjitjen) eritrocitar dhe nė rritjen e trombociteve dhe nėpėrmjet karbooksihemoglobin es shkakton hipoksinė dhe hipofunksionin e organeve. C.O favorizon dhe zhvillimin e aterosklerozė s, se dėmton endotelin e enėve tė gjakut; duke formuar fole- vatrash ku depozitohet kalcium dhe formohen pllaka ateromatoze. Ajo shkakton irritabilitetin e miokardit , ērregullimin e rritmit tė zemrės dhe favorizon shfaqjen e arritmive. (1.10.12.)

Demtimet e pirjes sė duhanit nė sistemin nervor.

( 4. 10..)

Nikotina ka preferencė tė veēante, tė dėmtojė njė serė sistemesh dhe organesh tė njeriut.Ajo shfaq ndikimin e vet fillimisht nė sistemin nervor qėndror, qysh me marrjen e cigares sė parė. Mė pas , me pirjen e mėtejshme tė duhanit , rreziqet bėhen mė tė dukeshme nė tru, nė palcėn e kockave , nė nervat dhe me gjerė; tė shoqėruara me ērregullime pėrkatėse, tė shprehura me sėmundje tė ndryshme kronike, nervore dhe psiqike. Ato ankohen se kanė dhembje tė kokės, pagjumėsi, dridhje tė anėsive, ulje tė koncentrimit tė tė menduarit, tė kujtesės, tė aftėsisė pėr punė.Ata vuajnė nga neurastenia, qė manifestohet me humbje tė besimit nė vetvete, u bie vullneti pėr aktivitete tė ndryshme , kanė shpėrthim ndjejash tė shfaqura me irritime, emocione dhe eksitacione tė pakontrolluara. . Tek duhanpirėsit janė konstatuar sindrom –shėnjash, qė kanė simuluar tumorin e trurit.. Nė eksperimentet me minjte, ėshtė vėrtetuar se minjtė me moshė tė re e thithnin dy herė mė shumė sasinė e nikotinės se minjtė me moshė tė vjetėr. Ėshtė vėrejtur gjithashtu se kur nikotina pėrdoret nė vitet e hershme tė njeriut; nė adoleshencė; lė pasoja tė pėrhershme nė trurin e njeriut , sepse truri vazhdon tė jetė nė zhvillim dhe mund tė shkaktojė ndalesėn e parakohshme tė tij. Kjo shpjegon edhe faktin pse psikoanalistė t e konsiderojnė duhanin ,armikun mė tė tmerrshėm tė trurit dheė aftėsisė mendore tė njeriut. Kjo shprehje duhet tė mbahet mend,ė bėhet parrullė dhe tė pėrsėritet gjithnė dhe nė vazhdimėsi.

Nikotina ėshtė favorizues dhe privilegj i dėmtimeve tė nervave periferik tė anėsive, tė brinjėve, duke shkaktuar neurite, tė cilat shoqėrohen me dhėmbje, dridhje, parestezi, hipotrofi, deri nė dėmtim tė funksionit dhe nė atrofizimin e organit.

[[[...vazhdon...]]]
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė