Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-09-11, 10:48   #38
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Turqia kerkon nje spastrim t'vockel etnik ne Kosove

Kosova (s)mund ta rishikojė historinė





Gjatė vizitės nė Prishtinė, ministri turk i Arsimit, Omer Dinēer, kėrkoi heqjen e njė pjese tė teksteve tė historisė qė kanė tė bėjnė me sundimin otoman nė Kosovė. Pėrgjigja nga Prishtina ishte e shpejtė. Ministri i Arsimit, Ramė Buja, pohoi se ėshtė caktuar njė komision i posaēėm pėr tė bėrė disa ndryshime nė libra.


“Komisioni ka vizituar Turqinė dhe ėshtė duke vėrtetuar faktet historike”, ka thėnė Ministri. "Librat e rinj tė historisė nė Kosovė do tė jenė nė dispozicion vitin e ardhshėm shkollor".

Megjithatė, jo tė gjithė janė dakord me ndryshimet.

Analisti Ndue Ukaj thotė faktet nuk mund tė ndryshohen edhe nėse ministria turke dhe kosovare duan kėshtu. Ai paralajmėron se njė veprim i tillė mund tė dėmtojė marrėdhėniet ndėrfetare mes shqiptarėve.

"Tė krishterėt nuk do tė pranojnė asnjė formė tė ndryshimit tė historisė”, ka thėnė Ukaj pėr SETimes.com.

Ambasadorja turke nė Kosovė, Songul Ozan, ka thėnė pėr RTK-nė se “me kėtė marrėveshje synohet qė brezat e ardhshėm tė mėsojnė pa paragjykime”. Ndėrsa, drejtori ekzekutiv i Institutit pėr Politika tė Ballkanit, Seb Bytyēi, thotė se rishikimi i historisė duhet tė ndodhė pėr hir tė shkencės.

"Ėshtė i dobishėm nėse kryhet pėr hir tė nevojave akademike. Por, nėse kryhet pėr qėllime politike, do tė krijojė njė konflikt tė ri dhe do tė ndėrlikojė marrėdhėniet shqiptaro-turke", ka thėnė Bytyēi.

Olsi Jazexhiu, doktorant qė studion nacionalizmin shqiptar thotė se shumė vende nė rajon kanė ndryshuar ngjarjet e tyre historike.

"Pas rėnies sė komunizmit, librat ku Perėndimi shihej si armiqėsor u ndryshuan. Librat shkollorė gjithashtu u rishikuan pas shpėrbėrjes sė Jugosllavisė, kur bashkėsia ndėrkombėtare u kėrkoi vendeve qė tė hiqnin ngjarjet urryese qė nxitėn konfliktet nė Ballkan," shpjegon ai.

Jazexhiu thotė se rishikimi i historisė nė Kosovė dhe Shqipėri ėshtė i nevojshėm pėr tė pastruar librat nga ideologjia komuniste. Ndėrsa, komentatori politik, Fatlum Sadiku, thotė se Kosova ka nevojė pėr historinė e saj, jo pėr historinė e shkruar nė Tiranė apo Beograd.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė