Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-02-12, 21:25   #19
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga ekonomia vendore dhe e jashtme !

“Shell”, gėrmime pėr naftė nė Shqipėri


Kompania e dytė mė e madhe nė botė nė fushėn e energjisė, kompania “Shell”, ėshtė pėrfshirė me 50% tė aksioneve nė kompanine kanadeze “Petronamas” pėr tė nisur nė mars shpimin pėr kėrkimin e naftės nė tre zona nė Shqipėri.

Planin e veprimit pėrfaqėsuesit e dy kompanive ia kanė prezantuar kryeministrit Sali Berisha, duke e njohur atė me eksplorimet qė do tė kryejnė me shpimin e puseve nė Juban tė Shkodres, nė Shpirag tė Beratit dhe nė Paper tė Elbasanit.

Nė fazėn e parė tė eksplorimit, kompania “Shell” do tė mobilizojė rreth gjysmėn e investimit prej 51 milionė dollarėsh, qė parashikohet tė ndėrmerret gjatė kėtij viti.

Vendimin pėr t’u pėrfshirė nė kėtė projekt, kompania “Shell” e mori pas njė studimi nga i cili ka rezultuar se rezervat e naftės nė Shqipėri janė tė konsiderueshme dhe nė thellėsi jo shumė tė mėdha.

Kompania “Shell” informoi kryeministrin Berisha se ėshtė pėrgatitur pėr njė fazė tė dytė kėrkimesh deri nė 8 mijė metra nėn tokė, si dhe pėr nisjen e njė studimi sizmik tė zonės dhe dixhitalizimin e tė dhėnave, nė kuadrin e njė studimi rajonal qė po zhvillon kjo kompani.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė