Titulli: Poezi nga Xheladin Hamza
O JU MIQTĖ E MI
Ejani sonte
Kur mė sė shumti
Nevojė pėr ju kam
O ju miqtė e mi...
Natė e rėnd, shumė e rėnd
Shtrati mė ėshtė bėrė
Mė i fortė se ēdo shkėmb mali...
Rrymė nuk ka
KEK- u e ndal orar e pa orar
E nė errėsirė i lėnduar
Nė vetmi gjėmoj...
Nėpėr qiellin e hapur
Vetėtima shėtit si zonjė e rėnd
Dhe vizaton harta gjeografike
Dhe pentagrame sipas dėshirės sė saj
E murmurima shpirtin ma dridh...
Nuk mė mbeti mė
As gjak
As lot
As djersė...
Tė gjitha dhembjet i mblodha nė njė vend
I mbėshtolla nė mindilin e lagur
Dhe i pėrziej me qelbėsirėn
Nga mushkėritė e mi tė kalbur
Nga kaverna e lodhur...
Ku keni humbur
Ku keni tretur
Ejani ta festojmė kėtė PAVARĖSI
Nė kėtė tokė HYJNORE
O ju miqtė e mi...
11. 02. 2008.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Zero Cool : 13-06-12 nė 15:31
|